Fatmir Sheholli flet për dokumentin e përpiluar nga diplomatët ndërkombëtarë “Veriu me status të veçantë”
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur rreth dokumentit të përpiluar nga diplomatët ndërkombëtarë rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Sheholli në Kanal10 ka theksuar se në këtë dokument flitet edhe për veriun e Kosovës i cili sipas tij, do të ketë edhe status të veçantë.
“Ky plan, ky dokument 136 pikësh do të bëhet shpejt publik. Kryesisht të gjitha ato që janë diskutuar në Bruksel, do të jenë aty. Ky dokument e ka një mungesë të asaj që flitet, që është finalja e madhe, ajo që ne e pohojmë vazhdimisht, njohja e ndërsjell. Ky dokument është afatgjatë, dhe është përpiluar nga një numër i madh i diplomatëve. Deri te përplimim i këtij dokumenti, ka ardhur pasi që deri tani s’ka pasur asgjë konkrete”, tha Sheholli.Sipas Shehollit, ky dokument përbëhet nga 13 pikë dhe se zbatimi i tij si pjesë e dialogut, varët nga dy krerët e shtetit, Kurti dhe Vuçiq nëse dë vendosin ta pranojnë atë.
“Ajo çfarë s’më pëlqen në këtë dokument është se është afatmesëm. Ajo çfarë kam vërejtur unë në këtë dokument, është se veriu duhet ta ketë një status të veçantë. Është çështje që s’lidhet vetëm me Asociacionin, por ka të bëjë me diçka më shumë. Ka dobi Kosova në këtë dokument, por në kapituj tjerë. A e pranon, apo jo kryeministri jonë, është çështje tjetër. Unë besoj që Kurti e Vuçiq janë të informuar për këtë dokument dhe përmbajtjen e tij”, shtoi Sheholli.
Më shumë storie
Richard Verma: Koordinimi mes qeverive tona, thelbësor për partneritet konstruktiv
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,...
Kërcënohet Albin Kurti në emër të `Brigada Sever`, arrestohet një person
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një...
Hasan Dakaj lirohet nga burgu i Serbisë, mbërrin në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është liruar sot nga burgu në Serbi, teksa pasdite ka mbërritur në...
Sot është Dita e Veteranëve të UÇK-së
Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor. Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin...
Blerim Isufaj: Deklaratat denigruese ndaj prokurorëve minojnë drejtësinë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se nuk e di nëse është intervistuar dikush ndonjëherë në Zyrën e...
PZAP miraton ankesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ- në që ta certifikojë atë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e saj nga Komisioni...
Average Rating