Mijёshja e artё e Rusisё dhe ditёt e fundit

Read Time:11 Minute, 5 Second

Tomasz Kamusella

Universiteti i Shёn Andreas

Rusia e sotme neoimperialiste, duke shkuar drejt zhdukjes,me këpucët ideologjike të vjetëruara të Bashkimit Sovjetike paraqet veten si mikeshё e masave tё varfёra dhe tё shtypura nё Perёndim. Rashistёt, nё krye tё Kremlinit, e kritikojnё “miljardin e artё” apo banorёt e Perёndimit, qё shijojnё paqe dhe mirёqenie nё mbarё Veriun e pasur tё globit.

Me kёtё platformJ, qeveria ruse i rezervon vetes tё drejtёn pёr tё folur nё emёr tё tё varfёrve tё botёs dhe 7 miliardё njerёzve, qё jetojnё ne Jugun e globit. Po cilёt janё njё mijё tё artёt e Rusisё, qё pёrfitojnё nga kjo retorikё dhe qё e zotёrojnё vёrtet Rusinё?

Moska: tepёrimi me Jugun e Globit

Ёshtё e lehtё pёr Kremlinin tё thotё se 7 miliardё njerёz e mbёshtesin luftёn e Rusisё ndaj Ukrainёs paqёsore. Nuk ka rёndёsi qё kjo thёnie ёshtё pa pёrmbajtje dhe vёshtirё e besueshme. Propaganda rashiste ёshtё pёr konsum tё brendёshёm nё Rusi. Gjithҫka ёshtё mirё, nё se vendet udhёheqёse tё Jugut tё Globit nuk ballafaqohen pёr kёtё mendim tё pandershёm dhe teprim tё Kremlinit. Aq mё mirё kur udhёheqёsve tё Jugut tё Globit nuk u janё drejtuar pyetje jo tё kёndёshme lidhur me koston e luftёs pёr Rusinё dhe vendetdhe popujt e tyre.

Mbi tё gjitha, sulmi i Rusisё mbi Ukrainёn shkaktoi njё krizё mbarёbotёrore ushqimore, qё bёri qё transporti me automjete dhe arsimi, pёrsёri, tё bёhet i pamundur pёr qindra milionё nё Jugun e Globit, ndёrsa miliona vetёtёvdesin nga uria.

Nё njё situatё tё tillё, a duhet qё udhëheqësit e vendeve jo perёndimore tё vazhdojnë të bashkohen me Moskën në kurriz të popullsisë së tyre? Kujt i bёhet vonё? Diktatorёve nuk u bёhet vonё. Kur nisi pandemia e zgjeruar, kriza e luftёs dhe e ushqimeve ndihmoi tё zgjohet pak pёrgjegjёshmёri demokratike por dhe forcim i prirjeve autokratike dhe diktatoriale nё mbarё Jugun e Globit. Autokratёt e gjithё llojeve gjetёn njё farё parajse.

Diktatori rus  aspiron tё bёhet mbrojtёs i kolegёve tё tij tё rrezikuar nga demokracia. Diktatorёt falenderues i pёrkulen Moskёs dhe paguajnёҫmime ekstra pёr mercenarёt rusё dhe shёrbimet e tyre gjaksore, duke i varfёruar dhe rrezikuar mё tejbanorёt e vendeve tё tyre.

Qendrimi nё pushtet ia vlen, derisa sa vdekja tё tё ndajё nga froni.  Me kёtё qasje, ata e ngrenjё lart presidentin rus, nё fakt tё pёrjetёshёm, qё sillet si car dhe tё cilin shumё rusё do pёlqenin ta shihnin tё kurorёzuar si Car. Fuqia absolute tё korrupton absolutisht. Kjo shpesh fiton vlerёsime miratimi pёr diktatorёt, duke shpresuar se “ai” gjithnjё, njё mashkull alfa (nuk ka femra diktatore), do ju japё atyre lёmosha mё tё mёdha se tё tjerёt.

Jeta ёshtё, madje,mё e mirё pёr njё elitё qeverisёse diktatoriale, qё sundon praktikisht shtetin dhe grabit banorёt, si frutet e punёs sё tyre ashtu edhe projektet pёr njё tё ardhme me tё mirё.

Ёshtё mekanizmi politik dhe ekonomik kryesor, ai qё parandalon tё varfёrit e Jugut tё Globit t’i bashkohen “miliardit tё artё”. Demokracia e prish kёtё rreth vicioz te Jugut tё autokracisё dhe ofron njё perspektivё stabiliteti dhe mirёqenie, e cila, pёr shembull, u bё realitet nё rastin e Koresё sё Jugut.

Pavarёsisht propagandёs sё Rusisё, qё e denigron Perёndimin si tё degjeneruar, tё varfёr, nёn sundimin e “fuqisё sё dreqit”, ose pa tё ardhme, refugjatёt dhe emigrantёt ekonomikё nga Jugu i Globit priren drejt Europёs dhe Amerikёs sё Veriut, jo drejt Rusisё.

Aktualisht, me bashkёfajёsinё e Bjellorusisё dhe ndihmёn e vullnetshme tё saj, Kremlini pёrfiton nga emigrantёt kryesisht tё Lindjes, qё kёrkojnё njё jetё mё tё mirё nё Europё. Ai mundёson dhe i kthen nё armё kёta emigrant, jo pёr sulme rashiste hibride kundёr Bashkimit Europian dhe NATO-s. Qёllimi ёshtё ta destabilizojё Europёn dhe ta minojё demokracinё duke i kthyer votuesit drejt populistёve dhe autokratёve tё djathtё,pro Kremlinit.

Deri nё sulmin rus ndaj Ukrainёs, ҫdo vit 100- 400 mijё emigrantё vinin nё vit nё Rusi. Por pothuajse pёrjashtimisht tё gjithё ata vinin nga vendet mё tё varfёra pas-sovjetike (CIS, Bashkёsia e Shteteve tё pavarura), qё nga Moldavia dhe Armenia deri tё Taxhikistani deh Kirgizistani. Numri i gjithё emigrantёve nga vendet jo pas-sovjetike (jo tё CIS), ishte i pandjeshёm. Ai varionte nga 10-50 mijёҫdo vit. Ҫdo fluks  pёrmbajtёsor nga emigrantёt jo tё CIS, rreth dy mijё, vinin nga shtetet ende komuniste tё Kinёs Popullore dhe Vietnamit.

Nuk kishte refugjatё nga Siria mike, as nga Afganistani pranё, qё e konsiderojnё Rusinё (ose Bjellorusinё) njё destinacion jo tёrheqёs. Ata e kuptojnë se do të ishte shkëmbim i një autokracie të njohur për një të huaj, që do të thotë perspektiva edhe më të këqija për të arritur një standard jetese normal (pra të ngjashëm me Perëndimin).

Pёrkundrazi, pas sulmit tё Rusisё mbi Ukrainёn, njё milionё rusё e lanё atdheun e vet, nga frika  e paqendrueshmёrisё, varfёrisё dhe pasigurisё.

Le tё flasё paraja

Rusia po shpenzon rreth njё milliard dollarё nё ditё pёr luftёn qё vazhdon, qё shkakton, pёr ҫdo ditё, gjysёm miliardё dollarё dёme nё Ukrainё. Gjatё muajve tё fillimit tё invazionit rus, me gjithё sanksionet, ҫdo ditё Kremlini vazhdonte tё merrte nga Europa njё miliardё dollarё si pagesё pёr naftёn dhe gazin. Kёshtu, regjimi rashist mund ta pёrballonte lehtё luftёn shkatёrruese nё Ukrainё.

Sidoqoftё, nga mesi i vitit 2022, fluksi ditor i petrodollarёve u tkurr nё dy tё tretat ose mё 0.3 miliardё dollarё. Pёr ca kohё, kjo nuk bie nё sy, sepse Rusia ka fondin kombёtar tё pasurisё nё bankё, me 200 miliardё dollarё (gusht 2022).

Po ta shpenzonte presidenti rus kёtё pasuri financiare pёr popullin e vet, ҫdo qytetar rus do merrte njёҫek prej 150 dollarёsh nёҫdo dy ditё, ose 2200 dollarё nё muaj, dmth 27 mijё dollarё nё vit. Njё familje prej katёr anёtarёsh, me dy fёmijё, mbi pagat e tyre, do merrnte 108 mijё dollarё nё vit! Ndёrkohё, paga mujore mesatare ёshtё rreth 800 dollarё, nё ditёt e sotme. Duke e marrё familjen katёr anёtarёshe tё sipёrpёrmendur si referencё, Kremlini shpenzon pёr luftёn tri herё mё shumёse sa tё ardhurat mesatare pёr njё anёtar familje, nё njё familje relativisht ekonomiqare.

Njёkohёsisht, njё e pesta e rusёve (28 milionё) nuk kanё ende banjo brenda shtёpisё ose ujё tё rrjedhshёm. Pёr mё tepёr, 3400 shkolla ruse nuk kanё banjo nё ndёrtesat e tyre. Shpenzimet pёr ndёrtimin e njё banjoje tё mirё cilёsore nё Rusi kapin shumёn 14 mijё dollarё. Prandaj, 5o milionё dollarё do mjaftonin pёr ta zgjidhur problemin sanitar nё tёrё gllubinkёn (Rusinё provinciale) duke e pajisur ҫdo shkollё ruse me njё banjo si duhet. Kёto shpenzime janё sa shpenzimet pёr njё orё luftё qё bёn Rusia nё Ukrainё.

Por, mbase, duke kursyer pёr popullin e vet, Rusia furnizon me ndihmё zhvillimore vendet e varfёra dhe mike nё Jugun e Globit. E bёn ajo kёtё? Para sulmit rus nё Ukrainё, Kremlini kish ndarё njё miliardё dollarё pёr kёtё qёllim,ҫdo vit. Prandaj, pёr ҫdo ditё, Rusia shpenzon aq shumё pёr luftёn sa do shpenzonte duke ndihmuar vendet e varfёra nёnjё vit. Ҫmimi i luftёs pёr Rusinё, pёr tёrёvitin,ёshtё aq shumё sa Rusia do mund tё shpenzonte pёr miqtё e vet jo perёndimorё pёr tre shekuj e gjysёm rresht.

Nё tё njёjtёn kohё, Perёndimi- ose vendet e OECD- shpёrndajnё 186 miliardё dollarё pёr ndihmёn zhvillimore nё vit.

Finlanda, me popullsi 28 herё mё tё vogёl se Rusia, jep ndihmesё pёr kёtё qёllim rreth 1.5 miliardё dollarё ose 50 % mё shumё se sa Federata e fuqishme ruse me 11 zona orare.

Rusia pёlqen ta kritikojё Britaninё dhe SHBA si “bёrthama tё kalbura” tё “njё milirdёshit tё artё” botёror, egoist. Por tё dy vendet, japin njё ndihmё zhvillimore, pёrkatёsisht, 15 herё dhe 50 herё mё tё madhe se Rusia pёr Jugun e Globit.

Nё se, nё tё vёrtetё, Moska bёn kaq shumё pak pёr 7 miliardёt qё jetojnё nё varfёri nё botёn jashtё perёndimit, kush atёhere pёrfiton nga e tёrё kjo pasuri? Pёrgjigjia ёshtё: “rusёt e rinj” ose i pasuri i ri rus. Cilёt janё ata? Shoqёria ruse  ёshtё njё piramidё shkallёsh. Ndarja bazike etno racionaleёshtёajo ndёrmjet rusёve etnikё dhe qytetarёve etnikё jo rusё. Ata qё jetojnё nё pjesёn europiane tё vendit, e shohin veten mё tё mirё se ata ‘tё mёrguar” nё pjesёn mё pak mikpritёse por mё tё madhe aziatike, qё pёrbёn mё shumё se tre tё katёrtat e tёrё territorit tё vendit. 

Ky pёrdallim ndёrmjet zonave urbane dhe atyre provinciale komplikohet me qytetet qё duken si fshatra. Nё letёr, tre tё katёrtat e rusёve jetojnё nё qytete dhe metropole. Por nga pikёpamja ruse e gjёrave, vetёm Moska dhe Shёn Petersburgu mund tё quhen “qytetet tё vёrteta”. Me 21 milionё dhe 6 milionё banorё pёrkatёsisht, nё zonat e tyre urbane qё tё dy, kryeqyteti i tanishёm dhe i dikurshёm bёjnёҫerekun e popullsisё sё vendit. Moskovitёt dhe petёrsburgasit, tё mbledhur bashkё, pothuajse barazojnё popullsinё aziatike prej 37 milinёsh.

Jetesa nё njёrin nga dy qytetet, shijimi i posteve tёrenditura mirё, plotёsisht alfabetё nё rusisht dhe nё lutjet ndaj zotit ortodoks,janё hapi i parё pёr t’u bёrё pjesё e elitёs ruse. Ajo qё vjen pas,ёshtë një ngjitje e frikshme vertikale socio-ekonomike përmes një labirinti pothuajse të pamundur drejt pushtetit, të mbushur me rreziqe kriminale dhe politike. Maja e piramidёs ёshtё e mprehtё dhe e vockёl. Nё Rusinё Cariste, elita e fisnikёve shkonte deri nё 1.2 milionё njerёz, ose plot 1 % e banorёve nё Perandorinё Ruse tё atёherёshme. Elita e sotme politike dhe ekonomike, pёrfshi edhe familiarёt e tyre, numёron jo mё shumё se 4000 vetё ose vetёm 0.003 % tё popullsisё ruse prej 145 milionёshe. 

Por motorёt dhe tundёsit e vёrtetё janё 1000 kryefamiliarёt meshkuj. Gratё nuk mirren nё konsideratё. “Vlerat tradicionale” dmth patriarkale, mbizotёrojnё sistemin dhe rregullat e tij, si  njё shembull pёr t’u ndjekur nga e tёrё bota.

Kёta alfa meshkuj tё biznesit, politikёs dhe ushtrisё pёrbёjnё “njё mijёshen e artё” tё Rusisё neoimperialiste. Rashistёt e bindur qeverisin dhe zotёrojnё vendin. Kёta individё, shёrbimet dhe kompanitё e tyre drejtojnё Rusinё dhe i mundёsojnё presidentit rus tё pёrcjellё luftёn e tij tё qenёve kundёr Ukrainёs. Gara e vёrtetё pёr pushtet dhe ndikim, duke u bërë e kuqe në kthetra dhe dhëmb, ndodh vetёm midis kёtyre “njё mijё tё artёve”. Njё qen i vetёm i majёs nё krye tё tufёs, ose presidenti rus, i mban tё gjithё “njё mijё tё artёt” nёn kontroll, nёҫdo kohё. Po ndalove sё lёvizuri, mbetesh i vdekur bashkё me familjen tёnde. Ҫdo anёtar i tufёs ёshtё gati ta shqyej fytin e tjetrit. Ҫdo njёri pretҫastin kur mund t’i vijё rasti ta zёvёndёsojё qenin e kreut. Nuk mbahen pengje.Mosprit mёshirё nё betejёn e vazhdueshme pёr fronin. Ёshtё bota e pasurive stratosferike dhe e jetёs sё lakmueshme me para tё vjedhura nga pjesa tjetёr e rusёve. Për ta jetuar, duhet të luash bixhoz me jetën tënde dhe të të afërmve të tu.

Me kёtё luftё nё Ukrainё zari ёshtё hedhur sёrish. Prit atё qё nuk pritet nё Rusi, por jo mё shumё se njё riorganizim nё kreun e vendit.

Rusia: E ardhmja e vetёm e botёs?

Pasi Kremlini urdhёroi sulmin mbi Ukrainёn, Perёndimipothuaj menjёherё i vuri sanksione mijёshes sё artё ruse. Emrat e tyre u mblodhёn si duhet dhe u bёnё tё njohur nё shumё regjistra reference interneti. Ato imitojnë katalogët e fisnikërisë së viteve të shkuara. Por atёheretitujt e fisnikërisё mjaftonin ndёrsa tani duhet noteri. Nё kohёn e tashme lista e individёve tё sanksionuar mbulon nё rritje familiarёt e mijёshes sё artё dhe kёshilltarёt, duke numuruar rreth 10000 vetё. Pёr mё tej, 17000 nga ndihmёsit dhe bashkёpunёtorёt e mijёshes rashiste tё artё, me rёndssi dytёsore, janё nёn hetim pёr tё vendosur sanksione pёr veprimtarinё dhe krimet e tyre.

Me luftёn nё Ukrainё, mijёshja e artё, e prirё nga presidenti rus, ka marrё pёrsipёr tёkritikojё ‘miliardin e artё”, duke menduar pak pёr fatin e hidhur tё popullsisё ruse nё tёrёsi ose tё 7 miliardё njerёrzve nё mbarё Jugun e Globit.

Sipas sunduesit tё Kremlinit, jeta ёshtё e mbivlerёsuar. Lufta atomike dhe shkatёrrimi i botёs ёshtё i mirё, bashkё me tё, sepse nё kёtё vijё mendimi tё gjithё rusёt (ortodoksё) do shkojnё nё parajsё, ndёrsa tё tjerёt (‘tё pabesёt’ jo ortodoksё) do vdesin si kafshё.

Kisha Ortodokse Ruse ёshtё plotёsisht dakord dhe e mbёshtet qytetёrimin rashist tё vdekjes tё Kremlinit. Sipas patriarkut tё Moskёs, kushdo qё e kundёrshton persidentin rus dhe luftёn e tij, i pёrket “fuqise sё dreqit”.

Tё shpresojmё qё miqtё pa mend tё Rusisё (apo ‘budallenjtё e dobishёm’) nё Jugun e Globit tё mbajnё shёnim. Kremlini nuk kujdeset  aq pёr ta, pёr 7 miliardё tё varfёrit qё shpresojnё pёr njё jetё mё tё mirё (si mё tё mirёn nё Veriun e Globit). Mijёshja e artё ruse e tepёron me Jugun e Globit pёr nevojat e propagandёs. Ndёrkohё, mijёshja e artё ruse ёshtё plotёsisht dakord me presidentin rus qё Rusia e ka tё drejtё natyrore tё jetё superfuqi dhe qё bota nuk vlen tё ekzistojё, nё se ajo nuk lejon njё perandori tё madhe ruse.

Eventualisht, i gjithё globi duhet tё shohё dritёn dhe t’i bashkohet Rusisё Nёnё tё Lumnueshme, kёtij vendi tĝpёrbotshёm, me kufij tё pafund, si dikur e njё kohё e planifikoi Zoti Lenin. Dmth njё botё e gjitha ruse, qё e pёrfyturon ideologjia neoimperialiste e rashizmit.

Maj 2023

Pёrktheu Bardhyl Selimi, 8 maj 2023

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Dronët Bayraktar të blerë nga Kosova, jehonë të madhe në mediat e rajonit (video)
Next post <strong>Rikthimi i Bashës dhe Partia Demokratike   në pushtet pas 14 Majit 2023</strong>