Liga e Kombeve: Shqipëria e nis me fitore, përmbys Ukrainën 1:2
Shqipëria ka arritur një fitore të madhe ndaj Ukrainës, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të Grupit 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve, që u zhvillua në Pragë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Shqipërinë që krijoi disa mundësi të mira shënimi. Mario Mitaj u dallua në minutën e 9-të me një depërtim të shkëlqyer dhe pasim për Qazim Laçin, i cili gjuajti jashtë. Në minutën e 31-të, Jasir Asani pati një mundësi të artë nga një pasim i Nedim Bajramit, por nuk arriti të konkretizojë.

Ukraina kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, kur Yukhym Konoplya shënoi me një gjuajtje të fuqishme nga zona, pas një reagimi jo të mirë nga portieri Thomas Strakosha.
Megjithatë, Shqipëria reagoi fuqishëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ardian Ismajli barazoi rezultatin në minutën e 55-të, pas një tollovie në zonën e Ukrainës.
Derisa përmbysjen e rezultatit kuqezinjtë e arritën në minutën e 66-të, kur Jasir Asani shënoi golin e fitores pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistimit të Rey Manajt. Kjo fitore i jep kuqezinjve tri pikë të rëndësishme në nisjen e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Më shumë storie
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Futboll: Kosova dhe Austria kanë luajtur baras 1-1
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova dhe Austria kanë...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...

Average Rating