Shaip Kamberi: Çështja e Luginës të shtrohet si temë bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Read Time:1 Minute, 57 Second

Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin që çështja e tyre të shtrohet si temë bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në “Java Sonte me Rronin” në KTV të premten.

Sipas tij, vetëm kur të bëhet kjo, mund të thuhet se Qeveria e Kosovës e ka kryer punën mirë.

“Ajo që ne presim është që në bisedimet me Serbinë, çështja e Luginës të shtrohet si temë bisedimesh. Të shohim sa do të ketë sukses aty. Të shohim edhe partnerët ndërmjetësues sa do të jenë të gatshëm ta pranojnë edhe këtë si temë. Nëse këtu ka sukses, atëherë mund të themi se Qeveria aktuale do ta kryejë punën mirë. Në marrëveshjen eventuale me Serbinë, çështja e Luginës s’duhet të lihet anash. Po që se lihet, shoh se e ardhmja e shqiptarëve të Luginës do të jetë e zbehtë”, ka thënë Kamberi.

Ka deklaruar se kërkesa e vetme dhe e qartë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është parimi i reciprocitetit. “Ajo që u garantohet serbëve në Kosovë, duhet të bëhet vlerë edhe për shqiptarët në Serbi”, ka thënë ai.

Kamberi ka thënë se Lugina pret që fondi i përbashkët Kosovë-Shqipëri për shqiptarët e Preshevës të mbahet, që të ketë reciprocitet e të njihen diplomat universitare.

Duke komentuar përafrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kamberi ka insistuar se çështja e shqiptarëve të Luginës mund të zgjidhet vetëm me përparim të raporteve të Kosovës me Serbinë. “Nuk shihet që përparimi i raporteve të Shqipërisë me Serbinë reflekton në raportin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Kamberi.

Për emërimin e Ardita Sinanit këshilltare të kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës dhe paralajmërimit se ajo do të drejtojë Zyrën për Luginë në Qeverinë e Kosovës, Kamberi ka thënë se “hapja e Zyrës, është hap i rëndësishëm”. “Është e qartë që qytetarët e Luginës vetë nuk e kanë fuqinë politike për t’u përballur me Serbinë, çfarë është ajo aktuale e Aleksandar Vuçiqit. Na duhet ndihma e Kosovës dhe përkrahja dhe ndihma e Shqipërisë”, ka thënë ai.

Caktimin e Sinanit, që është pjesë e partisë së Kamberit, deputeti shqiptar e sheh si “çështje sekondare”. “Rëndësi ka që po i merr përgjegjësitë e duhura shtetërore për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Aleksandër Vuçiq: Kurti ka kërkuar raketa me rreze mbi 10 km, kjo do të ishte katastrofë për ne
Next post Albin Kurti nuk e mohon bisedën me amerikanët për raketa me rreze 10 km