![](http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2023/11/Raketa-berthamore.jpg)
Rusia tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e ratifikimit të Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore (CTBT), sipas uebsajtit të Qeverisë ruse.
Ky vendim, i cili vjen në një kohë kur tensionet me Perëndimin janë shumë të larta, ishte nismë e Putinit muajin e kaluar, i cili tha se do ta “pasqyrojë” pozitën e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara janë në mesin e pesë vendeve që e kanë nënshkruar por s’e kanë ratifikuar kurrë paktin e 1996-ës.
Traktati, i cili ndalon testimet që përfshijnë eksplozivë bërthamorë, i ka bërë tabu testimet e tilla. Vetëm Koreja e Veriut ka kryer testime të tilla këtë shekull, më së voni në shtator 2017.
Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se po e përdor një retorikë të pakujdesshme bërthamore prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Projektligji për tërheqjen e ratifikimit të CTBT-së u miratua nga Parlamenti i Rusisë muajin e kaluar përmes një procesi të përshpejtuar.
Putini tha muajin e kaluar se “nuk ishte i gatshëm” të thoshte nëse Rusia do të kryente testime bërthamore.
Rusia thotë se nuk po planifikon të kryejë ndonjë test dhe se nuk do ta bëjë atë nëse SHBA-ja nuk e bën. Por, disa analistë thonë se një test i Rusisë është më i mundshëm tani.
Putin ka bërë kërcënime bërthamore – siç i vlerëson Perëndimi – prej se ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Ai mund t’i mbajë testet si rezervë për ta paralajmëruar Perëndimin që të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën. Publikisht, ai nuk ka thënë nëse mendon se nevojitet një test i tillë ose jo.
Më shumë storie
Lojërave Olimpike Paris 2024: Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike
Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Flamuri i Kosovës është mbajtur nga xhudistët Nora...
Biden tërhiqet nga rikandidimi për president të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një deklarate të publikuar në platformën ‘X’ ka bërë të ditur vendimin e tij...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Okupimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm
Gjykata më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në opinion e dhënë të saj ka thënë se okupimi...
Josep Borrell: Duhet angazhim në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese
Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq,...
Lojërat Olimpike `Parisi 2024`: Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës niset për në Paris
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), njofton se ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Parisit të Francës, me synimet...
Hagë: Specialja e shpall fajtor dhe e dënon Pjetër Shalën me 18 vjet burgim
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, e ka shpallur fajtor për krime lufte dhe e ka...
Average Rating