Ohër: Vazhdon takimi Kurti-Borell-Lajçak-Vuçiq

Read Time:1 Minute, 48 Second

Sot, nga ora 16.00 ka filluar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Para takimit, Kurti dhe Vuçiq  kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, doli para mediave dhe shpjegoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë mbahet në Bruksel dhe atje nuk bëhet asgjë ndryshe për mediat,  por vetëm një deklaratë e cila lexohet në fund nga Borrell, por pa të drejtë pyetje nga ana e gazetarëve.

“Në fund të këtij takimi, Borrell do të vijë këtu e do të flasë për takimin”, tha Stano.

Në 16:40, ka përfunduar pjesa e parë e takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell dhe emisarit e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Në 17:10, pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar.

Në 19:50, takimi mes kryeministrit Kurti-Borrell-Lajçak- Vuçiq, ka vazhduar, ku ky takim mund të konsiderohet si një nga më të gjata prej se Kurti ka nisur dialogun me Serbinë.

Kryeministri Kurti ka insistuar që të nënshkruhet marrëveshja, ndërsa Vuçiq po refuzon, ndërkkohë që BE insiston që të mos ketë nënshkrim, por të  realizohen planet e vëna në aneks.

Në 20:50 bëhet e ditur se gjatë kësaj pauze Borrell e Lajçak janë duke takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkaq njoftohet se Borell dhe Lajçak kanë anuluar fluturimet e tyre dhe takimet e ditës së nesërme.

Në ora 21:43, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Borrell e Lajçak, pas pauzës së dytë, po vazhdon.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Josep Borrell: Takimi i Ohrit, mundësi që nuk duhet humbur
Next post Shaip Kamberi: Kongresistët amerikanë kërkojnë të drejta të barabarta për pakicat