Në Vellinge të Suedisë u varros me nderime veprimtari i shquar i arsimit dhe çështjes kombëtare Bedri Paci 

Read Time:6 Minute, 45 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU 

Sot në Vellinge të Suedisë iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të shquar të arsimit dhe të çështjes kombtare Bedri Pacit. Ai vdiq papritmas javën e shkuar në moshën 79 vjeçare . Është për të ardhur keq vdekja e këtij njeriu të mirë, i ngritur në aspektin e shkollimit dhe një personalitet i shquar i arsimit, një burrë me plot kuptimin e fjalës. Karakteri i ti përshtates, mendesësisë paqësore, qendrimit miqësor ndaj çdo njeriu, ia detyron mbase faktin që nderohej nga të gjithë që e njohen dhe dëgjonin për të. Kishte një mendje të shëndosh dhe pikëpamje të pastër për mirëkuptim. Bedri Paci kishte braktisur vendlindjen e tij, qytetin e Bajram Currit, në vitin 1966 dhe ishte vendosur në Suedinë e largët, duke u angazhuar gjatë gjithë jetës së tij për të mirën e komunitetit shqiptar. Ishte i përkushtuar për së tepërmi në fushën e arsimit, ndaj për rreth dhjetë vite ishte kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar “ Naim Frashëri” Dega në Suedi, Po ashtu, ai ishte një veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, të cilën gjë e dëshmoi me punë konkrete në shumë fusha të jetës dhe punës. Shi për këtë, vdekja e këtij njeriu të madh jehoj dhimbshëm tek komuniteti shqiptar në këtë vend skandinav aq më shumë sepse ai la gjurmë të pashlyer në përfshirjen e nxënësve shqiptar në mësim në gjuhën amtare. Po ashtu, ky veprimtar i shquar dha një shembull të shkëlqyer tek bashkatdhetarët tanë , ndër të tjera, se si duhet të punohet për komb e atdhe, duke u angazhuar pandalshëm në organizimin e komunitetit shqiptar për të protestuar kundër dhunës e gjenocidit serb që ushtronte kundër popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë, Puna e tij e madhe dhe aftësia e tij për një organizim të mirëfilltë të arsimit shqip në këtë vend skandinav u dëshmua kur ai u zgjodh kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar, por ai jo vetëm në arsim por u dallua edhe në të gjitha aktivitetet e pasura e me përmbajtje që zhvilloheshin nga shqiptarët. 

Duke qenë udhëheqës i një asosacioni të rëndësishëm të arsimit shqip, ai kishte krijuar komntakte të rëndësishme me personalitete të njohura të politikës, arsimit, ekonomisë, kulturës e sportit dhe kësisoj arriti një sukses të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e situatës së rëndë në të cilën gjendej Kosova në vitet e nëntëdhjeta. Suksesi më kuptimplot dhe më domedhënës ishte se Prof Bedri Paci me përkushtim dhe vetëmohim të plot u përkujdes që gjuha shqipe dhe kultura të lulëzoj në majat më të larta të edukimit të brezit të ri, familjet e të cilave për shkak të represaljeve srebe ishin detyruar të braktisin vendlindjen dhe të vendosen në këtë vend të largët. Nisja e aktivitetit të asosacionit arsimor qendror, ishte bërë realitet dhe për një periudhë të shkurtër intelektualët të arsimit iu kishin përgjigjë ndërgjegjës kombëtare dhe filluan mësimin e gjuhës amtare në të cilën e ndiqnin një armatë e tërë e fëmijëve shqiptar. Duke pasur konktakte të shkëlqyera me Entin e Lartë Shkollor të Suedisë e posaçërisht me zonj. Maj Beijer, Drejtoreshë, u bë e mundur që të plotësohen të gjitha kërkesat e parashtruara e sidomos në përpilimin dhe financimin e botimit të teksteve për mbajtjen e gjuhës shqipe në shkollat suedeze. Me një fjalë, Bedri Paci ka bërë një punë me vlerë dhe të çmuar kombëtare, e cila do të mbetët e shkruar me shkrinja të arta për shumë gjenerata. Ndërkaq komuniteti shqiptar mbeti pa një veprimtar dhe njeri të madh që dha shumë për të mirën, sidomos, të komunitetit shqiptar në Suedi. Ai përherë do të mbetës në kujtesën e të gjithë atyre që e njohën, punuan më të dhe nga bashkatdhetarët tanë. 

Kontributi i Bedri Pacit u dëshmua edhe në punën e dhe aktivitetin e parreshtur në arritjen e rezultateve të mëdha në SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani”, sidomos, në lidhjen e kontakteve dhe bashkëpunimit me ato simotra në Shqipëri, duke organizuar në sërë tubimesh të rëndësishme kulturore. Ishte nënkryetar i kësaj shoqate dhe deri me tash ka botuar dy libra dhe ka lënë të përgatitura për botim edhe disa të tjerë. Ka qenë edhe bashkëautor i shumë artikujve të botuar në “ Thesarin kombëtar të mërgatës shqiptare, organ i të cilit është kjo vepër e madhe e me vlerë për SHSHASH “ “Papa Klementi i XI Albani”. 

Në këtë akt mortor fjalën e mori fjalën edhe Kryetari i SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani” i cili ndër tjera tha: Sot me dhimbje të madhe po varrosim profesorin Bedri Paci. Po i japim lamtumirën e fundit një atdhetari, një veprimtari të idealit të shquar shqiptar i cili na iku shumë shpejtë nga kjo botë. 

Ikja e tij në amshim ishte krejtësisht e papritur, që për ne ishte një tronditje, është një humbje e madhe për familjen Paci në radhë të parë, pastaj për kombin shqiptar e në veçanti është një humbje shumë e madhe për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. 

Veprimtaria e tij kombëtare daton qysh nga ardhja e tij në Suedi, në vitin 1966, me takimet e tij nëpër forume të ndryshe duke prezentuar historinë e kombit shqiptar si populli më i vjetër në Evropë, e që populli suedez dinte shumë pak për shqiptarët. Ai, është marrë edhe me krijimtari qysh herët, duke botuar dy vepra të titulluara ”Dallëndyshja në Majën e Jezercës” dhe ”Emri im”, poezi dhe prozë dhe bashkautorë i 11 botimeve të librit ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” gjithsej, autor dhe bashkautor i 13 veprave poetike e shkencore dhe redaktori i librit të titulluar ”VEPRA 2” ARSIMI SHQIP NË SUEDI, botuar në vitin 2017. 

Thënë konkretisht, Bedri Paci qe edhe frymëzimi dhe përkrahësi i themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe me zgjedhjen e tij Kryetar i Lidhjes së Arsimtarëv Shqiptarë “Naim Frashëri” Dega në Suedi në dhjetor 1993 dhe  këtë detyrë madhore e mbajti më se një dekadë. Punoj për kultivimin, mbajtjen dhe organizimin në tërë Suedinë të gjuhës së shenjtë shqipe. 

Ai, po ashtu ishte mbështetës i fuqishëm për themelimin e shoqatës së shkrimtarëve dhe është njëri ndër themeluesit i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi që nga viti 2011, kurse nga viti 2015 ishte nënkryetar i shoqatës deri në ditën kur shkoi në amshim. 

Puna dhe takimet e tij të shpeshta me bashkatdhetarë sidomos nëpër protestat shqiptare për Pavarësinë e Republikës së Kosovës ishte një forcë shtytëse për komunitetin shqiptar që të angazhohet edhe më shumë për realizimin e këtij synimi madhor. Jo vetëm që ishte i pranishëm fizikisht, por ai angazhohej pandalshëm për të organizuar  protesta, tubime dhe reagime në mbështetje të të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë. 

Profesori Paci, me intelektin e tij prej një njeriu intelektual, çdo herë ka rrezatuar dashuri, respekt, tolerancë për afrimin e shqiptarëve pa dallim, gjest ky që duhet të na shërbej të gjithë ne që ndodhemi në mërgim. Kurse dashurinë për vendlindjen, ai e dëshmoi me praninë e tij vitet e fundit duke qëndruar me muaj të tërë në vendlindje. Ishte këmbëngulës që libri “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” dhe ”VEPRA 2” ARSIMI SHQIP NË SUEDI, të përuroheshin në vandlindjen e tij në Bajram Curr gjë që edhe u realizua më 27 korrik 2017. Për tërë këtë aktivitet dhe veprimtari të tij, ai u shpërblye dhjetra herë me MIRËNJOHJE për kontributin e tij, si atë kombëtar po ashtu edhe në fushën e krijimtarisë letrare. Emri i i tij ka mbetur vulë e pashlyer në historiografinë të mërgatës shqiptare në Suedi dhe më gjerë. 

Pusho i qetë. Ti do të mbetesh çdo herë në kujtesën tonë, në zemrat tona. Ishe dhe mbete i dashur, i respektuar me idealin që bashkojnë të gjithë shqiptarët. Të deshëm dhe na deshe. Të premtojmë se temën shkencore tuajën të lënë për gjysëm për Akademinë shkencore, do e mbaron Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, duke e quar amanetin tuaj në vend. 

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me shpirtin tuaj u shprehë dhimbshëm Hysen Ibrahimi. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ana Bërnabiq: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira
Next post <strong>Turri i parahistorianëve për ta shkruar historinë dhe për ta rifallisfikuar atë</strong>