
Petkoviqi, Hovenierit: Lista Serbe s’është zë i ambasadave
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë për deklaratat e tij se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik, dhe se kufijtë e Kosovës njihen botërisht se ku janë.
“Ne e dimë mirë ku janë kufijtë e Kosovës, ata janë kufij të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.
Ai ka theksuar se Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të njerëzve të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja.
Hovenier, ka theksuar se nuk vihet në pyetje fakti se Kosova është shtet sovran e se Lista Serbe është parti politike opozitare në Kosovë si çdo tjetër.
