PD e Shqipërisë nuk ka ide dhe platformë për bashkim të saj dhe as për të marrë pushtetin
Nga Skënder Sadri KAPITI
Partia Demokratike nuk ka as ide dhe as platformë se si mund të bashkohet,por nuk ka as platformë për të ardhur në pushtet, dhe as nuk di për t’a shfrytëzuar gjëndjen dhe pakënaqësinë gjithkombëtare kundër qeverisë aktuale.
Kjo për faktin se sot Partia Demokratike rezulton të jetë vetëm si parti e deputetëve dhe e shkëputur tërësisht nga baza dhe antarësia, ku 90% e deputetëve të saj janë kot në parlament dhe vetëm sa i bëjnë dëm PD-se dhe demokratëve.
Më shumë ide dhe vullnet për të bashkuar PD-në dhe për marrë pushtetin ka në bazë dhe te antarësia e PD-së se sa te deputetët dhe te strukturat lart të saj, mirëpo zërin e tyre nuk e dëgjojnë atje lart.
PD-ja merret me vetveten, me trille e retorika, me alibira e fantazira justifikimesh duke kërkuar e gjetur dhe duke u marrë me “armiqt e brendshëm” dhe nuk merret me thelbin ,që si opozitë të gjitha energjitë duhen përdoruar kundër këtij pushteti.
PD, segmente të saj vazhdojnë e merren kundër SPAK-ut, SHBA-ve dhe kundër drejtësisë.
Partia Demokratike ka arritur deri aty sa që asnjëri të mos ketë autoritetin ,as besimin dhe as aftësinë për të berë bashkimin e demokratëve. Në këto kushte mendoj se zgjidhjen do e japin SHBA-të, të cilat duhet t’a ndihmojnë PD-në për të dalë nga kriza duke propozuar, ofruar dhe mbeshtetur një kryetar të PD-së dhe për kryeministër të Shqipërisë.
Kjo sepse Partia Demokratike tani po na rezulton me një politikë të tillë: “cdokush vetëm për vete dhe kundër të tjereve”. Këtë po e tregon dhe verteton sjellja e deputetëve aktual të PD-së, të cilët më shumë merren me njëri-tjetrin se sa kundër korrupsionit të qeverisë dhe për interesin publik dhe të demokratëve.
Pra duhet që 90%e këtyre deputetëve të PD-së të mos jenë më deputetë të Partisë Demokratike, pra duhet që ashtu sikurse VETTING- u në drejtësi që po pastron sistemin e drejtësisë duhet po kështu që të veprohet edhe në PD, duhet Vetting-u politik brënda saj.Pas kësaj atëhere PD formon ide e platformë besimi e shprese për ndryshimin.
Average Rating