Opinion: Shumë e thjeshtë për të kuptuar shkaktarët dhe pse gjëndja në PD arriti  këtu dhe kështu

Read Time:3 Minute, 12 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po vazhdohet akoma shumë kohë me  analiza, opinione e hamëndësime por edhe me filozofime se përse PD mbërriti këtu dhe kështu. Nuk ka nevojë për të hulumtuar e kërkuar fakte,argumente e shkaqe, sepse ato tashmë dihen , ato janë të thjeshta sepse dihen edhe shkaqet , edhe autorët ,edhe interesat e atyre prej të cilëve gjëndja në PD arriti kështu dhe që ishte edhe e pashmangshme që kjo do të vinte.

Shkaku dhe autorët e kësaj gjëndjeje ishte së pari zgjatja në kohë e tranzicionit dhe trashëgimia komuniste e lidershipit të PD-saj, autokracia, servilizmi e nepotizmi. Sa mëe sdhumë që zgjati trnziciini aq më i vështirë u bë ndryshimi, zhvillimi, perspektiva de integrimi

Shkaqet që cuan në shpërthimin e kësaj gjëndjeje  në PD janë korrupsioni dhe deputetet e Partisë Demokratike.

Pra, e thënë edhe me mirë akoma shkaqet pra ishin elita e vjetër politike e Partisë Demokratike e cila nuk donte e as nuk dëshironte ndryshimin por donte ta mbante PD-në në një rreth vicioz për ta shfrytëzuar vetëm për interesa personale , si mjet politik dhe avokati e mburoje për korrupsionin.

PD u ndëshkua ashpër ne vitin 2013 pikërisht për këto shkaqe, dhe pavarësisht se Lulzim Basha gjatë 8 viteve si kryetar i saj, ne, disa  opinionistë të pakët e kishim vënë re se ai po përpiqej për reformimin  e Partisë Demokratike, për hapjen e saj dhe për shkëputjen e saj nga e kaluara dhe tranzicioni. Por ai e kishte këtë shumë të vështirë sepse nuk e lejonte dhe e pengonte fryma autoritariste dhe elita e vjetër korruptive që kishte paralizuar demokracinë në PD.

Pra Basha kërkonte Vetting-un politik dhe unë që me 15 Shkurt 2018 , pra pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 shkrova një shkrim me titull: “Rama, Berisha , Meta  etj., bëjuni një të mirë shqiptarëve, largohuni”.

Ku unë  argumentoja dhe kam sqaruar vazhdimisht  pikerisht faktin se PD-ja i humbi ato zgjedhje, ashtu si dhe ato të vitit 2021  sepse koha, demokracia dhe SHBA kërkonin një PD ndryshe, të reformuar e të shkëputur nga e shkuara komunisto-korruptive për të ardhur në pushtet

Që Basha e ka pasur shumë të vështirë dhe të pamundur për të bërë Vetting-un në  PD këtë e vertetoi saktësisht fakti se Berisha nuk u largua nga PD dhe as nga politika as në vitin 2021 kur atë e shpallën “non grata” SHBA për korrupsion,për avokati të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë.

Dhe gjëndja në PD precipitoi kështu këto dy vitet e fundit si pasaojë e reaksionit regresiv  të korrupsionit të politikës së vjetër dhe të shumicës së deputetëve të PD-së të cilët organizuan foltore, mitingje, presione, kuvende, intriga dhe përdorën gjithë potecialet politike, mediatike, korruptive, antiligjore dhe bashkoperuese me Ilir Metën dhe Edi Ramën kundër PD-së dhe Bashës.

Këto janë të vërtetat.

Dhe tashmë PD e rizgjodhi  Bashën përsëri në krye pasi ai kishte meritën që i filloi ndryshimet , dhe që ka meritën dhe vizionin për ndryshim dhe për ta sjellë PD-në në pushtet.

PD me 2 Shtator 2023  mbajti Kuvendim historik të saj , atë të ndarjes nga e shkuara, tranzicioni  dhe korrupsioini, Kuvend i cili zgjodhi në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesi personalitete të shquara dhe me integritet politik,profesional dhe me  kritere  ndershmërie e përgjegjshmërie Sekretar të Përgjithshëm
z.Enkelejd Alibeaj, Nënkryetarë: Flutura Acka, Kreshnik Collaku, Orjola Pompuri, Roland Bejko si dhe sekretarë ndër të cilët përmendim z. Endri Hasa, Indrit Sefa, Gjergj Hani dhe të gjithë të tjerët që  për mendimin tim zgjedhja e këtyre individëve në krye të PD-së tregon se PD-ja , Kuvëndi dhe Këshilli Kombëtar kanë bërë Vetting-un politik lirshëm, demokratikisht dhe me transparencë gjë e cila i ka munguar jo vetëm PD-së por tërë spekrit politik shqiptar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA e zhgënjyer nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi
Next post Shaip Kamberi: Kurtin e njoftova për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës