Josep Borrell: Të krijohet Asociacioni dhe të zbatohet aktgjykimi për Manastirin

Read Time:2 Minute, 21 Second

Tashmë është zyrtare se takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të mbahet me 18 gusht në Bruksel. Temat që do të diskutohen nuk janë bërë të ditura, megjithatë, bazuar në deklarimet e mëhershme të dy zyrtarëve të lartë shtetërorë, ka shumë për të biseduar.

Targat e automjeteve, të pagjeturit, reciprociteti e shumë pika të tjera, janë përmendur disa herë.

Sidoqoftë nga pala serbë gjithmonë përmendet mos krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, bazuar në marrëveshjen e Brukselit.

Në lidhje me këtë temë, foli edhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duke iu përgjigjur me shkrim, pyetjes së një deputeti, të mërkurën ën Bruksel.

Bazuar në këtë përgjigje të publikuar nga KE-ja, Borrell ka thënë se BE-ja i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave themelore dhe lirisë, duke përfshirë të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe lirinë fetare.

“BE-ja nga afër monitoron të gjitha zhvillimet në këto fusha në Kosovë”, citohet të ketë thënë Borrell.

Ai ka thënë se adresimi i nevojave të serbëve të Kosovës si komunitet jo shumicë, është një element i rëndësishëm për akterët e BE-së në Kosovë.

“Si Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së (EUSR) dhe Misioni Evropian për Sundimin e  Ligjit, monitorojnë gjendjen e të gjitha komuniteteve jo shumicë”.

Borrell më tej ka theksuar se misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) po e mbështet në mënyrë aktive Kosovën, institucionet e zbatimit të ligjit dhe forcimin  tij, duke përfshirë përpjekjet e tyre  që të hetojë incidentet e sigurisë që lidhen me objektet fetare dhe kulturore”, ka thënë Borrell në këtë konferencë për media.

Ai ka shtuar se BE-ja vazhdimisht u ka rikujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket pronave të Manastirit të Deçanit dhe këtë ta bëjnë pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

Në këtë rast,  Borrell ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se për formimin  tij janë dakorduar të dy palët, Kosova dhe Serbia, me marrëveshjen e vitit 2013.

 “Marrëveshja ishte ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor dhe të zbatojë atë pa vonesa”, ka thënë Borrell.

“Të dyja palët duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe zbatojnë marrëveshjet në pritje”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, ka thënë gjithashtu se palët  duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme thelbësore me qëllim për të arritur një marrëveshje  gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është kyç në rrugët e tyre evropiane.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Stoltenberg në bisedë me Vuçiqin: NATO e gatshme të intervenojë nëse ka përkeqësim të situatës në veri të Kosovës
Next post Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!