
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë
Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Më pas, të pranishmit u zhvendosën në lulishten përballë memorialit, ku u përurua shtatorja e heroit kombëtar, Skënderbeut.

Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të vitit 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman.
Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali shqiptar në Perandorinë Osmane, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat, që më parë ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.
Ali Ahmeti: Besëlidhja e Lezhës ishte betim i shenjtë, jo thjesht marrëveshje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka marrë pjesë në aktivitetet e 581-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptarë, tha se Besëlidhja e Lezhës nuk ishte thjesht një marrëveshje mes prijësve shqiptarë, por një betim i shenjtë.
“Sot, me zemrën plot emocion dhe krenari të pamasë, pata nderin të jem në Lezhë, aty ku historia jonë mori udhë drejt pavdekësisë! Në këtë tokë të shenjtë, 581 vite më parë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe princat shqiptarë ngritën Besëlidhjen e Lezhës – betimin e madh për liri, dinjitet dhe mbijetesën e kombit tonë. Besëlidhja e Lezhës nuk ishte thjesht një marrëveshje mes prijësve shqiptarë, por një betim i shenjtë, një ideal i lartë që na mësoi se shqiptarët, kur janë të bashkuar, janë të pamposhtur! Aty u shkrua me gjak dhe besë historia e një kombi që nuk u përkul kurrë përpara asnjë armiku!”, tha ai.
Vjosa Osmani në Lezhë: Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe

Duke shtuar se nga ai moment e deri më sot, ky amanet na ndriçon rrugën, na fton të jemi bashkë, të mbrojmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë të shtrenjtë! Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte vetë shpirti i kombit, ai ishte zëri i të gjithë atyre që jetuan dhe ranë për këtë tokë!

“Sot, përpara shtatores së tij madhështore, ne përkulemi me nderim, por njëkohësisht ngritemi më të fortë dhe më krenarë! Historia nuk është vetëm e shkuara jonë – është përgjegjësia jonë për të ardhmen!. Lavdi përjetë Gjergj Kastriotit Skënderbeut! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e kombit tonë!”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuan 581 vjetorin e unitetit shqiptar, simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit.
“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, shkroi Osmnani në ‘Facebook’.

Average Rating