Lëvizja për  Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare

Read Time:2 Minute, 7 Second

Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim  me rastin dhe në mbështetje  të protestave patriotike  të Brezit të Ri që po mbahen prej 45 ditësh në Tiranë, pasi kjo Lëvizje rinore është thellësisht së pari patriotike si dhe së dyti edhe si një Lëvizje patriotike dhe demokratike  rinore gjithshqiptare si domosdoshmëri jetike, progresive, shprese  dhe historike.Urojmë që këto protesta të kësaj Lëvizjeje të cilën unë  po e quaj Lëvizja për Triumfin e Kombit do t’a realizojë misionin e saj.

Këto protesta unë i quaj “LËVIZJA PËR TRIUMFIN E KOMBIT” për vetë faktin se për herë të parë në Shqipëri kemi një lëvizje me karakter të thellë patriotik e kombetar , ku zëri i lirë rinor dhe qytetar në këto protesta por edhe në shtëpi, në familjet shqiptare e kudo flasin dhe kërkojnë që interesi i Kombit të jetë i pari dhe mbi të gjitha.

Kjo është Lëvizje për Triumfin e Kombit

pasi nuk është zgjidhur akoma Cështja shqiptare në Ballkan,Bashkimi i Shqipërisë etnike, dhe se akoma në Shqipëri nuk ka triumfuar dhe konsoliduar as sistemi demokratik, sepse Shqipëria edhe pas 30 vitesh  është akoma në një tranzicion traumatik.Këto protesta të rinisë shqiptare janë premtuese dhe po sjellin shpresë e besim se prej tyre do lindë një organizim, organizatë  politike e re    e cila si virtyte e qëllim të ketë realizimin e kauzës kombëtare shqiptare  për mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave njerëzore e kombëtare të të gjithë shqiptarëve kudo: në  dy  shtetet dhe në  trojet etnike shqiptare  dhe në diasporë; për Bashkimin Kombëtar dhe për    një Shqipëri demokratike të vlerave më të larta të demokracisë gërshetuar këto me traditat dhe me  virtytet e trashëgiminë e vyer kombëtare shqiptare.

Urojmë dhe shpresojmë, por tashmë këto protesta kanë fitur simpatinë dhe mbështetjen gjithkombëtare sepse rinia, populli dhe kombi kanë nevojë dhe si domosdoshmëri jetike, kanë nevojë për një politikë të re, për një politikë me kauza kombëtare e demokracie, për një politikë antitezë kundër të gjithë politikës dhe elitës së keqe dhe kundër establishmentit të vjetër politik.Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë një ndryshim rrënjësor , kërkojnë të udhëhiqen nga një politikë e re që të sfidojë korrupsionin, padrejtësitë, krimin, hajdutërinë, plackitjet e pasurive kombëtare dhe  të ndëshkojë politikën e tradhëtisë dhe të pazareve të interesave shtetërore dhe të trojeve shqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
Next post Kërmat politike serbe <strong>lindin për faj të shqiptarëve</strong>