Ndahet nga jeta Dr. Daut Dauti
Të dashur familjarë të Dr. Daut Dautit,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Daut Dautit, një emër i nderuar i dijes, historisë, gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, por mbi të gjitha një njeri që la gjurmë të çmuara në kujtesën dhe zemrat e atyre që e njohën. Në këto çaste të rënda, fjalët duken të vogla përballë dhimbjes së një familjeje që përcjell sot për në banesën e fundit një njeri të dashur e të respektuar.
Do të doja me gjithë shpirt të isha sot pranë jush, të hidhja edhe unë një grusht dhe mbi varrin e tij dhe t’i jepja lamtumirën e fundit në vendlindjen që aq shumë e deshi. Por largësia dhe angazhimet e punës në Londër nuk ma mundësojnë të jem fizikisht aty. Megjithatë, besomëni, mendimi, dhimbja dhe respekti im janë sot me ju, në Gjilan e në Kokaj, pranë familjes dhe pranë kujtimit të Dautit.
Ndonjëherë largësia e trupit nuk është largësi e shpirtit. Sot jam me ju në heshtjen tuaj, në lutjen tuaj dhe në atë grusht dhe që nuk mundem ta hedh vetë, por që e hedh me zemër.
Dr. Daut Dauti do të mbetet në kujtesën tonë për veprën e tij, për fjalën e shkruar, për kontributin e tij dhe për gjurmën që la në jetën shqiptare.
Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella familjes Dauti, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që sot e përcjellin me dhimbje.
Zoti e mëshiroftë dhe ia faltë të gjitha.
I lehtë i qoftë dheu i Kokajt dhe i vendlindjes së tij të dashur.
U prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.
Me dhimbje dhe respekt të thellë,
Fatmir Terziu
Londër
Më shumë storie
Besnik Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar vonesat në përcaktimin e procedurave për amendamentimin e Ligjit për...
Albulena Haxhiu: Kuvendi do të votojë për ligjin e Speciales
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja,...
Sot në ora 16:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra...
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë. Përmes një liste...
Shaipi Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar për RTK-në se shqiptarët janë...
Luginë e Preshevës: Lista e përbashkët zgjedhore synon të rrisë përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi
Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të...

Average Rating