Ana Bërnabiq: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira
Atmosfera është jashtëzakonisht serioze, na presin ditë shumë të vështira, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq për TV Pink.
“Presidenti Vuçiq ka thënë disa herë dhe ne e kemi ditur se kështu do të jetë dhe asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë nga qytetarët tanë dhe populli ynë. Gjëja më e rëndësishme është të themi se nuk do të fshehim kurrë asgjë. Politika e presidentit Vuçiq është që të flasë plotësisht hapur dhe transparente me popullin tonë dhe ti themi se çfarë është situata dhe çfarë ka në tavolinë“ – tha Bërnabiq.
Siç ka thënë ajo, Vuçiqi ka qenë gjithmonë plotësisht i hapur dhe se ai vetë ka thënë se do të bisedojë me Qeverinë, me të gjitha partitë dhe se për çdo gjë do t’i informojë si përfaqësuesit politikë ashtu edhe popullin.
“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, tha Bërnabiq.
Bërnabiq tha se njerëzit nisin nga vetja dhe se si kanë punuar dhe çfarë janë përpjekur të bëjnë, duke shtuar se ka shumë dëshmi për këtë.
Bërnabiq tha se Vuçiqi është edhe më i drejtpërdrejtë kur flet me ambasadorët se si disa gjëra nuk janë të drejta dhe jo korrekte ndaj Serbisë, madje edhe se si nuk respektojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare.
“Presidenti në një fjalim të tij përdori fjalën se duhet të “dredhojmë” mes këtyre sfidave, por që në atë proces mbajmë gjithmonë të njëjtin drejtim. Ne ndjekim një politikë që ka një qëllim të qartë, që është mbrojtja e interesave tona shtetërore dhe kombëtare. Gjithashtu, të mbrojmë dëshirën tonë për të marrë vendimet tona për politikën tonë të brendshme dhe të jashtme, që ajo të mos jetë e imponuar nga jashtë, nga ambasadorët apo ndonjë fuqi e madhe“ – tha Brnabiq dhe shtoi se Serbia ka politikën e saj, rrugën e saj dhe se mbron interesat kombëtare.
“Një situatë e ngjashme ka ekzistuar edhe me Kosovën për një kohë të gjatë. Ata i thanë popullit se gjoja po luftojnë për integritetin dhe sovranitetin e Serbisë, se për ta Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe bënë gjithçka me ambasadorët perëndimorë për të siguruar legjitimitet të plotë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë dhe nuk bënë asgjë për të ndryshuar atë“ – tha Bërnabiq.
Në Serbi besohet se mesazhi kryesor i diplomateve perëndimor ishte se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet shpejt, në bazë planit Scholz-Macron, dhe se nuk do të ketë mirëkuptim për palën që nuk do të pranonte një zgjidhje të bazuar në atë plan.
Average Rating