Mos t’a lëmë Albin Kurtin vetëm

Read Time:1 Minute, 38 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët SOT duhet ta mbështesin fuqishëm Albin Kurtin ashtu sikurse edhe që e kanë mbështetur në kohën e duhur edhe Ibrahim Rugovën, edhe UÇK-në.

Sot të gjithë shqiptarët e vërtetë dhe patriotë duhet të mbështesin interesin kombëtar, duhet të jenë në mbështeje të politikës dhe qeverisë aktuale të Albin KURTIT, pasi realisht dhe  aktualisht KURTI dhe qeveria e Kosovës janë në anën e duhur të historisë dhe të interesave jetike të shtetit të Kosovës përballë politikës  dhe diplomacisë agresive antishqiptare të Serbisë e Rusisë por edhe të aleatëve të tyre në Perendim qofshim ata politikanë, qarqe politike, negociatorë  por edhe diplomaci shtetërore të disa vëndeve të BE-së që po mbështesin Serbinë.

Sot Kosova ka nevojë për unitetin gjithshqiptar. Shqiptarët kudo në botë të bashkohen për interesin gjithkombëtar, të bashkohen me të gjitha forcat, energjitë dhe me gjithcka kanë për të mbrojtur Kosovën nga djallëzitë, intrigat, kurthet dhe pabesitë e armiqve të saj. Shqiptarët të bashkohen edhe kundër pseudomiqve që po rezultojnë miq fallco dhe të pasinqertë  të cilët po dalin miq të Serbisë ashtu sic në të vërtetë kanë qenë gjithmonë proserb.

Shqiptarët të bashkohen  për t’a mbrojtuar Kosovën edhe nga halabakëria, korrupsioni dhe nga mercenarizmi,korrupsioni dhe tradhtia e shqipfolësve.

Europa dhe perendimi po shpërblejnë genocidin serb, po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar brënda saj një minishtet serb pas të ashtuquajturit Bashkësi e Komunave me shumicë serbe.Shikoni se cfarë presioni e kushte kapitulluese i vendosin Kurtit dhe Kosovës këta farë emisarësah shqiptarofob dhe serbofilësh si  Borell, Lajçak  por  edhe emisari nga Amerika si p.sh.  Gabriel Escobar i cili vazhdimisht dhe pandërprerë ka mbështetur Serbinë dhe  botën serbe pasi gjithmonë ai ka goditur  Kosovën për interesa të Serbisë duke bërë presion për formimin e minishtetit serb brënda Kosovës.

Nga Skënder KAPITI, Durrës

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në Rahovicë të Preshevës, sot u mbajt Akademia përkujtimore e dëshmorëve kombit të UÇPMB-së
Next post Lulzim Basha: Mos futja në agjendë të KiE është goditje ndaj Kosovës