Preshevë: Thirrje publike për sanimin energjetik të shtëpive familjare dhe banesave për vitin 2024
Komuna e Preshevës shpall Thirrjen publike për bashkëfinancimin e masave të sanimit energjetik të shtëpive familjare, banesave për vitin 2024. Kjo thirrje është pjesë e angazhimit tonë për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të rritur përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në amvisëritë e komunës sonë.
Masat e sanimit energjetik do të zbatohen në bashkëpunim me subjektet ekonomike që merren me prodhim, shërbime dhe punime në sanimin energjetik të objekteve banesore dhe shtëpive. Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës duke reduktuar harxhimin e energjisë dhe njëkohësisht kontributi në mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit më të gjerë të energjive të ripërtëritshme.
Aplikimi për këtë thirrje publike fillon më 21 tetor 2024 dhe do të jetë i hapur deri më 31 dhjetor 2024. Ftojmë të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për të kontribuar në përmirësimin e efikasitetit energjetik të banesave dhe shtëpive të tyre dhe të sigurojnë mbështetje financiare për këtë qëllim.
Për më shumë informacion rreth kritereve të aplikimit dhe procedurës, do të publikohen detajet në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës.
Linku:












Më shumë storie
Kosovë sa shumë armiq paske pasur!
Nga Skënder Sadri KAPITI Me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit të Kosovës, askujt nuk do i shkonte nëpër...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Festa e Cjapit
Mario Vargas Llosa Nobel 2010Kisha kohё pa lexuar njё roman artistik, kur zonja Lefta Hito ma dhuroi “Festёn e Cjapit”...
Dekomunistifikimi: Kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë
Nga Skënder Sadri KAPITI Që të dekomunistifikohej Shqipëria, që të pastrohej nga rrangallet e komunizmit do të duhej një Vetting politik,...
Telegram Ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Klara Mirakaj Merlika
Telegram Ngushëllimi i Shoqatës ” Trojet e Arberit ” me rastin e ndarjes nga jeta të simbolit të kampeve të internimit në Shqipëri Klara...

Average Rating