Serbi: Studentët paralajmërojnë demonstratë masive, pushteti organizon kundërmiting

Read Time:2 Minute, 8 Second

Në kryeqytetin serb po shtohen tensionet në prag të protestës studentore të 15 marsit. Ndërsa mijëra studentë pritet të dalin në rrugë kundër regjimit, pushteti po organizon mbështetës për të kundërbalancuar demonstratat. Prania e ish-pjesëtarëve të njësive speciale, të lidhur me krime të së kaluarës, ka ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe mundësinë e përshkallëzimit të situatës.

Në prag të protestës masive studentore të paralajmëruar për 15 mars, Beogradi është bërë qendra e tensioneve.

Ndërsa studentët rrisin presionin ndaj regjimit, pushteti organizon tubime të mbështetësve për të kundërbalancuar demonstratat antiqeveritare.

Për ditë me radhë, autobusë me qytetarë nga Serbia, por dhe Kosova mbërrijnë në Beograd.

Raportet nga terreni tregojnë se serbët e Kosovës janë mobilizuar përmes Listës Serbe të vijnë në Beograd për të përkrahur Vuçiqin, janë sjellë në mënyrë të organizuar dhe paguar për pjesëmarrjen e tyre.

“Sado që të përpiqemi të justifikojmë jetën e vështirë të serbëve në Kosovë dhe lidhjen e tyre me shtetin serb, besoj se do të jetonin më mirë dhe më lehtë nëse, do të lidhnin me vlerat dhe jo me figurën e pushtetit. Lidhja me shtetin të përfaqësuar nga Vuçiq është një komprometim i plotë, i cili, fatkeqësisht, vazhdon të dëmtojë serbët e Kosovës”, tha Rada Trajkoviq, nga Lëvizja Evropiane e Serbëve të Kosovës.

Përveç përkrahëseve e pushtetit në këtë park, shqetësim të madh shkakton prania e ish-pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale (JSO), e shpërbërë pas përfshirjes së saj në vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq.

Në kampin pranë Presidencës është parë edhe ish-komandanti i xhandarmërisë, Goran Radosavljeviq Guri, i lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.

Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut thanë se pushteti, jo vetëm që injoron kërkesat e studentëve, por përdor persona të lidhur me krime për të shtypur protestat. Trajkoviq thekson se serbët e Kosovës kanë dalë në anën e atyre që janë kundër qytetarëve.

“Një veprim i tillë komprometon edhe më tej serbët e Kosovës, sepse në vend që të mësojmë nga e kaluara, po përsërisim të njëjtat modele. Në këtë mënyrë, krijohet një imazh negativ për serbët e Kosovës ndër qytetarët e Serbisë”, theksoi Trajkoviq.

Në Beograd, këto organizime shihen si pjesë e strategjisë së pushtetit për të krijuar përshtypjen e një mbështetjeje të gjerë dhe për të përgatitur terrenin për një kundërmiting të mundshëm. Protesta studentore më 15 mars do të mbahet para Kuvendit të Serbisë, vetëm disa metra larg kampit të ngritur nga mbështetësit e Vuçiqit, duke rritur frikën për përshkallëzimin e tensioneve.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Mark Rutte në Sarajevë: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje
Next post Volodymyr Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe: I takon Rusisë të bëjë paqe