Rusia tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e ratifikimit të Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore (CTBT), sipas uebsajtit të Qeverisë ruse.
Ky vendim, i cili vjen në një kohë kur tensionet me Perëndimin janë shumë të larta, ishte nismë e Putinit muajin e kaluar, i cili tha se do ta “pasqyrojë” pozitën e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara janë në mesin e pesë vendeve që e kanë nënshkruar por s’e kanë ratifikuar kurrë paktin e 1996-ës.
Traktati, i cili ndalon testimet që përfshijnë eksplozivë bërthamorë, i ka bërë tabu testimet e tilla. Vetëm Koreja e Veriut ka kryer testime të tilla këtë shekull, më së voni në shtator 2017.
Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se po e përdor një retorikë të pakujdesshme bërthamore prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Projektligji për tërheqjen e ratifikimit të CTBT-së u miratua nga Parlamenti i Rusisë muajin e kaluar përmes një procesi të përshpejtuar.
Putini tha muajin e kaluar se “nuk ishte i gatshëm” të thoshte nëse Rusia do të kryente testime bërthamore.
Rusia thotë se nuk po planifikon të kryejë ndonjë test dhe se nuk do ta bëjë atë nëse SHBA-ja nuk e bën. Por, disa analistë thonë se një test i Rusisë është më i mundshëm tani.
Putin ka bërë kërcënime bërthamore – siç i vlerëson Perëndimi – prej se ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Ai mund t’i mbajë testet si rezervë për ta paralajmëruar Perëndimin që të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën. Publikisht, ai nuk ka thënë nëse mendon se nevojitet një test i tillë ose jo.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...

Average Rating