Opinion: Kush u mashtrua?

Read Time:3 Minute, 26 Second

Nga Lazim Miftari

Kohëve të fundit e gjithë opozita, disa analistë dhe shumë media, e quajnë Albin Kurtin një mashtrues, rrenc, gënjeshtar.

Por populli i Kosovës me mbi 50% qe e votuan kauzën e Albin Kurtit nuk ndjehen aspak të mashtruar.

Si i paska mashtruar , kur ata nuk e votuan, nuk e përkrahën kauzën e tij. Çka pritën nga qeverisja Kurti? Me siguri pritën që edhe ai të korruptohet,  dhe të bëhet i barabartë me ta. Epo çka të bëjmë, nuk u korruptua. Ja mu për këtë opozita ndjehet e mashtruar nga Albin Kurti. Popullin e fyen, e shanë, e çfarë nuk i thanë,  i quajtën jugosllavë, komunistë e titistë, vetëm pse populli qe e votoi, nuk po ndjehet i mashtruar. I gjithë ky mllef i kundërshtarëve të tij, qoftë i partive pilitike, mediave e analistëve , uji i tyre shkon në mullirin e Serbisë. Sepse Serbia ka investuar miliona euro vetëm për t’i përçarë shqiptarët.

Serbia nuk mund të ekzistojë, nëse shqiptarët ekzistojnë. Ajo u zotua edhe për opinion, se duhet për t’i përçarë shqiptarët në çdo aspekt, qoftë në aspektin kombëtar,  fetar, dialektor, por edhe Shqipëri – Kosovë.  

Serbët kanë urrejtje të shfrenuar kundër popullit shqiptar. Ata i mësojnë nxënësit e tyre qysh në bankat parashkollore, se armiku më i madh i popullit serb, janë shqiptarët, dhe se duhet luftuar shqiptarët në çfarëdo mënyre, deri në shfarosjen e tyre.   E pse e bëjnë këtë? Sepse u formuan si komb mu në kurriz të shqiptarëve. Që nga ndarja e kishave në ate të perendimit dhe në atë të lindjes,  më së shumti pësoi populli shqiptar deri gati në asgjësim. Aty ku u shtri kisha ortodokse, u shtri në bazën e krimit, shfarosjes, asimilimit, e që po vazhdon deri në ditët e sotme.

Në atë kohë në Serbinë e sotme nuk kishte serbë, në Bullgarinë e sotme nuk kishte bullgarë, në Turqinë e sotme nuk kishte turqë, në Greqi nuk ishin grekët e sotëm , në Mal të Zi nuk kishte malazezë e mos të flasim për Maqedoni  nuk kishte sllavë,- të gjithat ishin të banuara me shqiptarë. Dallgët e kishës ortodokse i shfarosën shqiptarët.

Si në Serbi, Maqedoni, Greqi e kudo tjetër, kisha ortodokse edhe sot ka ndikim 100% mbi shtetin dhe atë plan kryesor ka shfarosjen e shqiptarëve dhe pothuajse ia arritën qëllimit në këto dy shekujt e fundit. Arritën që edhe Evropën ta bindin se shqiptarët nuk janë as komb as popull. Dhe pothuajse të gjithë u bënë armiq të shqiptarëve deri sa Zoti nuk deshi t’i zhduk shqiptarët dhe e dërgoi Amerikën përtej oqeanit, që të na mbrojë.

Ndikimi rus në Evropë ishte aq i theksuar saqë e kishte kapluar të tërën dhe i kishte shkapërderdhë të gjitha shtetet , dhe ra lufta e Ukrainës dhe e bashkoi Evropën kundër Rusisë, jo që u bashkua nga dëshira, por nga frika. E Serbia në sy të botës mbahet në dy krahë, me mbi 70% të popullit serb në anën e Rusisë dhe se gjoja qeveria në anën euroatlantike.

Serbia në aspektin politik, po ia arrin qëllimit e përçarjes në mes Shqipërisë e Kosovës me “Ballkanin e Hapur”, e gjeti Edi Ramën si përkrahës të tij në dëm të kombit shqiptar. Dhe  Rama tha, vëlla e kam Vuqiqin por vëlla e kam edhe Albinin.  E valla kjo nuk shkon, nuk mund ta kesh vëlla armikun tim e njëkohësisht edhe mua.  Edi Rama mund të jetë serb, “maqedonas”, grek, bullgar, turk, e çka jo tjetër, por vetëm shqiptar nuk mund të jetë. Ai nuk don ta din se Serbia vrau mbi 20 mijë shqiptarë,  dhunoi mbi 20 mijë femra shqiptare në lulen e rinisë.  E populli shqiptarë ua ka treguar vendin sojit të tyre me rastin e Esat Pashë Toptanit.

Këtë le ta din mirë Edi Rama se çka e pret.

Kush është mashtruesi e kush ndjehet i mashtruar?

Pos armiqëve të shqiptarëve, askush nuk ndjehet i mashtruar.

Albin mbaje kauzën kombëtare e mos e tradhëto kombin,- përkrahjen do ta kesh nga çdo shqiptar kudo që është, bile edhe nga ata që të urrejnë!

Prishtinë, 04.07.2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post AMERIKA ËSHTË E MADHE NË TOKË, FUQI E IDEALE, SE UDHËHEQ KAUZËN E LIRISË NË BOTË
Next post Luginë e Preshevës: Përfaqësuesit institucional kërkojnë përfshirjen e çështjes së Luginës në dialogun Kosovë-Serbi