Vajza trimëresha ukrainase në frontin e luftës

Eshref Ymeri

Rusllana Danilkina

Sulmi i ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës më  24 shkurt 2022, vuri në provë kodin e unitetit dhe të vendosmërisë së mbarë popullit të këtij vendi, për të përballuar stuhinë agresive të shovizmit rusomadh.

Gazetari i shquar ukrainas Dmitri Gordon (1967), pas atij sulmi të 24 shkurtit, pati deklaruar:

“Ne duhet t’i jemi “mirënjohës” Putinit se ai e forcoi unitetin e popullit ukrainas si kurrë ndonjëherë në historinë e vet”.

Dhe me të vërtetë. Mbarë populli u ngrit më këmbë dhe rroku armët, në mbështetje të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Lufta guerile, me tradita të kahershme e këtij populli, në të cilën u përfshin edhe gra dhe vajza trimëresha, mori përmasa të gjera. Këtu po ndalemi në dy raste.

Trimëresha 18-vjeçare, Rusllana Danilkina, nga qyteti i Odesës, më shumë se një muaj pas agresionit fashist rus të 24 shkurtit, mori vendim të prerë për të shkuar në frontin e luftimeve. Para kësaj date, ajo pati punuar si kameriere. Ajo ëndërronte të vazhdonte studimet në universitet, t’i përfundonte ato dhe të bënte një jetë të thjeshtë dhe të lumtur. Por pas fillimit të atij agresioni, ajo u nis drejt frontit në qarkun e Hersonit dhe mori armën në dorë për të mbrojtur atdheun. Këtë vajzë trimëreshë e pati frymëzuar edhe shembulli i të dy prindërve të saj. Që prej vitit 2015, ata shërbenin në Dombas, por pas sulmit të 24 shkurtit, ata, vullnetarisht, u nisën për në front. Rusllanaunispastyrenëmuajinprill. Në fillim asaj i patën ngarkuar si detyrë të merrej me dokumente në Zaporozhie, por ajo dëshironte të ishte sa më afër frontit. Dukepasurparasyshmoshënesajshumëtëre, asajia patën refuzuar kërkesën për të shkuar në front, megjithatë, nisur nga këmbëngulja e saj, iu ngarkua detyra e operatores-ndërlidhëse.

Më 10 shkurt 2023, Rusllanadhe disabashkëluftëtarëtë saj, hipur në një makinë ushtarake, ishin duke kryer një detyrë luftarake në qarkun e Hersonit. Papritur, fashistët rusë filluan gjuajtjet me artileri. Një copë predhe goditi ndenjësen ku ishte ulur Rusllana dhe i preu këmbën e majtë te gjuri e poshtë. Jetën ia shpëtoi rastësia: pranë makinës së tyre po kalonin specialistët e shërbimit sanitar. Pikërisht ata i dhanë ndihmën e parë, duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt për shkak të rrjedhjes së gjakut. Mandej Rusllanën e përcollën për në spitalin e  qyteti më të afërt. Atje, pasi e mjekuan, e nisën menjëherë për në Odesë.

Nga e gjithë Ukraina e merrnin në telefon pa pushim. Qytetarët i afruan ndihmë financiare për blerjen e një proteze të fjalës së fundit në Gjermani. Proteza erdhi dhe mjekët ia vendosën me shumë kujdes, duke e çliruar nga patericat përgjithmonë.

Pavarësishtë nga të gjitha provat që kaloi, Rusllana ka dëshirë ta motivojë veten për të gjithë ata bashkatdhetarë që kanë pësuar dëmtime të rënda nga lufta, në mënyrë që ata të mos e humbasin besimin te jeta. Ajothotë:

“Kam dëshirë t’u tregoj njerëzve, se gjithçka është e mundur, prandaj nuk duhet të rrinë e të fshihen. Në qoftë se ju ka ndodhur diçka, po, kjo është e tmerrshme, kjo ta plagos shpirtin, por jeta vazhdon, ajo duhet jetuar” (Citohet sipas: Marina Barba: “Nuk kam njërën këmbë, por kam ëndrrat”. Faqja e internetitDW”. 09 prill 2023).

***

Në Krimenë e okupuar përkohësisht, dy vajza të reja, njëra 22, kurse tjetra 25 vjeçe, pjesëtare të njësiteve guerile ukrainase, patën organizuar një diversion të tillë, i cili ngjason me subjektet e filmave hollivudianë me aksione luftarake. Ato patën helmuar për vdekje më shumë se 40 ushtarakë fashistë rusë dhe patën vrarë disa agjentë të Shërbimit Federativ Rus që ndodheshin në Simferopol dhe në Bahçisaraj. Pas njëfarë kohe, u arrit të zbulohej vendndodhja e atyre vajzave në një shtëpi private në Jaltë. Por agjentët dhe policia ruse nuk arritën dot t’i kapin. Në informacionin e Shërbimit Federativ Rus thuhet:

“Dyvajzatdiversanteishintëarmatosuramirëdhetëpërgatituranënjë mënyrë të shkëlqyer, çka ne nuk e prisnim. Aq më tepër që ato mund t’i kishte paralajmëruar dikush për ardhjen tonë. Sapo agjentët tanë shkuan për t’i arrestuar, ato hapën zjarr.Me pistoleta dhe automatikë. Ne arritëm të përgjigjeshim vetëm me disa të shtëna. Ato u larguan nga vendngjarja me një makinë, të cilën e kishin braktisur në periferi të Jaltës. Tani nuk kemi asnjë të dhënë se ku ndodhen. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre agjentë nga radhët tona… Agjentëttanëjanëtëbindurseatovajzadiversantejanëpërgatitur për një kohë të gjatë për kryerjen e tij krimi. Kjo për arsye se sapo u patën dhënë ushtarakëve tanë pije alkolike dhe ushqime të helmuara, ato qenë fshehur shumë shpejt. Tani ato ndodhen ose në Ukrainë, ose fshihen diku gjetiu, duke u përgatitur për kryerjen e akteve të tjera diversioniste kundër Rusisë dhe ushtrisë ruse. Me këtë rast, numri i ushtarakëve që kanë vdekur ng helmatisja është rritur. Tani së fundi vdiqën edhe katër të tjerë në spitalë”. (Citohet sipas: Ana Shikanova: “Një histori hollivudiane në Krime: dy vajza organizuan gjuetinë e ushtarakëve dhe të Shërbimit Fededrativ të Sigurisë”. Faqja e internetit “UAENRU”. 09 janar 2024).

Lufta guerile në Ukrainë shërben si një mbështetje e fuqishme e Forcav të Armatosura, në përballjen me të cilat, deri tani, ushtria fashiste ruse ka pasur më shumë se 370 mijë të vrarë.

U desh sulmi fashist i Rusisë kundër Ukrainës,  që të vërtetohej konkretisht  në sytë e mbarë botës se cila na qenkej “madhështia” e forcës usharake ruse, se cili na qenkej ai “armatimi më i mirë në botë”. Ai sulm nxori në shesh botërisht ndryshkun skandaloz, në të cilin noton neocarizmi putinian, i cili s’qenka gjë tjetër, veçse një rezervuar gjigand, i mbushur me mbeturina, kurse populli rus, i cili vazhdon të heshtë për vrasjen e kaq shumë djemve të tij në Ukrainë, dëshmoi se është një popull skllav, pasardhës i bujkrobërisë cariste,

Kaliforni, 23 janar 2024

Lini një Përgjigje

Previous post Qeveria miraton ligjin: Shqiptarët e Luginës mund të blejnë prona në Kosovë
Next post BE-ja kundër propozimit të Kurtit