Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi te armatimit në rrethinën e Zveçanit

Read Time:1 Minute, 25 Second

Në një operacion policor, në veri të vendit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit në rrethinën e Zveçanit, në afërsi të Urës së Hekurt.

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, dhanë detaje për armatimin e konfiskuar në rrethinë të Zveçanit

“Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit në afërsi të Urës së Hekurt. Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë”, tha Hoxha.

Hoxha ka thënë se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Kreu i Policisë bëri të ditur se në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se bastisjet janë kryer në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudares.

 “Grupet terroriste kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, pikë së pari ndaj Policisë së Kosovës, por pa kursyer edhe të tjerët”, deklaroi Sveçla.

“Ky grup i armëve është mbetje e grupeve terroriste të udhëhequra nga Millan Radojçiq e të dirigjuar e mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, shtoi ministri Sveçla.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Pas takimit, Kurti: Jam i gatshëm për të diskutuar datën e zgjedhjeve
Next post Në Rahovicë të Preshevës, sot u mbajt Akademia përkujtimore e dëshmorëve kombit të UÇPMB-së