Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari
Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë protesta rinore dhe qytetare , janë një shans i madh për shqiptarët për t’u ndarë nga e kaluara politike e tradhtisë, për t’u ndarë nga politka e pazareve me trojet dhe interesin kombëtar dhe nga politika e korrupsionit.
Me shumë të drejtë historiani dhe publicisti patriot Skënder Kapiti këto protesta i ka quajtur protesta për “Triumfin e Kombit”, sepse kauza e këtyre protestave është Shqipëia etnike, pra kombëtarizmi; kauza tjetër është Shqipëria demokratike. Pra është një LEVIZJE për triumfin e patriotizmit , kombëtarizmit dhe të demokracisë.
Prandaj shqiptarët duhet ta mbështesin këtë Lëvizje të rinisë dhe të qytetarisë shqiptare për faktin se kjo Lëvizje është Lëvizje e cila kërkon ndëshkimin demokratik të elitës së vjetër politike shqiptare , kërkon ndryshimin dhe crrënjosjen e krimit, korrupsionit dhe të tradhëtisë politike.
Këto protesta tashmë kanë hyrë në historinë kombëtare shqiptare, dhe populli shqiptar duhet të ndërgjegjsohet për rëndësinë e jashtëzakonshme që këto protesta kanë për kombin si një shans i madh historik kombëtar.
Unë me këtë rast vlerësoj lart dhe falenderoj Televizionin News 24, si televizioni kombëtar i vetëm në Shqipëri, si televizini i publikut në shërbim të kombit dhe të interesave kombëtare, televizion i cili ndëkombëtarizon realitetin e zymtë dhe të korrupuar ku ndodhet Shqipëria; si vëndi kampion në korrupsion , hajdutëri, varfëri, eksod dhe si televizini i së drejtës,i lirë dhe së vërtetës.
Do të shënohet në histori si turp i madh për të gjitha ato media që u kanë vënë embargo këtyre protestave; do të shënohet si mjerim e turp i madh për ata farë pseudointelektualë, opinionistë e analistë mercenarë që vjellin helm kundër këtyre protestave si dhe do shënohet turp intelektual për ata intelektualë që rrinë indiferent karshi këtyre protestave.

Average Rating