Në Rahovicë të Preshevës, sot u mbajt Akademia përkujtimore e dëshmorëve kombit të UÇPMB-së
Nën organizimin e OVL-UÇPMB–së në Preshevë, sot u mbajt Akademi përkujtimore e dëshmorëve kombit të UÇPMB-së
Beteja më e Lavdishme e Rahovicës faktorizoi dhe alarmoi faktorin kombëtar për ekzistencën e një dege të rëndësishme, pjesë e trungut kombëtar shqiptar – shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ajo vuri në pah shumë gjëra, e veçanërisht shpirtin e lirisë dhe atdhedashurisë së shqiptarëve të Preshevës, por edhe solidarizim dhe vetmohim për një ditë demokracie e lirie.
I përkulemi secilit nga dëshmorët e rënë, fëmijëve dhe pasardhësve të tyre që kanë dhënë gjënë me të shtrenjtë – JETËN e tyre vetëm e vetëm që ne, sado pak, të gëzojmë kto pak të drejta që kemi.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lidhur me këtë rast, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, znj. Ardita Sinani është prononcuar me një postim:
Kandidatja për kryetare të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me bashkëpunëtorë e kandidat nga Lista “PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – ARDITA SINANI”, mori pjesë në tubimin manifestiv për nder të 14 majit, kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë
Postimi i plotë i znj. Sinani
Kisha nderin sot të marr pjesë në tubimin manifestiv në Rahovicë për nder të 14 majit, kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Lufta e armatosur e UÇPMB dhe e popullit shqiptar të Luginës ishte luftë e drejtë dhe luftë për barazi, drejtësi e liri.
Nderimi e lartësimi i veprës dhe idealit të dëshmorëve tanë merr kuptimin e tij të plotë kur bashkë punojmë me MENDJE dhe ZEMËR pandalshëm për jetësimin e qëllimeve të tyre.
Në MENDJE t’i kemi gjithmonë veprat e të rënëve për liri.
Në ZEMËR t’i kemi përherë bijtë e bijat tona!
Average Rating