Lulzim Basha zgjidhet kryetar i PD-së
Pas numërmit të votave ka rezultuar se Basha, në shkallë vendi, ka marrë 16 196 vota, ndërsa rivali i tij, Gjergji Hani ka marrë 1657 vota.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen më 19:00.
Thirrja për votim u është dërguar 25 mijë anëtarëve të partisë.
Në garë ishin, ish-kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha dhe përballë tij ishte Gjergj Hani, një ish-i persekutuar politik.
Pas votimit, Lulzim Basha ka thënë për gazetarët se sot nis ringritja e Partisë Demokratike.
“Kjo ditë ka domethënie të veçantë për nga rrethanat unike. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush. Ata mijëra demokratë që sot po u drejtohen kutive të votimit kanë duruar sulme të padenja e të pamerituara. Po ata nuk kanë duruar për interesat e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që bashkojnë këtë familje politike, që bashkojnë shqiptarët”, ka thënë Basha.
Edhe rivali i tij Gjergj Hani i ka ftuar demokratët të marrin pjesë në votime.
199 fletë votimi kanë qenë të pavlefshme. Rezultatet e votimit u bënë publike nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana.
“Pasi administruam të dhënat e procesverbaleve, Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar, bazuar në të dhënate votimeve në 71 degët e PD-së. Numri i anëtarëve në listë ishte 25 mijë. Në 71 degë kanë marrë pjesë në votim 18 052 anëtarë, pra një pjesëmarrje prej 70.9% të votuesve. Nisur nga ky rezultat, Lulzim Basha shpallet kryetar i PD-së.”- tha Gjana për mediat.
Partia Demokratike zgjodhi të shtunën kryetarin e ri të saj. Demokratët nisën të votonin që nga ora 8:00, deri në 19:00 kur u mbyll edhe zyrtarisht votimi. Në këtë proces ishin në garë dy kandidatë: Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
PD-ja shkoi në këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë.
Average Rating