Federata Shqiptare e Futbollit me fushatë mbëshetëse për këngën “TITAN” në Eurovision
FSHF është vënë në përkrahje të këngëtares, Besa Kokëdhima, e cila sonte do të prezantohet në festivalin evropian të këngës ‘Eurovision’ në Malmo të Suedisë.

FSHF përmes një postimi në faqen zyrtare ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të mbështesin këngën e përfaqësueses së Shqipërisë, derisa ka bërë të ditur se pjesë e fushatës mbështetëse të këngëtares Kokëdhima janë bërë edhe futbollistët e kombëtares kuqezi.
“Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për “Euro 2024”, një tjetër sfidë i bashkon të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen në mbarë botën. Sot në mbrëmje në orën 20:30, Shqipëria do të “luajë” në europianin e muzikës – “Eurovision 2024” ku do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike me këngën TITAN. Pjesë e fushatës për të mbeshtetur fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” janë bërë edhe djemtë e Kombëtares kuqezi, teksa disa prej tyre kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të dhënë kontributin me votë në kodin 02. Të gjithë së bashku të bashkohemi dhe të mbështesim këngën TITAN dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në “EUROVIZION 2024”! Të “zbresim të gjithë në skenë” sot me votën tonë për Shqipërinë!”, shkruan FSHF.
Më shumë storie
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Shoqata esperantiste shqiptare (AEA): Buletini 190
⦁ Ian Fantom18 dhjetor 2025 Unë u anëtarësova në Shoqatën Universale të Esperantos (UEA) vonë, në vitin 1962, në moshën...
Në Davos të Zvicrës u diskutua për të ardhmen e ekonomisë botërore
Liderë botërorë, drejtues institucionesh dhe shefa të korporatave globale janë mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku...

Average Rating