Motivet dhe argumentet  bindëse të Skënder Kapitit për rikthimin e Lulzim  Bashës

Read Time:4 Minute, 13 Second

Nga Florjan Reshiti

Unë e ndjek politikën si dhe lexoj gazetat e shikoj emisionet politike në Shqipëri dhe në Kosovë,  lexoj gazetën “Bota Sot” te e cila gjen të botuara shkrime të Kapitit dhe të mjaft analistëve e intelektualëve potentë nga Shqipëria,Kosova e diaspora të cilëve Tirana u ka vendosur embargo sepse mediat,pushteti e paraja në Shqipëri janë bashkë. Kapiti ka mbështetur Bashën  , dhe këtë edhe për një fakt tjetër shumë të rëndësishëm,  pasi ai beson te   Basha si politikanin më Kosovëdashës në Shqipëri krahasuar me të tjerët, pasi Kosova ka aq shumë nevojë për mbështje të sinqertë nga Shqipëria.

Atë se cfarë unë kam konstatuar shikoj se: shkruajnë, dalin në televizione  e flasin po ata të cilët kanë privatizuar e marrë peng mediat, janë po ato fytyra të vjetra të konsumuara që u shërbejnë me servilizëm politikës e pushtetit, pra shumica e tyre janë mercenarë dhe janë bërë të neveritshëm sic me të drejtë deklarohen dhe thonë publiku.

Te ato , te shumica e tyre në Shqipëri mediat janë palë dhe jetojnë me lëmoshë  dhe nën hijen e parasë e të pushtetit; vihet re se ata ua mbyllin dyert cdo ideje e të reje politike, të ndryshimit e prograsit.Ata janë ndarë dhe anojnë dukshëm dhe turpshëm në kahjen nga u vjen paraja e materialiteti.

Kështu ka ndodhur edhe me Partinë Demokratike dhe me Lulzim Bashën , ku ata u vunë nën akuza, shpifje, komplote  e intriga nga e gjithë elita politike e vjetër, nga korrupsioni e krimi politik e institucional; u vunë nën presion nga drejtësia por edhe nga ajo që mediat shqiptare e televizionet, Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës atyre u është vënë   embargo, dhe aktviteteve të saj u është bërë eklipsim mediatik.

Edhe ata të cilët deklarohen kundër  Berishës, Metës e Ramës, të cilët janë të rralllë, ajo që vihet re është fakti se mediat dhe televizionet nuk përkrahin dhe nuk argumentojnë motivet dhe arësyet se përse Basha duhet të rikthehet, pra nuk përkrahin  meritën dhe  të renë, vizionin dhe zgjidhjen më të mirë për të tashmen , të duhurën dhe domosdoshmërinë.

Pothuajse vetëm te opinionisti Skënder Kapiti  gjen atë se ai jo vetëm se është kritik kundër së vjetrës dhe politikës së tranzicionit në tërësi, por te ai gjen motivet dhe arësyetimet  bindëse , vlerësuese me logjikë , me argumente e fakte që justifikojnë më së miri dhe sakt dmosdoshmërinë dhe të duhurën që i duhet shqiptarëve për të bërë ndryshimin.

Unë në internet gjeta shumë shkrime të tij , ku shumë heret madje edhe para zgjedhjeve të vitit 2021 ai paralajmëronte se Basha do të përballet ashpër me të gjithë politiken e vjetër të korrupsionit e të tranzicionit ku atë politikë ai e quante Trinomi i së Keqes. Kapiti paralajmëronte se Bashën dhe të renë demokratike do luftoheshin  nga elita dhe establishmetiti i politikës së vjetër në PD  në aleancë me Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Ai ka kundershtuar ashpër në kohë bashkëqeverisjen e Berishës me Metën në vitet 2009-2013 duke  paralajmëruar se kjo do u kushtojë shumë shtrenjt demokratëve, dhe ajo ndodhi në zgjedhjet e vitit 2013 ku PD humbi thellë, dhe në mënyrë katastrofike humbi përsëri në zgjedhjet vendore me 14 maj 2023 kualicioni “Bashkë Fitojmë “që Kapiti e quan “Kualicioni i Humbësëve” Foltore- LSI.

Skënder Kapiti në shkrimet e tija ai argumentonte se përse Basha dhe Elita e re politike në PD sulmohej nga politika e vjetër në një shkrim të tij me titull:“Ja përse e mbështes Lulzim Bashën” , dhe argumentonte realisht dhe bindshëm ku e quante Bashën Reformator të PD-së dhe që i shërben reformimit të politikës shqiptare dhe nxjerrjen e PD dhe të Shqipërisë nga tranzicioni. Kapiti  u drejtohej j demoksatëve duke kërkuar ndërgjegjsim dhe për mbështetje të demokratëve për këtë.

Ai në mënyrë intuitive, analitike e argumentuese  paralajmëronte dhe porosiste heret pikërisht ato të cfar u zhvilluan dhe ndodhën edhe tani si ku ai deklaronte se: dalja e Foltores ka goditur rëndë PD-në dhe opozitën dhe do i zgjasë kohën e agonisë së regjimit të Edi Ramës; ka paralajmëruar demokratët dhe opozitarizmin se pa mbështetjen amerikane PD nuk vjen në pushtet; ka parlajmëruar  dhe zbuluar në kohë të gjitha intrigat dhe kurthet që do i bëhen dhe në fakt që i janë ngritur Bashës për ta asgjësuar atë politikisht për faktin se politika e vjetër në Shqipëri e konsideroninatë Bashën si kërcënim pasi ai  do bëjë ndryshimin; ai ka argumentuar dhe faktuar edhe vizionin dhe misionin e Bashës për ndryshimin; luftën kundër korrupsionit dhe për cmontimin e sistemit të tij dhe të politikës së vjetër; dekriminalizimin dhe dekomunistifikimin e politikës dhe të vëndit; nxjerrjen e Shqipërisë nga bataku i tranzicionit; dekriminalizimin e politikës e të drejtësisë,Vettingun dhe pastrimin e politikës nga individë me të shkuar komuniste, me rekorde korrupsioni  dhe nga ishsipunët e sigurimit; si dhe faktin se Basha kishte dhe ka mbështetjen e SHBA-ve si parner i besueseshëm , gjë të cilat koha i vertetoi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kurti: Qeveria sot ka miratuar mbështetje për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Next post Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike