Euro 2024, Sylvinho: Krenar me ekipin, premtoj se do të luftojmë edhe ndaj Spanjës
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho është shfaqur i lumtur pas barazimit me Kroacinë, 2:2. Ai lavdëroi djemtë e tij për lojën e treguar ndaj siç tha një skuadre të madhe si Kroacia.
“Jemi krenarë për këtë rezultat dhe lojën e skuadrës. Lojtarët kanë zhvilluar një ndeshje të madhe. Kroacia në Botërorin e fundit mposhti Brazilim dhe më duhet të them se kroatët kanë një qendër shumë të mirë dhe sot kishim gjithashtu një kundërshtar të vështirë. Gjasula është një lojtar me përvojë, për këtë e sollëm në Kombëtare. Ndeshja ishte e çmendur, me intensitet të lartë loje. Që kur hyri në fushë tentoi të ndiqte këtë dinamikë dhe kur shënoi golin na bëri të gjithëve një ‘dhuratë’ të madhe. Ishte e vështirë të ruanim dinamikën, por ai na ndihmoi shumë”, tha Sylvinho.
“Është shumë e vështirë të analizosh ndeshjen, kur sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të kishte shënuar kroatët do të thonin arritëm një fitore të madhe. Nuk ka lidhje rezultati, por mënyra se si luan në fushë. Ndaj Spanjës, Kroacia nuk luajti keq, mirëpo dy gola në dy minuta e mbylli ndeshjen. Ky është niveli në të cilin po luajmë. Duhet të kemi një mbrojtje të mirë, të zhvillojmë një lojë të mirë dhe kjo ishte ajo që bëmë. Kroacia ka respektin tim”, shtoi Sylvinho.
Ai tutje ka thënë se i premton popullit shqiptar se do të luftojnë në çdo moment të lojës edhe kundër Spanjës. “Duhet të pranojmë që kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të luftojmë në çdo moment për të siguruar pikë. Jam krenarë për lojtarët dhe për të gjithë ata që gëzuan këto momente me ne”, tha trajneri i kuqezinjve.
Më shumë storie
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Futboll: Kosova dhe Austria kanë luajtur baras 1-1
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova dhe Austria kanë...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...

Average Rating