Pse shkruaj mirë për  Albin Kurtin? 

Read Time:2 Minute, 0 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë  i ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri  dhe në Kosovë sepse më intereson gjithcka që është  në interes të Kombit dhe i ftoj që të gjithë intelektualët e vërtetë e pozitivistë  që të mos rrinë indiferent karshi problematikave jetike  shqiptare, por të angazhohen  me gjykime, vlerësime dhe me mendimin e tyre intelektual për ndryshimin që duhet bërë në të mirë të kombit.

Konstatohet te mediat,televizionet, portalet dhe te gazetat shqiptare, kryesisht ato në Tiranë, konstatohet te to  një servilizëm dhe mercenarizëm ekstrem ndaj parasë, kryetarëve të partive politike dhe pushtetit; shoh te to një egoizëm dhe urrejtje karshi intelektualizmit potent, të aftë,profesionist dhe patriotik e të vërtetë gjë që verëhet në seleksionimin dhe përzgjedhjen e programeve dhe të opinioneve në mënyrë të tillë që t’u pëlqejë atyre dhe që të mos jenë më të mira se sa ato të pronarëve të mediave dhe të akrabasë mediatike shumë servile rreth tyre. 

Vij nga një familje me formësim dhe edukatë patriotike dhe  me kotribute kombëtare. Dhe duke qenë i tillë unë mbështes, respektoj dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre shqiptarëve, u jam mirënjohës dhe ndjehem krenarë dhe e kam ndjerë si detyrë dhe kam shkruar  mirë për të gjithë ata meritorë  që kontribuojnë sot me përgjegjshëri për të mirën kombëtare, qofshin ata qytetarë, intelektualë, artistë, sportistë, politikanë, shtetarë, historianë, gazetarë si dhe për gazeta dhe  emisione  që sipas  këndvështrimit tim trajtojnë tema me rëndisi publike e kombëtare në favor të interesit jetik gjithkombëtar.

Njeri të pagabueshëm dhe të pakritikueshëm nuk ka, dhe sidomos kur bëhet fjalë për shtetarë,qeveritarë,kryeministra e presidentë. Kjo sepse ata janë përgjegjës dhe duhet të sillen si shërbëtore të Shtetit, Ligjit dhe të Kombit, detyrë kjo që është shumë e vështirë, sepse është e vështirë   për të shmagur interesin  personal, familjar, subjektivizmin dhe partizanizmin politik si dhe interesat grupale e korruptive të servileve edhe atyre që e rrethojnë, këshillojnë dhe që e keqinformojnë shtetarin  apo kryetarin e shtetit.

Nisur nga këto arësye e argumente , unë shkruaj mire edhe  për Kurtin , sepse deri më sot kur po flasim te Kurti si kryeministër  vërehen te ai ato cilësi e virtyte që rrallë shtetar  tjetër para tij  i ka pasur si: ndershmërinë, sinqeritetin, moralin, guximin, patriotizmin dhe antikorrupsionin. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hovenier: ShBA e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës
Next post Prof. Eshref Ymeri  dhe çmitizimi  i atyre që mitizuan komunizmin dhe diktaturën