Grup intelektualësh: Edhe ne jemi me Lulzim Bashën

Read Time:1 Minute, 39 Second

Nga Grup intelektualësh 

 Edhe Ne një grup intelektualësh nga Durrësi, që nuk jemi të angazhuar në politikë , por që nuk është se jemi indiferent karshi saj, sepse në demokraci politika është kudo dhe ajo synon pushtetin duke   u marrë me gjithcka, që premton  shumë për individin , komunitetin dhe për shtetin e së drejtës. Me politikën dhe me politikat lidhet ekonomia,sistemi i drejtësisë, mirëqënia, punësimi, siguria e jetës, lirisë e pronës,mirëqënënia, punësimi, arsimimi, shëndetsia, integrimi , dritat, uji etj. etj.

Meqenëse politika në ato se cfarë ka premtuar deri më sot,ajo ka dështuar tërësisht, dhe prandaj edhe ne jemi për ndryshimin, për qarkullimin e elitës politike, dhe këtë shpresojmë se do e bëjnë e reja politike, politikanët e rinj, të rinjtë dhe patriotët. Ne  deklarohemi  si qytetarë dhe si intelektual dhe të pa angazhuar në parti politike, se  edhe ne jemi dhe mbështesim Bashën, sepse jemi për ndryshimin , jemi me kohën  dhe për atë se politika deri më sot na ka lënë mbrapa si shoqëri dhe si shtet, prandaj ne   duhet të kapim kohën dhe të shohim nga e ardhmja në mënyrë që dështimet dhe të këqijat e politikës së këtij tranzicioni t’ia lëmë të shkuarës dhe të preokupohemi për nga më e mira drejt një të ardhme të sigurtë, të paqtë, të drejtë, të lirë dhe të integruar.Dhe Bashën e shohim si vizion dhe si politikë të besueshme për ndryshimin,kundër atij që ai e quan me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës” që janë mëkatarët e tranzicionit.E vjetra politike e këtij tranzicioni tashmë është a dështuar dhe ka shterpëzuar  dhe nuk ngjall as shpresë dhe as besim, prandaj duhet një politikë e re antikorrupsion , politikë për shtetin ligjor dhe nje politikë auroatlantike e që ka mbeshtetrjen e SHBA e BE. E VJETRA DUHET TË SHKOJË DHE TË KYCET NË TË KALUARËN E SAJ

H.SHAHINI, R. SKËNDERAJ, A.HIMA, F. RESHITI, A. KOSOVA

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kujtimet e Xhelal Staraveckёs
Next post Veriu i Kosovës: Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist