Miroslav Lajçak pas takimit me Bislimin: Ramë dakord për hapat e ardhshëm
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar rreth të gjitha aspekteve të ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në anën tjetër edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me anë të një postimi në platformën “X”, tha se gjatë takimit u diskutua për takimin e 26 tetorit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me liderët e BE-së.
Ai theksoi nevojën e zbatimit të plotë dhe pa parakushte të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, të arritur në Ohër.
“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.
I just met with First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik to follow up on the recent meeting with European leaders in Brussels and the need for full implementation of the Agreement on the Path to Normalisation without delay or preconditions. We also agreed on next steps. pic.twitter.com/Jc151JUvRS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 6, 2023
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...

Average Rating