Gjykata Speciale shpall fajtor Sali Mustafën, dënohet me 26 vjet burgim

Read Time:1 Minute, 37 Second

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor Salih Musafën dhe e ka dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte.

“Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka theksuar Mappie Veldt-Foglia, kryesuese e trupit gjykues gjatë leximit të aktvendimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ky njëherësh është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Mustafa u shpall fajtor për krime lufte në Zllash në vitin 1999. Kryetarja e trupit gjykues  ka thënë se kanë marrë për bazë dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar pasi kanë qenë të besueshme dhe u konfirmuan nga prova të tjera. Ajo ka thënë se dëshmitë ishin të qarta dhe koherente, derisa përshkrimet ishin të gjalla dhe të rrëfyera me emocion.

“Provat vërtetuan se Mustafa ishte i pranishëm në kompleksin në Zllash gjatë prillit 1999. Trupi konstatoi se ai urdhëroi BIA-n që viktimat të ktheheshin në vendin e tyre pasi ishin marrë në pyetje. Trupi konstatoi se Mustafa qëllimisht ua hoqi lirinë viktimave dhe e dinte se atyre nuk iu dha asnjë garanci bazë gjatë ndalimit të tyre. Trupi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se është kryer krimi i luftës i ndalimit arbitrar kundër të paktën 6 personave në kompleksin në Zllash në prill 1999”, ka thënë gjykatësja.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale .

Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë,14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

https://www.facebook.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Mustafa: S’mund të ketë president në Kosovë e as në Serbi, që do ta shuaj dëshirën e shqiptarëve të Luginës se ku duan të jetojnë
Next post Kurti: Verdikti ndaj Mustafës indinjues, kriminelët serbë nuk po gjykohen