Mitrovicë e Veriut: Erden Atiq zyrtarisht kryetar i Komunës
Erden Atiq, sot bëri betimin në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriu, një procedurë kjo solemne, për të marrë detyrën si kryetar komune.
“Unë, Erden Atiq, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha Atiq në deklaratën e betimit.
Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet lokale të 23 prillit, pasi të njëjta u bojkotuan nga serbët lokalë, në këtë seancë e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.
Situata në këtë komunë ishtë e qetë ku ka nivel të shtuar të prezencës së institucioneve të sigurisë. Gjithashtu, interesimi i mediave ishte tëpër i madh për ta ndjekur këtë ceremoni.
Për herë të parë, në ndërtesën e komunës është vendosur edhe flamuri i Kosovës.
Erden Atiq do të jetë i pari kryetar që jep betimin, nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.
Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Këto komuna kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë pjesë dhanë dorëheqje nga vendet e punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating