Kurti: Qeveria sot ka miratuar mbështetje për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Kryeministri Kurti ka njoftuar për të gjitha vendimet që janë miratuar sot nga ana e Qeverisë, ndërsa ka potencuar se është votuar edhe mbështetja për Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Postimi i Kryeministrit Kurti
Në mbledhjen e 143-të të Qeverisë:
Miratuam Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe avancimin e bashkëpunimit me NATO.
Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, formuam Këshillin Ndërministror për Kontroll të Duhanit.
Mbyllëm Emergjencën e Shëndetit Publik pas betejës me pandeminë Covid-19.
Ndamë mjete buxhetore për:
-Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit;
-Zbatimin e masës 4.4 – Mbështetja e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike, masës 4.5 – Mbështetja e Mërgatës, si dhe 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Miratuam nismën për negocimin e marrëveshjeve financiare trepalëshe me Bashkimin Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027 me Republikën e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malin e Zi.
Kërkuam nga Presidentja dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”.
Miratuam nismën për Marrëveshje Bashkëpunimi Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Banglladeshit.
Për programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”, miratuam Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
Average Rating