Qeveria miraton ligjin: Shqiptarët e Luginës mund të blejnë prona në Kosovë
Qeveria e Kosovës e ka proceduar në kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i cili i përjashton shqiptarët e Luginës së Preshevës nga ndalesa e blerjes së pronave në Kosovë.

Ligji, i punuar nga Ministria e Drejtësisë, është miratuar me shumicë të votave nga kabineti qeveritar të mërkurën.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se shqiptarët e Luginës do të përkashtohen nga kufizimet për shtetasit e huaj që të jenë titullar të të drejtave pronësore.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbi8së, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit”, ka thënë ministrja Haxhiu.
“Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo.
Projektligji, para se të hyjë në fuqi, duhet të marrë shumicën e votave dhe të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...

Average Rating