Letra e diplomatëve amerikanë e evropianë “alarmon” Serbinë

Read Time:1 Minute, 34 Second

Letra që e kritikon Beogradin për politikën ndaj Kosovës po vlerësohet në mënyra të ndryshme në Serbi. Derisa përfaqësues të pushtetit thonë se letra është presion ndaj Serbisë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, një pjesë e opozitës mendon se letra është e pafavorshme, sepse paralajmëron ndryshim në kursin ndaj Serbisë.

Në anën tjetër, ekspertët besojnë se kjo letër është një iniciativë e politikanëve seriozë me funksione të larta nga Evropa dhe Amerika, të cilët tani kërkojnë nga Serbia t’i përmbushë obligimet e saj.

“Me këtë letër balancohet presioni kur është fjala për situatën në veri të Kosovës. Pas Kosovës edhe Serbia është nën presion. Ndaj Serbisë ka akuza të rënda se nuk po kontribuon në uljen e tensioneve në Kosovë. Më herët është thënë se Serbia duhet të shfaqë një vullnet më serioz për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve, për të kërkuar zgjidhje dhe t’i përmbush obligimet. Serbia tani është shënjestruar, është drejtuar gishti nga Serbia nga një rreth serioz politikanësh”, deklaroi Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

Njohësit e çështjeve juridike konsiderojnë se Serbia nuk duhet të anashkalojë letrën e dhjetëra deputetëve dhe se çështjet duhet të adresohen.

“Nuk duhet anashkaluar edhe përgjigjen e zëdhënësit Stano, i cili tha se kjo është një letër serioze e shkruar nga deputetë të disa vendeve të BE-së, por se BE-ja ka 27 parlamente dhe mijëra parlamentarë dhe kjo duhet parë si hapje e debatit. Nuk duhet një diskutim i zjarrtë, por të flitet me argumente se çfarë nuk ka bërë dhe çfarë mund të bëjë Serbia në javët e ardhshme për të treguar konstruktivitet”, deklaroi juristi Millan Antonijeviq.

Pas kësaj letre të zyrtarëve perëndimorë, konsiderohet se marrëdhënia e Perëndimit ndaj Serbisë do të varet nga reagimi i autoriteteve serbe ndaj sfidave, që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës dhe procesin e dialogut.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ish-kryetari i KNSH-së, z.Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit
Next post Qeveria e Kosovës ndan mjete për librat e nxënësve të Luginës së Preshevës