Shaip Kamberi: Kongresistët amerikanë kërkojnë të drejta të barabarta për pakicat

Read Time:1 Minute, 46 Second

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka publikuar në Facebook, një letër – të nisur nga dy kongresistë amerikanë për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken – në të cilën kërkohet që të drejtat e shqiptarëve të mbrohen në Serbi, njëjtë sikurse të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Dy javë pas vizitës në SHBA, çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane! Pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, pranon mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës!”, ka shkruar Kamberi

Ai njofton se bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i kanë dërguar letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë.

“Dialogu është dizajnuar për ta sjellur një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke,” shkruajnë Himes e Torres, duke shtuar se “duke pasur parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar të drejta të barabarta dhe të qëndrueshme [për shqiptarët në Luginë], mund t’i vej në pikëpyetje të gjitha aspektet e marrëveshjes.”

Kamberi njofton se, kongresistët i shkruajnë Blinken se “plani i tanishëm 11-pikësh (Propozimi Evropian) nuk përmend askund të drejtat e minoritetit (shqiptar)…dhe ne insistojmë që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen finale.”

“Përderisa po insistohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë, apo për një asociacion të ngjashëm për ta”, theksohet në letrën kongresionale.

Kongresistët e përfundojnë letrën duke thënë se “ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të dialogut dhe ju inkurajojmë që t’i trajtoni në mënyrë të barabartë të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet.”

“Jashtëzakonisht mirënjohës miqve tanë në Kongres për përkrahjen e parezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ohër: Vazhdon takimi Kurti-Borell-Lajçak-Vuçiq
Next post Përfundon takimi trepalësh Kurti-Borrell-Lajçak-Vuçiq