“Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” Durrës i kërkojnë Presidentes Osmani dekorimin e Familjes së Sadri KAPITIT

Read Time:12 Minute, 6 Second

Nga Xhevahir Cirongu
Gëzuar 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Duke marrë shkas se jemi ne prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe nga ajo se gjatë aktivitetit kushtuar kësaj ngjarje madhore kombëtare, “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Durrësit në unanimitet të plotë vendosem që t’i kërkojmë Zonjës Vjosa Osmani që ajo të dekorojë familjen e Sadri KAPITIT për ato kontribute të jashtëzaknshme që ajo ka dhënë për lirinë e Kosovës.Unë Xhevahir Cirongu si antar i këtij Klubi, por edhe si dëshmitar i atij aktiviteti të vëllezërve Kapiti vendosa që ta botoj këtë kërkesë- propozim, pasi edhe une vetë kam shkruar e pasqyruar në shkrimet e mia kohë më parë këtë aktivitet të KAPITËVE. Dekorimi i tyre nga Presidentja e Kosovës do ishte mirënjohje dhe respekt i merituar për këtë Famije, por njekohesisht kjo u bën nder edhe institucioneve të Kosovës si dhe ne “Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Durrësit duke marrë në konsideratë atë se cfarë ne plotësisht më të drejtë dhe mëse të faktuar Ju kërkojmë Juve dekorimin e kësaj familje për kontribute të mëdha për lirinë e Kosovës dhe jemi habitur se si ka mundësi që Kosova nuk e ka dekoruar këte familje. Ne qytetarët durrsakë krenohemi dhe e resektojmë si vënd të shenjtë “Drenicën” e Durrësit, pikërisht për veprimtarinë e vëllezërve KAPITI gjatë luftës për lirinë e Kosovës, dhe prandaj edhe “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Durrësit i kërkon Znj. Osmani dekorimin e familjes së Sadri KAPITIT.

Memoriali i “Luftëtarit të Lirisë” te “DRENICA” DURRËS

Republika e Shqipërisë      
Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës
Nr. Prot. 3, datë 25.01.2023

Lënda: Kërkesë-Propozim për dekorim të familjes Kapiti, Durrës, Shqipëri.
Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani.

   E nderuara Znj. Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, me respekt dhe besim të plotë te Ju, bëjmë kërkesën si vijon:
   Në Durrës banojnë vëllezërit Kapiti dhe familjet e tyre, pasardhës të patriotit të shquar Sadri Kapiti (nuk jeton), me origjinë nga Istogu i Kosovës. Pa përmendur kontributin e veçantë, që ka dhënë historikisht kjo familje, duke pasur edhe dëshmorë për lirinë e Kosovës, do të përqëndrohemi te vitet e Luftës për Çlirimin e Kosovës, 1998-1999, kur veprimtaria atdhetare e kësaj familje shkëlqeu. E ndodhur pranë Portit të Durrësit, Familja Kapiti vuri të gjitha mjediset familjare: njerëzit, shtëpinë, bisneset e gjithçka dispononin, në shërbim të çlirimit të Kosovës. Aty u pritën, u strehuan e u organizuan për të Luftuar në Kosovë kundër pushtuesve serbë me mijëra vullnetarë të ardhur nga Europa, Amerika e deri nga Australia. Ishin djem shqiptarë të Kosovës, të Shqipërisë, të viseve të tjera shqiptare të emigruar, si dhe miq të Kosovës nga popuj të tjerë të kontinentit. Pesë djemtë e Sadri Kapitit janë veteranë të UÇK.
Aktiviteti i vëllezërve Kapiti për lirinë e Kosovës është më se i dokumentuar me fakte,me shkrime, me libra, me filmime edhe nga mijëra dëshmitarë e vullnetarë të Luftës për Lirinë e Kosovës.Bashkia e Durrësit ka ndërtuar Memorialin “Luftëtari i Lirisë”, te “Drenica” e Durrësit(pronë e familjes Kapiti), në përkujtim të asaj qëndre mobilizimi dhe kontributit të kësaj familje për Kosovën. Për veprimtarinë atdhetare të Familjes së Sadri Kapitit është shkruar një libër studimor me karakter historik, titulluar “Patriotizmi jeton në përjetësi” nga historiani Bedri Tahiri. Në vazhdimësi, veteranë, historianë, profesorë, akademikë, intelektualë, poetë, shkrimtarë, artistë, publiçistë, personalitete të larta të  institiucioneve  shtetërore, si dhe shumë shoqata kulturore, artistike e patriotike, kanë evidentuar, vlerësuar e çmuar aktivitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Familjes së Sadri Kapitit për lirinë e Kosovës. Edhe ne, “Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit” e ndjejmë për obligim të kërkojmë pranë jush, që kontributi i kësaj familje të çmohet e të vlerësohet nga institucionet më të larta të Kosovës, siç e meriton. Të mbledhur në kuadër të veprimtarive përkujtimore kushtuar Pavarësisë së Kosovës, ne, njëzëri, propozojmë, që “Familja e Sadri Kapitit”(burra, gra e fëmijë) me banim në Plazh të Durrësit, të  dekorohet me “Medaljen e Artë të Lirisë “ .  
Mbetemi me besim dhe me shpresë, se Ju Presidentja e Kosovës, Znj.  Vjosa Osmani, do t’a merrni në konsideratë kërkesën  tonë për dekorimin e merituar të familjes së Sadri Kapitit nga Durrësi, mbështetur në të drejtën dhe kompetencat që ua jep Ligji dhe Kushtetuta.
  Librin e përmendur më sipër, që përmban tërë dokumentet që argumentojnë veprimtarinë atdhetare të Familjes Kapiti, po ja bashkangjitim Kërkesës sonë.
   Me respekt dhe në pritje të përgjigjes nga Ju,     
                                       Për “Klubin e shkrimtarëve dhe artistëve Durrës”             
                                                             Kryetari: Meçan Hoxha

KAPITËT E E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS
Nga Vaso Papaj

Pronari i “Drenicës” së Durrësit, e cila,  shërbeu si Qëndër e Rekrutimit të UÇK-së, dhe njëkohësisht pritësi dhe mobilizuesi,Gani KAPITI, në krye të vullnetarëve të UÇK-së të cilët mbërritën te QR “Drenica” Durrës  me  13 Prill 1999   

Çaste kur mbërrijnë luftëtarët e UÇK te ” Drenica” Durrës Prill 1999

(Kujtesë me rastin e 15 vjetorit të Pavarisisë së Kosovës)
Shkrim me rastin e pervjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhërit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së : … 1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999  (https://ëëë.epokaere.com/urdhri-per-mobilizim-te-pergjithshem-i-bere-20-vjet-me-pare-nga-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se/)
Dhe pikërisht po me 01  04  1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi Qendra Kryesore  e Mobilizimit te UÇK-së te  “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI  kanë  hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme  kombëtare që është bërë prej tyre  në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.
Jemi të gjithë dëshmitarë se si  te “Drenica” e Durrësit buzë detit,  pronë e Gani KAPITIT  arritën  me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora  dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Qëndra e mobilizimit “Drenica” e Gani Kapitit  u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare ,  për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.
Në një kohë rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mijra luftëtarë të lirisë.Së bashku me “Drenicën” vëllezërit e tjerë të Gani KAPITIT iu bashkangjitënUCK-së duke vënë në dispozicin të mobilizmit edhe dy lokalet e tjera në Plazhin e Durrësit afër Drenicës, Lokalin “KOSOVA “ të Naimit dhe atë “KAPITI” të Fatmir KAPITIT

 Foto: Momente nga mobilizimi, plotësimi i formularëve të rekrutimit të luftëtarëve të UÇK-së në ambjentet e Qëndrës “Drenica”. Prill-Qershor  1999
Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëvë amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi. 
Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 57 vitesh të atij zbarkimi qe çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perendimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare  çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsine shqiptare të Kosovës, ndëhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999.
Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ishJugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qëndra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkangjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës
Ushtria  vrastare serbe dhe bandat  gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plaçkitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb  dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500 mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë.Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht  Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve.
Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shpresa për lirinë e Kosovës ishte dhe u bë më madhe dhe më e sigurtë si kurrë më parë. Në këto rrethana të reja historike që për herë të parë në histori ishin në favor të shqiptarëve pasi kësaj radhe përkrah shqiptarëve ishte bota demokratike perendimore dhe aleanca më e madhe ushtarake botërore, NATO e udhëhequr nga SHBA.  Kjo ishte garanci dhe që u dha shqiptarëve guximin, shpresën dhe sigurinë se më në fund do të shpartallohej Serbia , dhe se do të merrte fund kolonializmi kriminal e çnjerëzor serb mbi Kosovën.
Në këto rrethana të reja  u bë e mundur që mijra e mijra shqiptarë nga diaspora dhe perendimi të linin rehatinë e perëndimit dhe të ktheheshin në Kosovë, në atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre për të luftuar për lirinë e atdheut, për çlirimin kombëtar dhe me qëllimin e madh për ndarjen përfundimtare me Serbinë dhe për Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve.
Këta  mijra luftëtarë të lirisë mbërritën te “Drenica”e Durrësit.
Te “Drenica” në Durrës 22 vite më parë,në Prill 1999 mbërriti edhe Batalioni “Atllantiku”nga SHBA
l

Fatmir Fejzullahu-Mjaku:
“Po, që nga aeroporti Rinas e deri në fund të qëndrimit në malin Pashtrik. Prej Rinasit ikëm për në Durrës, ku tek restoranti “Drenica”, aktivistët e logjistikës së UÇK-së na e shtruan një drekë. Menjëherë vluan gazetarët nga mbarë bota, ndër to edhe më prestigjiozet amerikane, angleze, franceze, spanjolle, turke dhe shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet të pyetjeve të tyre, e regjistruan entuziazmin dhe vendosmërinë e fuqishme të vullnetarëve të Amerikës, për t’u dalë zot trojeve të tyre etnike.”http://prizrenpress.com/besa-e-pashtrikut-paska-qene-genjeshter/
Kjo ngjarje e madhe historike gjithshqiptare, Lufta e drejtë, patriotike dhe heroike e luftëtarëve të UÇK-së si  dhe ndërhyrja e NATO-s e ndërkombëtarizuan  botërisht si asnjëherë tjetër në Historinë e shqiptarëve Çështjen Kombëtare shqiptare. Luftëtarët e lirisë së Kosovës para 22 vitesh zbarkuan në Durrës, te “Drenica”e Durrësit që vinin  nga perendimi i lirisë dhe i demokracisë për t’i sjellë lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe demokracinë Kosovës dhe popullit shqiptar të saj, ku si aleat tashmë shqiptarët kishin edhe shtetet më të fuqishme të botës demokratike dhe aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n.
Tashmë bota, opinioni botëror  po njihej  për tragjeditë dhe padrejtësitë që Europa kishte bërë mbi shqiptarët dhe mbi trojet shqiptare, për intrigat dhe për pazaret e fuqive të Europës mbi trojet shqiptare bërë në të kaluarën. Bota dhe civilizimi perendimor tashmë po shikonte me sy masakrat dhe barbaritë çnjerëzore të ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar, që deri atëhere prej 100 vitesh perendimi kishte heshtur dhe kishte qëndruar indiferent ndaj Serbisë dhe aleates së saj Rusisë për ato tmerre që kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir të Kosovës.
Në Prill të Vitit 1999 “Drenica” e Durrësit e Kapitëve ishte “vatra më e madhe gjithshqiptare”, si një “Besëlidhje e Madhe” shqiptare në vitin 1999 në fundin e mijëvjeçarit te dyte, si një ngjarje bashkimi gjithshqiptar  në shërbim të UÇK-së, Ushtrisë më të re në Europë dhe të luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , krijimin e shtetit të ri shqiptar të Kosovës.
Këtë vit  mbushen 22 vite që kur  te “Drenica”e Durrësit u bë pritja dhe mobilizimi i madh i luftëtarëve të lirisë të cilën shumë personalitete të mëdha të historisë, letërsisë, akademisë dhe shoqata shkrimtarësh, poetesh, invalidë e veteranë të luftës, opinionistë e gazetarë shqiptarë dhe të huaj, politikanë e mediatikë e kanë quajtur, “tempull atdhedashurie dhe lirie”, “kështjellë e fortesë”, “monument historie”, “muze përjetësie” etj.
Bedri Tahiri: Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durrësit dhe luftëtarët e lirisë, madje edhe vetë dëshmorët dhe familjet e tyre, as sot e kësaj dite, sidomos këtu në Shqipëri,  nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kanë vendin e merituar?
     
Akademik Xhevahir Spahiu : Kjo qendër mobilizimi , e propozuar për muze nga poeti Moikom Zeqo, mund të themi se vetvetiu është kthyer në një lloj Tempulli. Këtu vazhdimisht vijnë poetë dhe shkrimtarë nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe të huaj, intelektualë që i bashkon qenësia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhmëria. Me sa kam marrë vesh këtu më së paku, për të mos thënë fare, vijnë politikanët.
Për këtë kontribut të madh e të jashtëzakonshëm për cështjen kombëtare, për lirinë e Kosovës, Kapitët e Durrësit, familja e Sadri KAPITIT, meritojnë respekt e mirënjohje nga të dy shtetet shqiptare
Autori V.Papaj – ishKryetar i Qarkut Durrës, ishPrefekt i Dibrës dhe ishDrejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Qarkut Durrës; publicist dhe shkrimtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PAVARËSIA
Next post Joe Biden uron presidenten e Republikës së Kosovës <strong>me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë</strong>