Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot votuan për 15 përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptarë
Mbi 36 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Serbi, sot do të mund të zgjedhin 15 përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
55 vendvotimet në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë hapur në orën 07:00 dhe janë mbyllur ora 20.00.
Përfaqësuesit e administratave komunale të cilët edhe janë organizatorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë problem të evidentuar, ndërsa qytetarët deri dje e patën mundësinë që të hyjnë në listën e veçantë zgjedhore.
“Numri i vendvotimeve në Luginën e Preshevës është 55 me votues shqiptarë, ndërkaq numri i votuesve që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore të pakicave kombëtare janë rreth 36500 votues. Në Luginën e Preshevës janë hapur të gjitha vendvotimet dhe nuk është paraqitur asnjë incident”, ka thënë Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.
Votuesit presin nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë një qasje më proaktive drejt zgjidhjes së të drejtave themelore kombëtare që Serbia po i nëpërkëmbë.
Për shumicën në Kuvendin e KNSh-së në Luginë në garë janë pesë lista të partive politike që i tubojnë shqiptarët e kësaj zone. I pari i KNSH-së zgjidhet nga shumica e gjithsej 15 këshilltarëve.
Deri më sot nuk ka pasur ndonjë koalicion parazgjedhor. E Këshillat Nacionale konsiderohen me rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të pakicave që jetojnë në Serbi.
Më shumë storie
Në Rusi frika është bërë përsëri një mjet për stabilitet politik
Nga XHAVIT ÇITAKU Shumë sy janë kthyer nga Vladimir Putin kur diskutohet e ardhmja e Rusisë, por e vërteta është...
Një shoqëri e shëndetshme nuk ndërtohet mbi urrejtje dhe përbuzje!
Nga XHAVIT ÇITAKU Debati publik në Kosovë, sidomos kur prek tema të ndjeshme si lufta dhe figurat që lidhen me...
Pse, dhe kush po e bën Albin Kurtin hero?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kosovës i duhen edhe sot heronj si Albini, i duhen heronj deri sa Kosova të ketë...
Masakra e Tivarit
Adem Dёrguti (Te vdekurit dhe te mbijetuarit nga 42 katundet e Therandёs) Ky libёr ёshtё botuar nё vitin 2022. Autori...
I ftoj në debat “Albinofobët”
Nga Skënder Sadri KAPITI Kjo ftesë për debat si temë ka pyetsorin se: Pse Albin Kurti i fiton gjithmonë prej...
Kosovë sa shumë armiq paske pasur!
Nga Skënder Sadri KAPITI Me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit të Kosovës, askujt nuk do i shkonte nëpër...

Average Rating