Rikthimi i Bashës dhe Partia Demokratike në pushtet pas 14 Majit 2023
Nga Skënder Sadri KAPITI
Vetting-u juridik e politik dhe shpalljet non grata do i thyejnë brinjët “Trekëndeshit të Bermudës”.
Rikthim i Bashës dhe PD në pushtet pas 14 Majit 2023 si dhe rikthimi në PD i të dëbuarve dhe i atyre të vetëlarguave nga PD, rikthimi i atyre që kanë kundërshtuar e që janë të persekutuar nga regjimi komunist dhe i atyre të ripersekutuarve nga regjimi autokratik e falsodemokratik i berishizmit. Pas zgjedhjeve të 14 Majit në PD duhet të rikthehen demokratët e mashtruar nga Foltorja dhe demokratët e vertetë proamerikanë që kanë mbështerur Vetting-un, ata që kanë kërkuar lustracionin dhe dekomunistifikimin e PD, politikës dhe të dhe të vendit.
DHE KJO KËRKON QË TË RIKTHEHET BASHA NË KRYE TË PD, PASI AI KA MERITËN SE FILLOI TË ZBATOJË DHE QË ËSHTË DHE REFORMATORI I PARTISË DEMOKRATIKE.
Zgjedhjet vendore të 14 Majit janë zgjedhje inerciale dhe të radhës. Ato janë për qeverisje vendore dhe nuk janë politike.Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, dhe zgjidhja politike është largimi nga pushteti i Edi Ramës së bashku me dy të tjerët, Metën e Berishën.Këta dy të fundit tashmë duket sikur nuk kanë ikur ,por ama janë non grata , të padëshiruëshëm nga publiku së bashku me Edi Ramën i cili po bëhet gati që të vetëlargohet ndoshta duke mos pritur kur t’i vijë shpallja “non grata” edhe atij.
Pas zgjedhjeve të 14 majit fillon rënia e lirë e “Trekëndëshit të Bermudës”.
Rikthimi i Bashës.
Vizioni i Bashës dhe Elitës së Re politike të PD-së është: ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor; lufta kundër sistemit të korrupsionit dhe cmontimi i tij; ndarja e Shqipërisë me të shkuarën komuniste dhe me tranzicionin, aleanca dhe partneriteti me SHBA; zhvillimi e mirëqënia si dhe integrimi i Shqipërisë. Këto e kompletojnë Bashën si politikanin model demokracie dhe si reformtorin vizionar për të bërë ndryshimin në Shqipëri.
Prandaj Basha nuk nuk ka ikur, sepse nuk ka arsye për të ikur.
Duhet të ikin e të largohen të tjerët: korrupsioni, non grata-t dhe “Trekëndëshi i Bermudës”.
Në këtë rrugëtim për ndryshimin Basha, Alibeaj dhe PD institucionale kanë mbështetjen e SHBA-ve, të aleatit strategjik të shqiptarëvë. Në vënd që demokratët të ishin më të bashkuar për të ndëshkuar regjimin e sotëm në pushtet, PD-ja sot është ndarë dhe e përcarë si kurrë ndonjëherë.Dhe autorësinë për këtë gjëndje e kanë interesaxhinjtë dhe ata të cilët PD e kanë dashur vetëm për interesa personale dhe si mjet e vegël politike për ta shfrytëzuar e përdorur PD -në si mburojë dhe avokati politike, dhe ata janë në krye te Foltorja.
Pas konsumimit të Foltores, pas 14 Majit 2023 ajo ose mund te formojë parti të re ose të shkrihet te Partia e Ilir Metës, dhe pas këtyre zgjedhjeve pritet dhe vjen edhe natyrshëm që demokratët e vertete patriotë e nacionalistë do fuqizojnë Partinë Demokratike institucionale euroatlantike si forcë politike e cila do të fitojë pushtetin.
Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 nuk japin zgjidhje politike,dhe zgjidhja politike është domosdoshmëria e duhur, pasi burimi i të gjitha dështimeve dhe të krizave në Shqipëri vijnë nga keqqeverisja e Ramës.
Zgjidhja politike duhej të kishte ardhur me 25 prill 2021.
Po ta shikosh me urtësi, me paanshmëri dhe nën prizmin e një analisti objektiv por edhe prej një politikani i cili e njeh por që më shumë e pranon realitetin nuk është e vështirë për të konkluduar se Basha në zgjedhjet parlamentare në Prill të vitit 2021, ai arriti një rezultat spektakolar në ato zgjedhje, aq sa, edhe sikur ta zëmë se ishte humbje, ajo “humbje” në ato zgjedhje, ishte një “humbje” shumë, shumë minimale.
Pra, kjo humbje në fakt ishte rezultat i një manipulimi e rrëmbimi te fitores së PD dhe Bashes nga pushteti i Ramës, dhe po të mos kishte qenë edhe apatia, indiferenca djallëzore, hipokrizia e ishfunksionarëve , ishpolitikanëve dhe dalja kundër Bashës edhe e nja 2- 3 partizave politike si devijnca të PD-së të cilët pastaj iu bashkangjitën dhe u grupuan në Foltoren e Berishës pas shpalljes së tij “non grata”, pushteti i Ramës, do ta kishte pasur të veshtirë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.
Pas këtyre zgjedhjeve të manipuluara opozita dhe Basha filluan dhe me siguri që do t’i denonconin ato dhe do të këkonin zgjidhje politike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Dalja e foltores i dha një goditje të rëndë Partisë Demokratike, pasi Foltorja në aleancë me LSI të Ilir Metës dhe në hije edhe me rilindjen e Edi Ramës përdorën të gjitha energjitë e trillimeve,sajesave, akuzave,intrigave e shpifjeve kundër Bashës dhe madje edhe kundër SHBA-ve, gjë që vazhdon edhe ne fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që mbahen me 14 maj 2023.
Komploti kundër Bashës u pa dhe u evidentua edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku “Trekëndëshi i Bermudës” komplotoi kundër Bashës dhe Partisë Demokratike me qëllim asgjësimin politik të PD-së institucionale dhe të kapjes së saj nga Foltorja.
NË KURTHIN E KËTIJ KOMPLOTI ANTIBASHA RANË MJERISHT EDHE SHUMË DEPUTETË TË PD-SË TË CILËT NXITIMTHI I KËRKUAN BASHËS DORËHEQJEN PËR HUMBJEN PËRBALLË ATIJ KOMPLOTI ANTIPD E ANTISHBA QË BËRI POLITIKA E VJETËR DHE KORRUPSIONI.
Pastaj ky komplot vazhdoi me zvarritjen e marrjes së vendimit gjyqësor për ligjësimin si PD , Partinë Demokratike zyrtare dhe jo Foltoren.
Ky komplot antiBasha e antiPD vazhdon edhe në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve vendore, ku foltorja në aleancë me LSI janë shkrirë te njëra tjetra, dhe të gjithë sulmet e bateritë i konsumojnë kundër Bashës, Alibeajt e PD-së zyrtare.Por pas 14 Majit 2023 fillon rënien e pashmangshme .
Këtë betejë kundër “Trekëndëshit të Bermudës” , cmontimin e tij e kishte dhe është projekt e mision i nisur nga Basha.
Average Rating