Mustafa: S’mund të ketë president në Kosovë e as në Serbi, që do ta shuaj dëshirën e shqiptarëve të Luginës se ku duan të jetojnë

Read Time:1 Minute, 40 Second

Presidentja Osmani, duke folur për idenë e shkëmbimeve të territoreve me Serbinë tha se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”.

Për Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën kjo deklaratë, e ka shpallur të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’iu bashkangjitur Kosovës.

“Të dashur shqiptar e shqipëtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës! Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës. Asnjëherë nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë. Por, ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Mustafës.
Ai ka thënë se s’mund të ketë president në Kosovë e as në Serbi, që do ta shuaj dëshirën dhe dokumentacionin e saj për përcaktueshmëri drejt vetëvendosjes së Luginës.“Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetëvendosje të tyre se ku duan të jetojnë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovë dhe të nisen drejt varreve të gjyshërve e gjysheve të tyre për t’u rrëfyer se edhe NE u liruam nga okupimi serb, sepse gjitha gjeneratat që ndërruan jetë e vdiqën me sy hapur se nuk e panë të lirë tokën autoktone të tyre”, ka shkruar ai tutje.
“Nuk do të ndalemi kurrë në rrugëtimin tonë stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovë”, ka shkruar në fund Mustafa.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vjosa Osmani: Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë!
Next post Gjykata Speciale shpall fajtor Sali Mustafën, dënohet me 26 vjet burgim