Rusia, “E sëmura e Euroazisë” në penën e Prof. Eshref Ymeri

Read Time:12 Minute, 3 Second

(Një koment mbi analizën e tij  ”Rusia e burgut të popujve dhe e frymëve të vdekura”)

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Unë Skënder Sadri KAPITI, studiues e analist me bindje kombëtare e nacionaliste kam lexuar me vëmëndje opinionet, analizat apo më sakt leksionet e jashtëzakonshme dhe të rralla për nga vlerat kombëtare të shkruara nga Profesori i madh erudit, i guximshëm dhe patriot Z. Eshref Ymeri. Me këtë akademik dhe personalitet të shquar të letrave shqipe njohja me  tëu bë nga shkrimet e tija falë mundësive që na jep teknologjia e internetit dhe shtypi i lirë e i pavarur kombëtar pasi unë jam në Durrës ndërsa Profesori prej shumë vitesh jeton në SHBA, në vëndin tempull të demokracisë dhe aleatit jetik të shqiptarëve.

Si akademik patriot,Prof. Ymeri për gjëndjen në Shqipëri dhe për Kosovën ai ka bërë shumë e shumë shkrime e artikuj me vlera të jashtëzakonshme kombëtare si dhe ka dhënë shumëe shumë artikuj shkrim-leksione ku ai ka demaskuar strategjinë dhe  politikën  antishqiptare, shoviniste dhe genocidiste sllavo-ruso-helene, dhe në komunikim me mua ka përdorur për Rusinë termin apo më sakt shprehjen e qëlluar  për Rusinë si  “E sëmura e Euroazisë”. Dhe unë edhe më parë u jam drejtuar opinionit shqiptar me thirrjen “Lexoni Profesor Eshref Ymeri”.

Kjo sepse nuk mund të rrish indiferent  karshi  personaliteteve të tillë të mëdhej si Profesor Ymeri i cili meriton respektin dhe mirënjohjen më të lartë për atë se cfarë ai  bën dhe i përkushtohet me shpirt për të mirën e atdheut dhe kombit. Në vazhdën e shkrimeve dhe të leksioneve të tij, fatmirësisht që KOMBI ka personalitete të tilla si Profesor Ymeri,unëpo  shpreh mirënjohje edhe për të gjitha ato gazeta që botojnë analizat dhe leksionet e këtij intelektuali dhe akademiku të madh, ku kohët e fundit lexova një shkrim të tij me titull:”Rusia e burgut të popujve dhe e frymëve të vdekura”.

Këtë opinion apo më sakt këtë leksion historik tëProfesor Eshrefit duhet ta lexojnë jo vetëm lexuesit e thjeshte por edhe intelektualët, historianët dhe akademikët shqiptarë, dhe madje edhe ata të huaj dhe nga Perendimi për të mësuar e kuptuar thellë atë se cfarë janë mentaliteti, psikologjia dhe semundja gjenetike e popullit rus, që Profesori i Nderuar e ka pikasur dhe shkruar që në fillim të analizës së tij ku po citojmë:

Gjatë shekujve, në formimin psikologjik të popullit rus, janë rrënjosur dy ide të kundërta: ideja e “madhështisë” së Rusisë dhe ideja e përulësisë para pushtetit, para atij që është në krye, para të madhit, para carit.”

Sot në kohën kur Rusia ka sulmuar e pushtuar Ukrainën , Profesori i thotë Europës se Rusia po zbaton planin e saj sipas Testamentit të Pjetrit të Parë“në bazë të të cilit Rusia duhet t’i hedhë në luftë me njëri-tjetrin shtetet e Evropës dhe pastaj atë ta pushtojë krejt, duke e mbajtur nën sundimin e vet”.

Këtë Testament e kishte si synim edhe Carët  rusë, edhe  Stalini komunist e bolshevik , por e ka sot edhe Putini barbar e genocidist.Unë thjesht po bëj një koment të vogël më shumë për të tërhequr vëmëndjen dhe për të ftuar lexuesin shqiptar që ta lexojnë analizën e Prof. Ymerit sepse ajo është aq e përsosur sa që nuk ka nevojë për koment, por duhet lexuar e mësuar sepse ai shkrim është edhe histori, edhe analizë, edhe koment i jashtëzakonshme i cili sjell në vemëndje dhe nw kujtesë shqiptarëve se kush janë “testamenti”, politika, psikologjia , shovinizmi dhe kërcënimi rus për shqiptarët, Ballkanin dhe Europën, kush është Rusia kjo e “Sëmura e Euroazisë”, analizuar aq mirë e thellë  nga Prof. Ymeri në këtë shkrim me titull;”Rusia e burgut të popujve dhe e frymëve të vdekura”.

Duke pasë parasysh se Rusia historikisht ka qenë armike e përbetuar e Kombit shqiptar, dhe prej saj shqiptarëve u kanë ardhur fatkeqësitë, kërcënimet  dhe traumat më të rënda prej 200 vitesh; duke qenë se Rusia edhe sot është kundërshtarja më e madhe madje edhe se vetë Serbia kundër Shtetit dhe Pavarësisë së Kosovës, veprimtaria intelektuale e patriotike e z. Ymeri meriton konsideratën, respektin dhe mirënjohjen më të lartë për demaskimin dhe në sfidënintelektuale  kundër  politikës dhe strategjisë antishqiptare serbo-ruso-sllave por edhe kundër asaj greke.

Këtë duhet ta kenë parasysh institucionet shtetërore dhe akademike sinë Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, sepse vlerat akademiko-shkencore dhe nacionalisto-kombëtare tëProf. Ymeri kanë specifikë meritore të vecantë që na sjell ky mësues e profesor i mirëfilltë.

Nuk ke se cfarë t’i komentosh këtij shkrimi dhe jo vetëm këtij të Profesorit, pasi nuk ka të tjera e tjerë studiues të këtij lëmi dhe të kësaj tematike që të krahasohet me Profesor Ymerin, të këtij akademiku  që së pari është, punon e vepron dhe që  ndjehet shpirtërish krenar si shqiptar; që kritika e tij shërben si  shërim; që edhe modestia e shëmbulli  i tij të nxit e të inkurajon për dashuri për atdheun , për shqiptarët dhe për  vepërmirëbërje.

I ftoj lexuesit që ta lexojnëedhe këtë analizë-leksion të Prof. Eshref Ymeri me titull :

“Tradita e politikës armiqësore ruse ndaj kombit shqiptar”, 

shkrim ne të cilin Profesori ka renditurdisa fakte mjaft demaskuese, të cilat zbulojnë lakuriq qëndrimin tradicionalisht armiqësor të politikës ruse ndaj kombit shqiptar.

E enjte, 14.10.2021,

1. Në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, përfaqësuesit e disa shteteve pjesëmarrëse, si Gjermania, Franca, Austria, Hungaria dhe Italia, i patën rekomanduar Stambollit krijimin e një shteti autonom shqiptar brenda territoreveve të tij etnike. Por i dërguari i carit të Rusisë, Hitrovo, kundërshtoi në mënyrë të prerë. Pikërisht në atë Kongres, me këmbënguljen e përfaqësuesit të shovinizmit rusomadh, filloi copëtimi i parë i trojeve tona etnike.

2. Në Konferencën e ambasadorëve në Londër të vitit 1913, ku vazhdoi copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona etnike, ambasadori rus ishte ai që shfaqi zelli më të madh për një copëtim të till. Madje në hartën që ai i propozonte Konferencës për miratim, jashtë kufijve të tanishëm të Shqipërisë, mbeteshin edhe Shkodra, edhe Tropoja, edhe Kukësi, edhe Dibra, edhe Pogradeci, edhe Korça, edhe Erseka, edhe Delvina, edhe Saranda.

3. Moris Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në maj të vitit 1917, në kujtimet e veta ka rrëfyer se cari Nikollaj II (1868-1918) e kishte pritur në takim dhe me hartën e Ballkanit mbi tryezë i kishte thënë se Shqipëria duhej të copëtohej midis Serbisë dhe Greqisë, me përjashtim të Vlorës, e cila duhej t’i lihej Italisë

4. Sergej Sazonov, ish-ministër i jashtëm i Rusisë në vitet 1910-1916, në kujtimet e veta, duke cituar  fjalët e ambasadorit rus në Beograd, Hartvig, shkruan se copëtimi i Shqipërisë mes vendeve ballkanike nuk mund të haste kurrfarë kundërshtimesh nga ana e Peterburgut.

5. Në Traktatin e fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, çka përbën një njollë turpi në ballin e diplomacisë evropianoperëndimore dhe të Rusisë, me këmbënguljen e përfaqësuesit të shovinizmit rusomadh, u kërkua që Shqipëria të zhdukej fare nga harta.

6. Gjatë takimit në Moskë me delegacionin  e partisë komuniste jugosllave në shkurt të vitit 1948, i cili përbëhej nga M. Gjilasi, K. Popoviçi dhe V. Tempoja, Stalini, duke ndjekur traditën e carëve të Rusisë, u ka thënë që ta gjëlltisin Shqipërinë, meqenëse Bashkimi Sovjetik nuk kishte interesa të veçanta në vendin tonë.

7. Më 05 qershor të vitit 1960, Hrushovi pranoi kërkesën e kryeshovinistit grek Venizellos për autonominë e Epirit të Veriut, duke i premtuar se do ta bisedonte me Enver Hoxhën.

8. Politikën edhe më armiqësor ndaj kombit shqiptar, Rusia e manifestoi dhe vazhdon  ta manifestojë me një zell të patreguar me qëndrimin që ka mbajtur dhe po mban ndaj Kosovës. Atë e ka pasqyruar ish-kryeministri dhe ish-ministri i jashtëm Evgjeni Primakov në një libër që pati botuar në vitin 1999. Në atë libër ai deklaronte se Kosova na qenkej çështje e brendshme e Jugosllavisë dhe se për shkëputjen e krahinës nga Jugosllavia as që mund të bëhej fjalë.

9. Ish-Presidenti rus Boris Jelcin, në kujtimet e veta ka rrëfyer për një bisedë telefonike që ka pasur asokohe me Presidentin Klinton, të cilit i kërkonte ndërprerjen e bombardimeve kundër Serbisë.

10. Histeria antishqitare e opinionit publik rus kundër kombit shqiptar arriti përmasa të papara gjatë bombardimeve të NATO-s. Në kujtimet e veta, ish-Presidenti Jelcin përshkruante situatën asokohe në Moskë, e cila ishte bërë me të vërtetë shqetësuese, sepse pranë mureve të ambasadës amerikane turmat e njerëzve nuk përmbaheshin dot, dritaret qëlloheshin me shishe dhe me gurë, pati filluar rekrutimi i vullnetarëve për luftë në përkrahje të serbëve.

11. Politika dhe diplomacia ruse, për të qenë në të njëjtën gjatësi vale me Beogradin, nxiti mjetet e informimit masiv për të shpifur sa më shumë kundër Kosovës. Kështu, organi “Njezavisimaja gazeta” e datës 25 gusht të vitit 2000 do të shkruante se “kurrfarë vrasjesh nuk ka pasur në Raçak…”. Po kështu, simotra e saj, “Rossijskaja gazeta”, në numrin e saj të datës 21 shkurt 2001, i mban avazin po së njëjtës shpifjeje, duke dalë me një deklaratë edhe më të turpshme kur shkruante se “ngjarja e Raçakut ishte një provokacion i përbindshëm i shqiptarëve dhe i shërbimeve të fshehta të NATO-s, ku serbët nuk kishin fare gisht”.

[i]

12. Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit rus K. Kosaçov, më 21 gusht 2007, deklaroi me një vetëbesim të mahnitshëm se “Rusia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet shtet…”.

13. Kryetari i Dumës Shtetërore Ruse, G. Seleznjov, asokohe pati lëshuar një deklaratë paradoksale, në të cilën, sips tij, “kur flitet për gjenocid, nënkuptohet dhënia e urdhrave për të vrarë njerëz, por as Millosheviçi dhe askush tjetër nuk kanë dhënë ndonjë urdhër të tillë”.

14. Ish-ministri i jashtëm, Igor Ivanov, asokohe kërkonte likuidimin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila, sipas tij, “nga mekanizëm juridik është shndërruar në një instrument politik presioni ndaj Beogradit”.

15. Këshilli i Federatës së Kuvendit të Rusisë, në maj të vitit 2001 doli me një deklaratë në mbrojtje të Millosheviçit, ku theksohej se e konsideronin detyrë qytetare të mbështesnin Deklaratën e Grupit të politikanëve, shkencëtarëve, përfaqësuesve të inteligjencies mbi krijimin e Komitetit Shoqëror Rus në mbrojtje të Sllobodan Millosheviçit. Këtij Këshilli, mbarë intelektualëve rusë, mbarë opinionit publik rus, mbarë shkencëtarëve-historianë rusë, mbarë mjeteve të informimit masiv, për turpin e tyre, e theksoj përsëri – për turpin e tyre – nuk u bëri absolutisht përshtypje qëndrimi egërsisht armiqësor i kriminelit me damkë Sheshel ndaj Kosovës, i cili, gjatë vizitës në Moskë më 30 tetor 1998, bëri një deklaratë publike, ku theksonte se “…problemi i Kosovës mund të zgjidhet lehtë: duke vrarë një milion shqiptarë dhe duke përzënë nga Kosova një milion të tjerë?”

16. Politika dhe diplomacia ruse, si edhe mjetet e informimit masiv, e kishin indoktrinuar deri në pore mbarë opinionin publik rus, duke e edukuar atë me ndjenjën e urrejtjes kundër kombit shqiptar. Dhe shprehja më e koncentruar e urrejtjes kundër kombit shqiptar përmblidhet në pak rreshta të njërit prej mesazheve anonime kërcënuese që asokohe i janë dërguar me faks ambasadës sonë në Moskë. Në të shkruhej: “Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepujt. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngrordhni. Toka do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t’ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t’ju therim” [Citohet sipas: Shaqir Vukaj.“Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 415].

17. Një fakt i thjeshtë, në shikim të parë, mund të përmbajë në vetvete një mesazh tepër domethënës për dashamirësinë apo urrejtjen që mund të përcillet në adresë të një populli. Kështu, fjala vjen, vetëm një ndeshje futbolli që skuadra përfaqësuese e Rusisë zhvilloi më 29 mars 2003 me përfaqësuesen tonë në qytetin e Shkodrës, në kuadrin e eliminatoreve të kampionatit evropian të futbollit të vitit 2004, mund të shërbente në njëfarë mënyre për përcjelljen e ndonjë mesazhi sadopak dashamirës për popullin shqiptar, përmes mjeteve ruse të informimit pamor dhe të shtypit të shkruar. Por meqenëse përfaqësuesja ruse e humbi ndeshjen me rezultatin 3:1, mjetet në fjalë dhe shtypi i shkruar folën dhe shkruan keq për shqiptarët. Për më tepër, të nesërmen e ndeshjes, më 30 mars 2003, gazetat “Komsomolskaja Pravda” dhe “Moskovskij komsomolec”, në faqet e para shkruanin me shkronja të mëdha”: “Ndeshja përfundoi me rezultatin 3:1 në favor të varfanjakëve”! Siç më njoftonte nga Moska një ish-studentja ime, që asokohe po i vazhdonte studimet atje, gjatë kohës që komentatori sportiv transmetonte ndeshjen në televizion, fliste keq për Shqipërinë.

18. Presidenti Putin, për t’i vënë “vulën e Kremlinit” moszgjidhjes asnjëherë të çështjes së Kosovës përmes pavarësimit të saj, pati bërë një deklaratë të tillë, thelbi i së cilës zbulon lakuriq mendësinë cariste të politikës së sotme ruse në raport me çështjet ballkanike dhe rolin negativ të Rusisë në trajtimin e tyre, ashtu siç manifestohej ky rol edhe pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane Anxhela Merkel, të mbajtur në Soçi më 21 janar 2007, Putini pati deklaruar: “…ne jemi për zgjidhje të tilla që të kënaqin si Beogradin, ashtu edhe Prishtinën”. Pra, sipas presidentit Putin, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhej të lihej për ditën e moskurrit.

Mua Skënder KAPITIT, autorit të këtij komenti për shkrimin e Profesor Ymerit më vjen habi se si ka mundësi që në Shqipëri dhe në KosovëAkademitë e Shkencave  nuk zgjedhin  në krye të saj një akademik të madh e të rrallë si Prof. Ymeri, një intelektual të tillë që do të sfidonte akademinë antishqiptare sllavo-serbe; si ka mundësi që politika e Tiranës kjo e Tranzicionit nuk ofroi pranë vetes të paktën si këshilltar  Profesorin e nderuar Eshref Ymeri; dhe akoma më keq si ka mundësi që mediat e gazetat që dalin në Tiranë nuk  botojnëveprat, shkrimet, analizat dhe leksionet e këtij profesori të madh që i shërbejnë aq shumë edukimit patriotik të të rinjve shqiptarë.Prandaj po e mbyll këtë koment timintë shkurtër por që më shumë si thirrje: ” Lexoni Profesor Eshref Ymeri”.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Duam paqe, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi
Next post SELMA KUÇEVIQ, ANTARE e BORDIT BOTUES NDËRKOMBËTAR të “GAZETA E ALPEVE”