
Kamberi letër edhe Vuçiqit: Personeli shëndetësor në Preshevë duhen të punësohen
Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin serb po vazhdon të këmbëngulë për pranimin në punë të punëtorëve shëndetësor të angazhuar gjatë pandemisë, duke theksuar se s’ka tjetër alternativë

Qeveria e Serbisë kishte aprovuar vendimin që të gjithë punonjësit shëndetësor që kishin punuar vullnetarisht përgjatë pandemisë të pranohen në punë të rregullt. Mirëpo ky vendim nuk po zbatohet vetëm në komunën e Preshevës. E me këtë problematikë seriozisht po mirret deputeti Shaip Kamberi i cili për këtë diskriminim ka njoftuar ambasadat e huaja në Beograd, i ka shkruar letër kryeministres së Serbisë, Ana Bernabiq dhe tani së fundmi gjithashtu i ka shkruar letër edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku e ka njoftuar me këtë padrejtësi ndaj shqiptarëve.
“Para vitit të ri, me shkresë, i jam drejtuar kryeministres Ana Brnabic, ku kam kërkuar ndërmarrjen e hapave për punësimin e stafit mjekësor në Preshevë, të cilët janë angazhuar përgjatë pandemisë!
Tani, pas vitit të ri , përmes një shkrese, kërkesë të njejtë i kam bërë edhe Presidentit Aleksandër Vucic, që diskriminimi ndaj profesionistëve shqiptar në Preshevë të ndërpritet, e t’i jepet e drejta sikur në çdo vendbanim tjetër të gjithë atyre që kanë rrezikuar jetën për t’ju përgjigjur detyrës në një kohë të vështirë!
Për këtë çështje janë njoftuar edhe organet relevante ndërkombëtare, duke synuar që mos të lejojmë diskriminimin e të kërkojmë barazinë!” ka deklaruar deputeti Shaip Kamberi
Kamberi ka treguar vendosmëri se “këtë të drejtë nuk do pushojmë së kërkuari, deri në realizim. Betejën për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës do e vazhdojmë, përditë”
Më shumë storie
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
Shkruan:Refik HASANI Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht...
Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të...
Ardita Sinani: LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën...
Average Rating