Moisiu, Meidani, Topi, Majko e Pacolli vizitë të akuzuarve në Speciale

Read Time:1 Minute, 51 Second

Iniciativës së ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që t’i bëjë bashkë ish presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë, për t’u bërë një vizitë ish krerëve të UCK-së, që po mbahen si të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë, i janë përgjigjur pozitivisht vetëm ata nga Shqipëria. Vizita do të realizohet me 29 shtator.

Pjesë e këtij udhëtimi, do të jenë edhe ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si edhe ish kryeministri Pandeli Majko.

Por nga Kosova, përveç ish presidentit Pacolli që është edhe iniciues, ftesës për një vizitë të tillë, nuk i janë përgjigjur pozitivisht as ish presidenti Fatmir Sejdiu dhe as ish presidentja Atifete Jahjaga.

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në mënyra të ndryshme, kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij udhëtimi dhe takimi, me ish drejtuesit të shtetit të Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish presidentit Pacolli, në deklarim për RTKlive, thotë se ish presidenti Sejdiu e ka konfirmuar ftesën, por e ka refuzuar udhëtimin, për arsye  të ndryshme.

“Por, ish presidentja Jahjaga, e ka injoruar tërësisht këtë iniciativë duke mos kthyer kurrfarë përgjigje, pavarësisht se jemi munduar ta kontaktojmë në të gjitha mënyrat”, thotë Zyberaj për RTKlive.

Ai deklaron se e kanë të konfirmuar se ish presidentja Jahjaga e ka pranuar letrën, por përgjigje nuk ka kthyer.

E në letrën në formë ftese, pasi shpjegohen rrethanat që çuan në krijimin  Dhomave të Specializuara, ish presidentja Jahjaga ftohet të jetë pjesë e këtij udhëtimi, për arsye që tejkalojnë çfarëdo pozicioni politik.

“Si hap i parë, ju ftoj që të gjithë ne, që kemi shërbyer si presidentë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, së bashku të realizojmë një vizitë në Hagë, për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish kryetarët e Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin, i cili ishte kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, si dhe të paraburgosurit e tjerë që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë”, shkruan ndër të tjera në këtë ftesë prej dy faqesh.

Në këtë letër është parashikuar që kërkesa të bëhet në fund të gushtit në mënyrë që vizita të realizohet në javën e fundit të muajit shtator.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ardita Sinani: Ndihem e nderuar për detyrën e marrë si Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Next post AAK përkrah emërimin e Ardita Sinanit, këshilltare politike për Luginën e Preshevës