Kujtimet e Xhelal Staraveckёs

Read Time:31 Minute, 30 Second

Kisha dёgjuar, vite mё parё, pёr kёtё figurё historike, tё cilёn prof. Pёllumb Xhufi e quan “kontraverse” (kundёrthёnёse), pasi, nga njёra anё himnizon luftёn Nacional- Ҫlirimtare, nga ana tjetёr, i kundёrvihet asaj, pse ajo po sillte rёnien e Shqipёrisё nёn prehrin e Jugosllavisё.

Xhelal Staravecka

Prandaj e lexova me interesim librin mbi 500 faqёsh qё Xhelal Staravecka ka shkruar dhe botuar nё 1966 nё Paris, nё mёrgim. Por, nga qё libri ёshtё ribotuar nё 2012 nё Tiiranё, them se se ai jo vetёm ёshtё redaktuar sipas gjuhёs sё sotme standarde, por edhe nga ana ideore. Sidoqoftё lexuesi gjen aty shumё tё dhёna nё gojёn e autorit, dёshmitar i atyre viteve tё stuhishme tё shekullit 20, qё nga koha e mbretёrisё deri nё vitet 60.

Xhelali ёshtё shkolluar katёr vjet nё njё akademi ushtarake nё Itali, ka marrё pjesё active nё lёvizjen antizogiste tё 1934, pёr tё cilёn kreu dy vjet burg, ka krijuar njёnga ҫetat e para antifashiste nё Skrapar, ka qenё kuadёr drejtues i Brigadёs sё parё sulmuese, deri nё nёntor 1943, mandej ёshtё shkёputur nga lёvizja nacional-ҫlirimtare, i pakёnaqur nga afrimi i udhёheqjes komuniste me Partinё Komuniste Jugosllave dhe krimet e kryera nga emisari jugosllav Dushan Mugosha ndaj shqiptarёve. Pranoi, nё 13 shkurt 1944, detyrёn e komandantit tё xhandarmёrisё nё qeverinё e Mehdi Farshёrit me dёshirёn, sipas tij, tё mbronte qytetarёt nga arbitrariteti i bandave tё papёrgjegjshme dhe krijimit tё “Forcёs sё Tretё” (pёrveҫ asaj Nacional= ҪLirimtare dhe Ballit Kombёtar) pёr shpёtimine  Shqipёrisё.

Para gjyqit tё historisё

Dukё qenё i arratisur nё Itali, qё nё fund tё 1944, arrestohet nё 1946 nga policia italiane dhe i nёnshtrohet njё gjyqi me 70 seanca, nё pёrfundim tё tё cilit, kryen 10 vjet burg pёr krime tё kryera kur luftonte nё radhёt e Nacional-Ҫlirimtares.

Nё libёr ai shfaq njё urrejtje tё papёrmbajtur ndaj fqinjёve shovinistё, por edhe ndaj shkrimtarёve dhe politikanёve katolikё shkodranё, ndaj ortodoksёve tё Korҫёs dhe Gjirokastrёs qё, sipas tij, u bashkuan me andartёt grekё nё 1914 pёr tё masakruar popullsinё myslimane shqiptare, ndaj regjimit tё Zogut dhe tradhtisё, sipas tij, nga ana e mbretit me 7 prill 1939, ndaj bajraktarёve tё veriut dhe pasuesve tё tyre, qё erdhёn me nxitim nё Tiranё tё prisnin mёkёmbёsin Italian, Jakomonin, madje shkuan edhe nё Romё pёr t’ia doёrzuar kurorёn shqiptare Viktor Emanuelit III. Nga ana tjetёr, autori shpreh mendimin qё, ndryshe nga pushtuesit e mёparshёm romakё, bizantinё, sllavё dhe venecianё, otomanёt i bёnё ortak shqiptarёt dhe i ndihmuan ata tё mos asimiloheshin.

Ҫuditёrisht, ndonёse ai u nda nga Nacional=Ҫlirimtarja, pikёrisht se kjo u afrua me jugosllavёt, Xhelali e veҫon Enver Hoxhёn dhe shpreh adhurim tё madh pёr tё, duke e krahasuar me Skёnderbeun dhe Ali Pashё Tepelenёn.

Unё shkёputa disa fragmente nga libri dhe poi a lё lexuesit tё gjykojё vetё,

Konspekte

f. 13

Nё Shqipёri, bash si ekuacionet algjebrike, ishin ndёrruar shenjat e vlerave: tradhtari ishte atdhetar dhe atdhetari ishte tradhtar.

f.17

 U ngushёllova tej ҫdo imagjinate kur konstaova se populli shqiptar ishte plot me ndjenja tё kulluara kombёtare, me njё forcё mos-asimilonjёse qё kalon ҫdo imagjinatё, e cila e kristalizon idealin sublim tё mbajtjes gjallё dhe nё kёmbё tё popullit shqiptar me traditat mё kavaleske nё tёrё rruzullin, me krenarinё dhe gjenerozitetin, si dhe me besёn qё i ka ruajtur pёr tё gjatё shekujve plot tufan.

f.19

Sa fisnikё tё mёdhenj u treguan kosovarёt! Nё 1941, kur ushtria e perandoria e sllavёve tё jugut u shkatёrrua nga sulmi i katёr divizioneve gjermane, kosovarёt qё u ndodhёn pёr njё ҫast nёn armikun e armikut tё tyre, nuk u ҫuan me ura nё dorё pёr tё djegur e pjekur serbёt qё i kishin pasur si xhelat nё shtёpitё e tyre, qё, tek e fundit,  nuk do t’u ishte llogaritur si krim, se serbёt nuk ishin vёllezёrit e tyre, as pёr gjuhё, as pёr racё, as pёr gjak.

f.25

Esat Pashё Toptani, i bindur se Perandoritё Qendrore do ta humbnin luftёn dhe nga ana tjetёr, i bindur se Shqipёria duke pasur pёr mbret njё gjerman, do tё hynte nё luftё patjetёr kundёr aleatёve, ai, pёr ta shpёtuar nga katastrofa e humbjes sё luftёs tё Perandorivё Qendrore, qe i shtrёnguar ta pёrzinte Princin gjerman nga froni i Shqipёrisё.

Kёshtu nё pranverёn e 1914, pёr tё mirёn e kombit tё tij, ai u bё kalё karroce dhe e ҫoi mbretin nё pallat, qё ishte i nevojshёm pёr Shqipёrinё dhe nё verёn e po atij viti gatoi Lёvizjen Rebele kundёr atij mbreti qё i kish shёrbyer me besnikёri si kryetar i qeverisё, vetёm e vetёm pёr tё shpёtuar atdheun nga Aventura e luftёs qё princi gjerman do ta kishte hedhur vendin tonё, me siguri.

f.28

Mbasi Haxhi Qamili, komandanti suprem i rebelёve nuk u tregua nё lartёsinё e duhur, rebelёt e vranё dhe nё krye doli, sado rebel e them pёr tё me njё farёmburrjeje frazёn “Asllani i Tiranёs”, sheh Musa Qazimi. Dhe ushtria serbe nuk kaloi si nё stan pa qen, por iu desh tё linte mё tepёr se 7000 tё vrarё nё betejat e asaj lufte prej Shkallёs sё Tujanit, Qafёs sё Priskёs e deri nё Qafё tё Kёrrabёs.

Nё Priskё, nё Fikas e deri nё Mullet, asllanёt shqiptarё, sado qё ishin rebela, tё udhёhequr nga trimi me fletё, Sheh Musa Qazimi, ku lufta bёri kodra me tё vrarё, i bindi serbёt, qё donin tё shkonin nё Korfuz duke shkelur tokёn shqiptare me aq mospёrfillje. Se kraharorёt e shqiptarёve ishin prej ҫeliku e sikur tё mos kёrkonin me pёrulёsi e me lutje duke u gjunjёzuar pёrpara dragonjёve tё tri prefekturave, por nё shumicёn mё tё madhe tё popullsisё sё Tiranёs dhe katundeve, leje pёr tё kaluar me armёt grykё poshtё, asnjё serb ashtu siҫ ishin tё armatosur deri nё dhёmbё, nuk do tё kishte mbetur i gjallё.

f.39

Legjenda e Selam Musait nga Salarija e Tepelenёs ёshtё gjesti heroik, pajё dhe virtut i lartё i popullit shqiptar, i cili nё Drashovicёn e fortifikuar nga italianёt, me disa burra nga katundi i tij dhe nga Nivica u hodh mu nё mes tё kuartierit ushtarak tё divizionit Italian, ku hapi zjarrin duke korrur njё numёr tё madh armiqsh, shkaktoi njё panik e llahtari, sa njё shumicё e shёndoshё e italianёve e ndalёn vrapin nё Vlorё.

f.58

E kam dashur Nolin se ka qenё, nёmos i vetmi, ndёr tё paktёt, qё e kanё dashur Shqipёrinё si atdhe dhe jo si armik pёr ta vrarё, si plaҫkё pёr ta grabitur, pёr ta vjedhur dhe nё fund pёr ta tradhёtuar.

f.59

Koncesioni qё kёrkonte Jugosllavia nё Shqipёri ishte njё rrugё qё do tё delte nga Prizreni,  do kalonte nёpёr Zhur, nё Kukёs, nё Qafё tё Malit, nё Pukё, nё Shkodёr e do mbaronte nё Durrёs.

Me atё koncesion ajo donte tё zgjeronte kufijtё e saj akoma nё kurriz tё Shqipёrisё, nga e cila kishte marrё mё se 22 mijё kilometra katrore dhe njё milion shqiptarёnga caktimi i kufijve tё 1913. Nё kёtё rast donte tё shkёpuste akoma toka tё tjera shqiptare qё pёrfshinte ajo rrugё,

f.67

Musolini ishte dakort tё krijohej nё Shqipёri njё Rumani e Vogёl me vllehёt, por Viktor Emanueli nuk pranoi tёhumbёte njё copё tokё nga mbretёria e tij. Idenё e Rumanisё sё Vogёl si shtet brenda shtetit tё Shqipёrisё e pёrkrahnin njё numёr i madh ortodoksish nga Korҫa dhe Gjirokastra:

Spiro Papa, Kostandin Kallojeri, Vangjel Goxhamini, Milko Goxhamani, Shyti, Zoi Xoxa, Taq Kolonjari, Dhimitёr Berati, Aleko Bezhani, Andon Boҫa, Dhespot Visarioni, Turtulli, Haritua, Vangjel Manushi.

f.112

Shqiptari nuk e ka pasur pёr veti torturёn, mbase ai o tё vret, o tё fal. Por torturonjёsit tanё nё hetuesinё e Fierit pas kryengritjes atje ishin patjetёr jo me gjak shqiptari. Veҫ pёrdorimit tё drunit nё ҫdo vend tё trupit, vezёve tё nxehta nёn sqetull, fishekёve nё gishtrinjtё e duarve e tё tjera, pёr katёr netё me radhё, pas dy netёsh pushimi mё ҫuan pёrsёri nё Bashki, ku ishte qendra e torturave tё shumёllojshme: mё rruan sheshin e kokёs aq sa ishte periferia e njё filxhani e pastaj, mbasi e prenё lёkurёn nё disa vende deri sa filloi tё dilte gjak, mё vunё  tre apo katёr morra tё cilёt gjendeshin boll nё atё kohё tmerri, dhe sipёr vunё njё filxhan grykё poshtё, duke e lidhur me beze, prej gushёs nё majё tё kokёs, nё mёnyrё qё morrat tё qendronin gjithnjё nё atё zonё.. Nuk ёshtё nevoja tё shpjegoj mё tej sa e rёndёёshtё pёr viktimёn kjo torturё, kur fillojnё morrat tё lёvizin nё kokё.

Pas kёsaj torture, po nё atё shesh koke tё rruar, nga njё ibrik me rubinet qё linte gati nё ҫdo dy sekonda njё pikё uji tё binte nga njё lartёsi ku e kishin varur, mbas njё gjysme ore, mё dukesh sikur binte qielli mbikokёn time.

f.127

Mbas arrestimit tё time shoqe nё fund tё dhjetorit 1944 me njё foshnje disa muajshe dhe gjatё dhjetё viteve burgimi tim nё Itali, shkonin  pёr ҫdo dite nё burg te ime shoqe dhe i thonin tё mё ndante mua qё tё lirohej. Kurse unё njё partizane Z.J. qё mbahej nё burg nё 1944, qё e pёrdhunoi njё bashkёpunёtori im (kur isha komandan t xhandarmёrisё nё Tiranё) ia mbrojta nderin, pavarёsisht se ishte partizane dhe e ekzekutova bashkёpunёtorin tim.

f.119

Isa Manastiri qё ka qenё me Abaz Kupin, kur italianёt mёsynё Durrёsin, mё ka thёnё se Abazi kaloi kёnetёn e Durrёsit deri nё gjoks dhe ia mbathi pёr Greqi. Zogu e dёrgoi nё Durrёs qё ta hiqte qafe. Kur e kuptoi kёtё, Abazi ukthye nё Fushё Krujё..

f.132

Asnjёherё Shqipёria nuk ka pasur aq tradhёtarё sa u manifestuan gjatё sundimit italian nё vatrёn tonё. Sa tё binte njё pjesё nga skena, zёvёndёsohej me njё tjetёr.

Nё burgun e Durrёsit kisha njohur Abaz Shehun nga Bёnҫa e Tepelenёs, burgosur si edhe ai pёr ҫёshtjen e Vlorёs. Abazi ishte komunist i vendosur, ndёrsa unё qё kisha shumё prirje pёr socializёm, e konsideroja si shok i mirё.

Njёditё nё Tiranё nё Kafen Kursal pashё me Abazin Kiҫo Bishёn, ish prokurorin e Fierit, rrethuar nga bajraktarё tё veriut, veshur qytetarҫe, me kapele. Shkuam dhe e mbёrthyem tё dy. Dhjetё muaj mё parё, Zogu e kish bёrё prefekt nё Kukёs. Tё gjithё tё tjerёt u larguan me nxitim. Kiҫua u mbulua me gjak. E lёshuam. E kishin ҫuar nё spital. Pas njё muaji vdiq, nuk besoj pёr shkakun tonё.

Nuk ishte vetёm etja e hakmarrjes qё mё bёri tё hidhesha mbi tё si ndonjё luan i plagosur, por edhe hidhёrimi i provokuar nga bindja se ai i kishte llogaritur pёr kurrgjё shqiptarёt. Ishte prokuror politik i Zogut por nuk ishte lidhur me tё prej bishtit. Ai i shёrbente kujtdo qё e paguante, gjё qё e tregoi kur u largua Zogu.

f.165

Jugosllavёt, por sidomos serbёt me ҫetnikёt e tyre, njё organizatё e vjetёr terroriste, barbare dhe kriminele, sa penda ime nuk ёshtё nё gjendje ta pёrshkruajё egёrsinёshtazore tё tyre, kishin vrarё, masakruar dhe grabitur mё nё fund dhe dёbuar shqiptarё nga tokat e veta nё Kosovё e Metohi, pёr tё pёrvetёsuar trojet e tyre si prona tё veta. Por shqiptarёt nё 1941 nuk u ҫuan tё merrnin armёt nё duar pёr tёmarrё hakun e tyre, kundёr serbёve, kundёr atyre serbёve ҫetnikё, por i ngushёllonin dhe i siguronin tё mos druheshin pёr raprezalje nga sqhipatёrt, se nuk e shkatёrruan shtetin e tyre shqiptarёt. Gjestet kalorsiake tё shqipatrёve janё paguar gjithmonё me terrorizёm, me masakёr dhe mё zhdukje nga fqinjёt tanё.

f.241

Nga fillimi i vitit 1943, nё betejёn e Selenicёs

Karabinierёt, nёnoficёrёt dhe oficerёt e kolonel Felices, bashkё me kёtё tё fundit qё i zuri tё gjallё, Mehmeti i ҫoi nё Mallakastёr dhe u propozoi italianёve shkёmbimin e tyre me disa shqiptarё tё Nacional- Ҫlirimatares, qё italianёt i mbanin si peng. Mirёpo nuk ranё nё ujdi. Atёhere Mehmeti, pasi priti njё muaj e ca pёr negociata, me disa shokё tё ҫetёs sё tij i mori italianёt dhe nё njё gropё tё Kremenarit,mbasi u ngulnin nga njё thikё nё trup, i hidhnin nё atё sterrё, qё duhet tё ishte ndo njёqind metra e thellё. Kёto hollёsira, veҫ Mehmetit, m’i ka thёnё edhe Qazim Ҫakёrri, njё nga autorёt e asaj vrasje me shumё vend.

f.252

Kur arrita nё Fratar, gjeta Mehmetin me ҫetёn e tij tё gjysmuar nga lufta kundёr divizioneve italiane. Ishte data 29 korrik 1943.

f.253

Me qenё se Ali Pasha Tepelena ka konsideratёn time mё tё madhe, si njё nga personalitetet politike mё tё shquar nё Historinё e Shqipёrisё, besomёni se Enveri nё kategorinё si njё burrё shteti modern mё ka dhёnё tё njёjtёn pёrshtypje.

f.267

Si mund tё harrojmё se Ali Klisura (Kёlcyra) dhe Qazim Koculi, qё u bёnё tradhёtarё tё shquar mё vonё,duke shёrbyer me besnikёri tё pathyer tё huajin okupator e nё dёm tё atdheut, qenё nё fakt dy yjet e epopesё sё Vloёrs nё vitin 1920?

f.268

Mua mund tё mё ngarkohet faji pse pashё nga fundi i 1943 atё qё ngjau nё vitin 1948. Kurkush nuk mund tё thotё se politika jugosllave kundrejt Shqipёrisё ishtee  sinqertё, pasi historia tregon krejt tё kundёrtёn. Nё se prishja ime me shokёt dhe Partinё e ka burimin te ҫёshtja jugosllave, mё thoni nё se mund tё kem faj pёrpara fakteve historike politike?

f.271

Pёr mua ishte njё mijё herё mё mirё njё Shqipёri, sikur tё isha idealist i verbёr komunist, me cilindo regjim reaksionar, por e pavarur, se sa njё Shqipёri komuniste si e shtata republikё e Titosllavisё, pasi njё Shqipёri e atillё nuk do tё kishte asnjё ndryshim nga ajo nёn Italinё dhe pse Kosova, Metohijae tё tjera toka u bashkuan me Mёmёdhenё.

f. 273

 Pёr gati njё vit, u hodha me tёrbim kundёr atyre qё kishin qenё fryma dhe ideali im, dashuria dhe dhimbsuria prej fillimit qё mora armёt nё dorё nё luftё kundёr tё huajit, gjatё pёrpjekjeve aq tё pёrgjakshme, aq vuajtjeve dhe mjerimeve nёmallet e  Shqipёrisё dhe aq lotё qё kishim derdhur pёr humbjet me heroizёm tё shokёve dhe deri me 11 nёntor 1943 kur u shkёputa nga ata nё Berat.

f.279

Pёr Myslim Shyrin (dёshmor)

Komisari politik i batalionit (Myslim Shyri) thoshte kёshtu pёrpara partzanёve pёr historinё e Partisё:

Njё ditё Lenini i tha Marksit se, sado qё komunizmin e kishte pjellё ai nga trutё e tia, komunizmi e kish vendosur diktaturёn e proletariatit nё Rusi, pasi populli rus nuk ishte reaksionar si populli gjerman, qё kishte pёrqafuar nazizmin hitlerian.

Disa nga komisarёt e kompanive, qё e dinin se Lenini nuk kishte qenё bashkёkohёs i Marksit nё jetёn politike, pasi kur vdiq Marksi Lenini ishte vetёm 12 vjeҫ, ia shkrehёn tё qeshurit me tё madhe. Ajo qeshje e tёrboi Limin qё filloi t’i shante e t’i kёrcёnonte me pushkatime si tradhёtarё dhe armiq tё Partisё, “nanё sё komunistave”.

Ai donte tё pushkatonte ata shokё qё luftonin nё ҫdo kohё e nё ҫdo vend, pa iu shmangur rrezikut tё vdekjes. Ndёrsaai vetё nё ato raste bёhesh i sёmurё ose qendronte nё prapavijё.

f.282

Njё herё, natёn ora 2, vjen njё autokolonё gjermane nё sektorin tim. Pa hezituar ia shkrepa pushkёs duke e gozhduar autokolonёn nё pёrleshje. Gjermanёt zbritёn nga automjetet dhe nisёn tё shtinin mbi ne. Atёhere zbrita nё xhade duke e ndarё nё dysh fuqinё gjermane dhe e shtrёngova njёrёn pjesё drejt grupit ku ndodhej Limi.

Limi, po tё kish qendruar, meqenё  gjermanёt rrallё herё dorёzohen, do t’i kishin masakruar tё gjithё. Mirёpo Limi, dёgjoheni ҫ’u tha partizanёve tё grupit tё vet:

Hikni se na mbyti Allemanija!..

U betova nё nderin tim se Limi la atje nё Mullet, xhaketёn angleze ushtarake, automatikun anglez, kapelen me yll me shkabё dhe opingat e tija fare tё reja. Grupi i tretё, nga shkaku i Limit, nuk e shprazi nёj herё pushkёn duke ndjekur komisarin politik, e mbajti frymёn bashkё me tё nё katundin Fikas.

Ne vazhduam luftimin, dogjёm ca kamionё,vramё gjermanё, por na u vranё tre partizanё, ndёr ta Hysen Aranitasi.

Shkuam nё Fikas. E tёrhoqa Limin mёnjanё, i dhashё revolverin tim tё vriste veten pёr tradhёtinё qё na bёri nga frika e vdekjes. Ёshtё e tepёrt tё them se njё njeri qё ka kurajon tё vrasё veten nga turpi nuk e le vendin nga frika, por lufton si luan, ashtu si luftojnё shokёt e tij.

Kёshtu, njё injorant qё mё mёrziste partizanёt dhe komisarёt e batalionit e asgjёsova, pasi prej atij ҫasti nё trurin e Limit u hoq Partia Komuniste, Marksi, Lenini, Stalini e tё tjerё dhe vendin e tyre e zura unё, komandanti i batalionit, nё tё cilin ai ishte nё titull komisar politik, por nё fakt s’ishte kёrkushi.

f.283

Kur isha me batalionin nё Qafё tё Priskёs pёr tё pushuar, Mehmeti hyri nё periferi tё Tiranёs me ca partizanё dhe arrestoi pesё xhandarё dhe i solli atje. Nё fakt kёtёaksion e bёri pas njё dёshtimi qё kish pasur pak kohё mё parё me gjermanёt ku humbi shumё partizanё. Dushani ia kish kёshilluar pёr tё “ngritur moralin”..Unё i pushkatova xhandarёt ndёrsa rreshterin e mbajtёm se shprehu dёshirёn tё bёhej partizan (nё 1924 kish qenё graduat dhe vetёm dy javё mё parё kishte hyrё nё xhandarmёri). Por nё Fravesh, ku ishte brigda e parё dhe Dushan Mugosha u bёra dёshmitar i skenave tё llahtarshme. Aty torturoheshin nga vetё Dushani shumё shqiptarё tё kapur dhe pastaj vriteshim. Psh rreshterin Dushani e torturoi dhe e vrau dhunshёm. Ai kishte nevojё pёr viktima, kish urdhёruar njisitet tё kapnin kёdo qё tё mundnin, tё njohur e tё panjohur, tё fajshёm e tё pafajshёm, duke i akuzuar si armiq tё Nacional Ҫlirimtares.

U betova nё nderin e tё vёrtetёs, qё atё djalin nga Bilishti qё asistova kur Dushani e torturoi derisa sa vdiq, atё seancё tё urryer, pasi ai kishte dalё shёtitje pasi ishte pajtuar punёtor nё njёёmbёltore nё Tiranё.

Ҫfarё fatkeqёsie pёr ato viktima qё i kishin arrestuar pa kurrёfarё faji dhe i kishin sjellё nё atё kasaphanё kobёtare, vetёm pёr tёshuar  etjen e gjakut tё Dushan malazezit. Ata fatkeqё jepnin jetёn e vet copa-copa nga torturat mё barbare qё mund tё ketё parё syri i njeriut. Doja ta pyesja ҫfarё ndryshimi kishte midis kuestorit Pandeli Papalilos qё asistonte nё torturimin e shqiptarёve qё ishin kundёr okupatorit, dhe kёtij Dushanit? Edhe sot mё del gjumi natёn se pёr ҫ’arsye mbanim organizatorё tё huaj qё nuk ishin as mё tё aftё, as mё tё zotё, as mё tё zgjuar dhe mё tё mёnҫur se ne, por ishin xhahila dhe injorantё!

 Nё atё kohё kur rrihja kёtё ҫёshtje, nuk gjeja zgjidhje tjetёr veҫse t’iu ktheja armёt atyre qё kishin qenё si sytё e mij nё ballё.

f.294

Mehmet Shehu pushkaton nё Golem tё Lushnjёs 69 katundarё, por fal 10 sepse ishin ortodoksё

Mehmeti, kur i kapi katundarёt, megjithёse nuk kishin shprazur asnjё armё kundёr tij, vendosi t’i pushkatonte tё gjithё. Mirёpo Fiqerete Sanxhaktari, parizania dhe gruaja e tij e ardhёshme, pёr tё hyrё nё simpati tё Dushanit, malazezit ortodoks, i propozoi Mehmetit tё hiqte nga pushkatimi ata katundarё qё ishin ortodoksё, me pretekstin se si minoritet, nuk mund tё kundёrshtonin pёr tё mos shkuar me tё tjerёt tё popullonin ҫetёn e Isa Manastirit.

Tё nesёrmen, Dushani kur ma dha lajmin e mёsipёrm, shtoi se “nё rreshtat partizane nuk kishtet asnjё si Fiqiretja”.

f.296

Ortodoksit e Korҫёs dhe Gjirokastrёs u bashkuan me ҫetat e Zografos nё 1914 dhe veҫ burrave, grave, pleqve hodhёn nё furrat e nxehta edhe fёmijё tё gjallё qё ranё nё duart e tyre nё atё rrebesh. Pёrpara njё panorame tё tillё, hajde mos mё thuaj se ndёrsa nё Perёndim janё “tabu: ҫifutёt”, nё Shqipёri janё “tabu” ortodoksёt!!

f.324

Pёr ngjarjen e 4 shkurtit 1944 nё Tiranё

Dua tё theksoj se shumё persona u vranё atё natё me pretekst tё hakmarrjes ndaj komunistёve, kurse, nё tё vёrtetё, shumёkush u vra pёr llogari personale, si psh Tahir Zajmi vajtonte djaloshin intelektual Ramiz Trenin, duke akuzuar Xhelal Mitrovicёn, se e vrau thjesht pёr inate personale atё natё me regjimentin “Kosova”.

Rexhep Mitrovica, kryetari i qeverisё, nuk kishte dijeni, sa tё nesёrmen, kёrkoi dorёheqjen.

f.326

Regjimenti “Kosova” ёshtё pjellёe gjenialitetit tё mbrapshtё tё Ago Agajt nga Vlora, ish prefekt nё Mitrovicё.

Nё ҫdo vend ku gjermanёt kishin trupa ushtarake pushtuese, shpenzimet qё bёnin nё atё shtet i paguanin me paratё e qeverisё sё vendit tё pushtuar, ndёrsa nё Shqipёri, ҫdo lloj shpenzimi e paguanin me flori tё tyre.

f.345

Skёnder Muҫon e vrau kreu i Ballit me njё pjesёtar tё qeverisё. Shkurt e vranё me ndёrmjetёsinё e gjermanёve, Mid’hat Frashёri dhe Vehbi Frashёri.

f.350

Rrёfimet e gjeneralit gjerman SS Josef Fitzerhum nё Prizren nё fund tё 1944

“Kemi urdhёr nga Berlini  t’u vimё nё ndihmё shqiptarёve me rёndёsi qё gёzojnё  njё farё besimi te populli shqiptar, edhe pse ata mund tё mos jenё miqtё tanё. Pra jemi tё detyruar t’u vimё nё ndihmё patriotёve shqiptarё.

Xhafer Devёn e kemi rekrutuar nё shёrbimin tonё nga Inteleigjens Servisi ku kish shёrbyer shumё kohё mё parё.

Kёtё e besova, kur e pashё Xhaferin nё karriget e aleatёve, pas lufte, nё Romё.

f.397

Vёllezёrit Kryeziu, Ganiu dhe tё tjerё, dhe kush mё thotё se nuk ka qenё vetё Sahiti, kanё thyer e shёmbur tё vetmen shtyllё nderi qё u ka mbetur shqiptarёve pas aq peripecishё tё historisё sё hidhur tё kombit vetё, “besёn”, se shokun e vet, Llazar Fundon e prenё nё besё, duke e kapur tradhtisht nё gjumё, pas aq kohёsh qё bёnin firarllёk me tё dhe ua doёrzuan agjentёve tё Titos.

Pёr ҫudi, padronёt, tё cilёve ata u shёrbyen, ishin ata qё i vranё. Kёshtu Zogu vrau shёrbёtorin e tij, Cenon dhe Titua vrau Ganiun me vёllezёrit e shokёt e vet.

f. 407

Prokurori italian mё thosh se “Italia nё Shqipёri kishte sjellё qytetёrim dhe civilizim, pasi kishte bёrё rrugё tё reja, kishte bёrё ura, kishte tharё kёneta dhe kishte zhdukur malajren, kishte zmadhuar dhe zbukuruar qytete me ndёrtesa e apartamente, kishte bёrё shkolla, teatro, kinema, ambulanca e ku di unё.”.

Duke mё treguar me gisht, mё thosh se isha i vetmi bukёshkalёqё kisha marrё armёt nё dorё kundёr Italisё, e cila si mёmё mё kishte dhёnё kulturё, dritё dhe civilizim, ndёrsa tё tjerёt i kishin qendruar besnikё, oficerё, profesionistё.

f. 472

Muharrem Bajraktari, kur u kthye nga mёrgimi, pas okupacionit Italian, nuk mori flamurin e Shqipёrisё me zell, si tё tjerёt, qё t’i fshinte kёpucёt Jakomonit. Ai qendroi nё Lumё dhe nuk bёri ndonjё lёvizje kundёr italianёve nё atё kohё, tё paktёn nuk u vu nё shёrbim tё tyre.

Nё luftё me komunistёt, ai la tё vrarё mjaft familiarё (vёllanё, nipёr) dhe jo si Gjon Markagjoni qё mё thosh se “nё Mirditё nuk ka shkelё Turqia, jo tё shkelin komunistёt” e, mё nё fund, e mbajti vrapin nё Lumё te Muharremi.

f.483

Qysh prej fundit tё 1944, komunizmi mё mban nё burg gruan, djalin, nipin, kunatёn e sa e sa tё tjerё dhe unё them darkё e mёngjes: rroftё e qoftё pёr jetё regjimi i sotёm i Tiranёs, qё po e mban Shqipёrinё nё kёmbё tё pavarur.

f.486

Ilirёt, para se t’i pushtonte Roma popullonin tёrё Ballkanin. Por nё sajё tё romakёve ne jemi sot tre milionё..

f.502

Shqiptarёt tё masakruar, tё rrahur, tё ҫnderuar e tё pёrbuzur  mё parё nga romakёt, pastaj nga bizantinёt, nga sllavёt e mё nё fund venecianёt, nuk pёrtuan, as hezituan tё hidheshin nё fushёn e betejave qё perandoia e re qё po themelohej me anё tё shpatёs,e osmanlinjёve, ishte njё arsenal i pashterur pёr tё marrё hak kundёr bishave qё na rrethonin e qё na rrethojnё.

f.507

Leka e madh i mundi persёt, por nuk i asgjёsoi, kurse romakёt e mundёn Kartagjenёn dhe e shfarosёn rrёnjёsisht. Hanibali qendroi kaq kohё nё Itali duke luftuar, por nuk e asgjёsoi popullsinё e vendit qё kishte nёn kontroll. Ai luftoi kundёr Romёs pёr ta mposhtur si fuqi ushtarake dhe si hegjemoni e jo ta zhdukte me gjithё popullsinёe saj si Roma Kartagjenёn.

Barbarёt hynё nё Itali e Romё por nuk e zhdukёn Romёn dhe asnjё qytet tjetёr tё Italisё, rrёnjёsisht.

Atila ishte nёj shqerё pёrpara romakёve nё vendet e pushtuaar. Xhingis Khani e tё tjerё hordhi barbarё nuk kanё qenё aq barbarё sa romakёt.

f.509

Shpesh mendoj se ado kish komb shqiptar si janё sot po tё mos na kishin pushtuar turqit, nga tё cilёt shqiptarёt duke u bёrё myslimanё, ruajtёn kombёsinё dhe gjuhёn e tyre nga influenca e fuqive, bash nё kohёn e zgjimit tё “nacionalizmёs” nё Europё dhe nё Ballkan, nё fqinjёt tanё, grekёt me njё tё kaluar qytetёrimi tё madh dhe sllavёt me mikrobin e imperializmit pansllavist.

f.510

Nё Shqipёri pёrgjatё okupacionit tё fundit, italianёt dogjёn dhe rrёnuan me zjarr sa bёnё gur e hi gjysmёn e Shqipёrisё dhe vranё me metoda barbare mё se njёzetё mijё gra, fёmijё dhe pleq, duke i masakruar me hunj gardhi me tё cilat shponin trupat e viktimave deri sa ato vdisnin si dhe me flakёhedhёse e tё tjera mjete tё barbarisё.

Shtojcё

Vikipedia shkruan pёr tё:

U lind në Staraveckë të Skraparit, në gjirin e familjes Bala. Pas pushtimit të jugut, grekët ia dogjën shtëpinë dhe i vranë disa pjesëtarë të familjes. Pjesa e mbetur u vendos në Kraps të Fierit.

Nisi shkollën fillore në Fier e më pas gjimnazin, pastaj “Shkollën Mbretnore Ushtarake” në Tiranë. Më 1930-1934 kreu Kolegjin e lartë Ushtarak në Napoli, Itali. Një vit më pas nisi aktivitetin politik, duke marrë pjesë si protagonist në kryengritjen e Fierit, 14 korrik 1935. Më 16 shtator 1935 u dënua me vdekje për pjesëmarrjen në kryengritje, ku dënimi me vdekje i kthehet në burgim të përjetshëm.

Merr pjesë në luftën e parë kundër fashizmit në Radësh të Skraparit. Bëhet iniciator dhe protagonist për çlirimin e Çorovodës, qendër e Skraparit dhe krijon çetën partizane të komanduar prej tij. Më 9 dhjetor 1942 riçliron Çorovodën. Merr pjesë në beteja të shumta, duke qenë protagonist i çlirimit nga pushtuesit i disa prej krahinave në Skrapar, Berat, Korçë, Përmet, Fier, Kolonjë.

Në gusht 1943: takim me Enver Hoxhën për krijimin e Brigadës së parë partizane. Pas disa ngjarjeve të rënda me përfaqësuesit jugosllavë në Partinë Komuniste, i lindin dyshimet e para për rolin negativ të tyre. Më 11 nëntor 1943 mori vendimin përfundimtar për shkëputje nga Partia Komuniste dhe lufta e saj partizane. Është i pari që denoncoi publikisht përmes trakteve të shkruara dhe publikuara, ndërhyrjen flagrante të jugosllavëve në veprimtarinë e PKSH.

Përpjekje të dështuara për t’u larguar nga Shqipëria përmes Greqisë dhe Kosovës por përfundoi në Vjenë e më pas në Itali. Arrestohet nga policia italiane për shkak të veprimtarisë antifashiste në Shqipëri. Në shkallën e parë u dënua me burgim të përjetshëm. Në dhjetor 1966 në moshën 54 vjeç përfundoi librin me kujtime historike të periudhës 1912-1966.

Vdes në maj 1975 në Paris

Xhelal Staravecka himnizon si rrallëkush Luftën Antifashiste

Prof. dr. Pëllumb Xhufi

Pas botimit të kujtimeve të patriotit nga Dibra, Ismail Strazimirit, shtëpia botuese “Naimi” na befason teksa i jep lexuesit shqiptar kujtimet e një personazhi kontrovers, siç ishte Xhelal Staravecka lindur në fshatin Staraveckë të Skraparit. Të dy këta personazhe, njëri i qetë, i urtë e me një jetë të balancuar e drejtvizore, kurse tjetri me temperament të zjarrtë, të papërmbajtur e me përthyerje të mëdha biografike, kanë dashur të lënë kujtimet e jetës së tyre, siç shtyhet të bëjë çdo njeri në fundin e rrugëtimit të vet. Por, gjykoj fare spontanisht, si njeri e tjetri, kanë përfunduar duke bërë, secili nga këndvështrimi e nga mjedisi i vet, jo aq një histori bëmash, heroizmash e virtytesh, se sa një histori e ilustruar dhe e personalizuar e tradhtisë në Shqipëri, duke kuptuar me këtë tradhtinë e madhe, atë ndaj atdheut. Duket gati heretike, që pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë e të themelimit të shtetit, shqiptarët, të paktën ata që lexojnë, të ballafaqohen me të keqen e tyre, me atë që “jugori” Staravecka, ashtu si “veriori” Strazimiri, e stigmatizojnë si ves kombëtar. Sigurisht, përkundër atmosferës festive, himnizuese, pozitive që shoqërojnë jubile të tillë, ashtu siç ka ndodhur gjithnjë, nëpërmjet kujtimeve të Xhelal Staraveckës mund edhe të mësosh se si shqiptarët, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, si individë a si grup, e kanë tradhtuar pafundësisht atdheun dhe shtetin e tyre në këta 100 vjet të ekzistencës së tij. Por, më duket, se pikërisht sot, në kushtet e konfuzionit të madh që i është krijuar edhe vetëdijes sonë historike, dhe kur, siç druante Xhelal Staravecka, mund të ndodhë që vesi të shitet për virtyt e tradhtia për meritë, shqiptarët e, në radhë të parë, elitat drejtuese të tyre, kanë nevojë ta shohin në sy edhe këtë anë të errët të historisë, që ka gërryer e vazhdon të gërryejë themelet e shtetit shqiptar. Libri apo, në fakt, testamenti politik i Xhelal Staraveckës është para së gjithash një shpërthim, një nxjerrje dufi, pas një jete të mbushur plot me zhgënjime, dështime e sigurisht shumë tradhti. Nëse ndonjë lexues do i qaset librit të Staraveckës me mendimin se do të gjejë tek ai një referencë të caktuar politike, do të gabohet paq. Asnjëri prej personazheve të shumtë të përshkruar nga ai në kujtimet e veta nuk gjykohet mbi bazën e bindjeve politike, të përkatësisë shoqërore, jetës private: ky nuk ishte një kriter orientues i jetës së Xhelal Staraveckës, i cili, në rrethin e miqve dhe aq më shumë të të njohurve të vet kishte sa krerët më të lartë të komunizmit shqiptar, aq edhe ministra, prefektë, kuestorë, regjentë, të Zogut, të fashos, të Ballit apo të Legalitetit. Me një përkulshmëri të jashtëzakonshme, që kujton atë të anarkistit të madh rus, Mikail Bakuninit, Xhelal Staravecka na shfaqet si njeriu që frekuentonte sa shoqërinë e lartë e mjediset mondane të hotel “Dajtit”, “Kafe Kursalit” apo lokalet më luksoze të Romës e Parisit, aq edhe si njeriu i rrogozit, i popullit e, mbi të gjitha, si njeriu i aksioneve të mëdha, i guximshëm deri në vetëmohim. Një personazh, pra, që vërtet paraqet vështirësi në klasifikimin e vetes edhe të të tjerëve, të paktën sipas standardeve klasike. Ai vetë është i qartë për paqartësinë që mund të krijojë tek lexuesi personaliteti i tij apo edhe vlerësimet e gjykimet që ai jep për ngjarjet e për njerëzit e përshkruar në kujtimet e tij. Ndaj e orienton lexuesin, i ofron atij çelësin e leximit të këtyre kujtimeve. Nderi dhe dinjiteti, të kuptuar si shërbim ndaj atdheut, janë për Xh. Staraveckën njësia e vetme matëse, me të cilën duhet matur çdonjëri prej nesh dhe, në radhë të parë, çdo politikan që merr përsipër të drejtojë të tjerët. Në këtë vështrim, Ahmet Zogu, mbreti i shqiptarëve, bie poshtë për sa kohë erdhi në pushtet me bajonetat serbe e iku nga pushteti si frikacak, pa hedhur një pushkë e pasi kishte shitur e plaçkitur pasuritë e shqiptarëve dhe pasi me korrupsion e para kishte degjeneruar edhe vetë moralin e tyre. Staravecka i nxin pa mëshirë bajraktarë e bejlerë, që kapardiseshin duke ekspozuar secili armët më të bukura e të lyera me ar, por që nuk i përdorën asnjëherë për vendin e për popullin e tyre, por vetëm e vetëm për të vrarë shqiptarë, edhe me pagesë. Bashkëpunimin e krerëve me armiqtë e kombit shqiptar, si në rastin e kryengritjes së Mirditës, apo të lëvizjes epirote në jug, përbëjnë për të akte tradhtie kombëtare. Në të kundërt, Staravecka i ngre një himn të vërtetë Luftës së Vlorës, pasi ajo qe vepër e shqiptarëve patriotë, që luftuan kundër pushtuesit të huaj dhe shpëtuan kështu pavarësinë e integritetin territorial të Shqipërisë. Akoma më shumë, si aktor e protagonist i vijës së parë, Xhelal Staravecka himnizon si rrallëkush Luftën Antifashiste të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përplasja, që në një moment të caktuar ai pati me drejtuesit komunistë të asaj lufte, gjë që çoi edhe në braktisjen e radhëve partizane dhe hedhjen në krahun tjetër, nuk arrijnë të errësojnë ndërgjegjen dhe gjykimin e autorit. “Po të mos kishte qenë Nacional-Çlirimtarja”, thotë Xhelali, “sot Shqipëria nuk do të ekzistonte si shtet më vete, do ta kishin copëtuar fqinjët, sepse shqiptarët do të gjendeshin në krahun e atyre që humbën luftën”. Vërtet, siç thamë, në një moment të caktuar Staravecka u hodh pikërisht në krahun e kundërt, por kjo pjesë e jetës së tij, të paktën a posteriori, pra, në vitet kur Staravecka hodhi në letër kujtimet e tij, trajtohet gati-gati si një “incident” që nuk i ndryshon gjë përmbajtjes së jetës së tij prej protagonisti të Luftës Antifashiste. Staravecka e braktisi Frontin sepse, si nacionalist, nuk mund të duronte gjithëpushtetin dhe prepotencën e të dërguarve jugosllavë në ushtrinë partizane shqiptare, gjë që plagoste ndjenjën e krenarisë e të dinjitetit kombëtar, që ishte aq e fortë tek ai. Të ishte vetëm kjo arsyeja? Unë vetë dyshoj. Megjithatë, aq shumë duket se e ka identifikuar veten me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, saqë edhe kur tashmë luftonte kundër partizanëve, në Skrapar, në nëntor 1943, Staravecka gati-gati duket se e përshkruan me gëzim shpartallimin e forcave balliste të tij dhe të Abaz Ermenjit, a thua se ishte udhëheqësi i dikurshëm partizan… Për këdo që njeh akuzat e formuluara nga historiografia komuniste ndaj Xhelal Staraveckës mund të duket befasuese që nga ana e tij ky nuk shpreh ndonjë rezervë a pakënaqësi tjetër ndaj udhëheqësve të Frontit Nacional-Çlirimtar, përveç asaj të varësisë nga jugosllavët; nuk është ideologjia komuniste, ashpërsia shpesh herë e pajustifikuar me kundërshtarin, që përfundonte edhe në akte terroriste, si në rastin e pushkatimeve pa gjyq në Kremenar, nuk kishte ndonjë mendim të ndryshëm lidhur me marrëdhëniet me Ballin Kombëtar a me Legalitetin: ato, gjithashtu, për Xhelal Staraveckën ishin organizata tradhtare që bashkëpunonin dhe nuk luftonin me pushtuesin. E, në këtë drejtim, ai nuk bën fajtor Frontin edhe për prishjen e marrëveshjes së Mukjes. Kaq e vërtetë është kjo, saqë kur udhëheqja komuniste e Tiranës u prish me jugosllavët, në 1948, Xhelal Staravecka duket se nuk gjen ndaj saj asnjë arsye për ta kritikuar. Në fakt nuk është kështu. Xhelal Staravecka ka boll kritika për regjimin e Tiranës, por çdo kriticizëm tejkalohet nga konstatimi i tij se, megjithatë, komunistët shqiptarë, më në fund, i treguan vendin Titos e agjentëve të tij si Koci Xoxe; se ai regjim mbrojti, gjithsesi, integritetin, sovranitetin e dinjitetin e Shqipërisë. Kaq mjaftonte që ai të legjitimohej në sy të shqiptarëve, të botës e, sigurisht, të Xhelal Staraveckës, i cili këto i konsideronte, dhe me të drejtë, vlera mbi vlerat. Si i tillë, zëri i Staraveckës është një zë krejt i veçantë në gjirin e mërgatës politike shqiptare të pasluftës. i ikur nga Shqipëria si tradhtar, i persekutuar dhe i dënuar në Itali si komunist, Staravecka nuk e humbi ekuilibrin, duke u mbajtur fort në raportin e vet të pandryshuar me atdheun. Kundërshtoi me forcë e me zë veprimtarinë diversioniste të organizuar kundër qeverisë së Tiranës nga ata që ai i quan “nacionalistë të metelikut e të harapashit”; akuzoi botërisht veprimtarinë e “Komitetit Shqipëria e Lirë” e, sidomos, bashkëpunimin e tij me jugosllavët e me grekët për të ndërhyrë e rrëzuar regjimin e Tiranës. Madje, Xhelal Staravecka ndërhyri deri në Departamentin e Shtetit për të kërkuar fundin e mbështetjes amerikane për veprimtarinë e Komitetit që do të sillte në një skllavërim sllav të Shqipërisë dhe në një zhgënjim të ndjenjave filoamerikane të popullit shqiptar. Për një njeri me moral e patriotizëm të papërlyer, nuk vlente aksioma “armiku i armikut tim, është miku im”, të cilën e përqafuan në atë rast mjaft nga krerët e emigracionit politik shqiptar, që pranuan të bëhen vegla të shërbimeve jugosllave e greke, duke pranuar deri edhe një invazion të atdheut të tyre, për hir të një rokade pushteti, që ata s’kishin qenë në gjendja ta merrnin me kredenciale lufte.

Duke u ndodhur përsëri, edhe në emigracion, midis një mjedisi mjeran e të dëshpëruar, që përsëri, ashtu si gjatë Luftës, e shihte shpëtimin në bashkëpunimin me të huajin, Staravecka dëshpërohet dhe pyet plot trishtim: Si është e mundur, që asnjë popull tjetër rrotull nesh nuk ka prodhuar aq tradhtarë sa kemi prodhuar ne! Si është e mundur, që nuk është gjendur një grek i vetëm, një serb i vetëm, që të ketë sakrifikuar edhe gjënë më të vogël për vendin tonë, në një kohë kur kemi aq e aq shqiptarë që janë gati të marrin urën në dorë për të djegur dhe për të vrarë, për të pjekur e shkretuar vendin dhe vëllezërit e tyre për të mirë të Greqisë apo të Serbisë? Pyetje asgjësuese e dëshpëruese, para së gjithash për autorin e librit. Kujtimet e Xh. Staraveckës janë para së gjithash një tërësi gjykimesh të ashpra e të pamëshirshme për ngjarjet e protagonistët shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore, të bëra nga një karakter me temperament të zjarrtë. Kush e lexon librin “Përpara gjyqit të historisë” e kupton mirë se temperamenti i Xhelal Staraveckës, pra, vetë autorit, ka ndikuar jo pak në kurbën e jetës së tij, ashtu si edhe në idetë që shfaq në kujtimet që sot kemi në dorë. Xhelal Staravecka ishte padyshim një trim i çartur. “Më mirë një luftëtar rebel e i tërbuar, se sa një mesatar, që s’pëson gjë vetë e nuk i bën dëm as armikut”. Rrëfehet më tej ai: “Sa herë që kam dashur t’i zgjidh problemet me urtësi dhe me filozofi, asnjëherë nuk më ka ecur, kurse sa herë kam përdorur dhunën, qoftë për çështje politike apo personale, asnjëherë nuk kam dështuar”. Xhelal Staravecka ishte padyshim edhe ky, njeriu i zgjedhjeve dhe i rrugëve të forta. Gjë që ndonjëherë e ka çuar edhe atë të humbasë ekuilibrin dhe të luhatet midis ekstremeve

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Histori e zjarreve përzhitëse dhe flakëve përpirëse të gjenocidit serb mbi familjet Jashari</strong>
Next post Grup intelektualësh: Edhe ne jemi me Lulzim Bashën