Shqipëria ka arritur fitore të madhe kundër Çekisë 3:0

Read Time:1 Minute, 38 Second

Shqipëria gjithnjë e më afër kualifikimit, arrin fitore të madhe nga Çekia me rezultat 3:0

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho ka fituar nga çekët me rezultat 3-0. 
Qysh në minutën e dhjetë Jasir Asani ka demantuar të gjithë ata që kanë menduar se goli i tij ndaj ndaj Polonisë është kulmi. Në ndeshjen kundër Çekisë futbollisti nga Shkupi e ka shënuar një tjetër gol po aq të bukur apo edhe më të bukur. Kjo ka ndodhur në minutën e dhjetë, kur me një gjuajtje nga jashtë zonës e ka kaluar Shqipërinë në epërsi kundër Çekisë. 
Pastaj nga fundi i pjesës së parë ka ndodhur një situatë ku fillimisht gjyqtari është vendosur në vështirësi të definimit se çfarë ka ndodhur. Një çuarje e topit në rrjetë dorë i ka kushtuar me kartonin e dytë të verdhë futbollistit të Çekisë, Chytil. Situata e ndodhur në minutën e dyzetë ka marrë pak kohë derisa është vlerësuar pasi çekët kanë festuar për gol. 
Pas reagimit të gjyqtarit me karton Republika Çeke ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, gjë që do të thotë se pos epërsisë me gola Shqipëria ka shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh edhe me avantazh numerik. 
Pastaj në pjesën e dytë Shqipëria ka realizuar edhe dy gola.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e dytë kur një aksion i shqiptarëve ku kanë bashkëvepruar Asani, Cikalleshi dhe Seferi, ky i fundit e ka çuar topin në rrjetë. 
Më vonë, në minutën e shtatëdhjetë e tretë sërish Seferi, autori i golit të dytë, është gjetur në pozitë të mirë për ta çuar në rrjetë një top të pranuar nga Daku. 
Fitorja e Shqipërisë do të mund të ishte edhe më e thellë sikur VAR të mos i anulonte skuadrës kuq e zi një gol të shënuar nga Muja në minutat afër fundit të ndeshjes. 
Pas kësaj fitore, Shqipëria gjendet në pozitën e parë në grup me trembëdhjetë pikë, katër më shumë se sa Polonia në vendin e dytë. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Futbollistët e Kosovës mposhtin Andorën dhe merr fitoren e parë
Next post Arrestohet serbi në Beograd pasi kërcënoi me “plumb në ballë” ambasadorin Hill