SOS!

Read Time:3 Minute, 20 Second

E kuptoj reagimin e qytetarëve të Bashkisë së Tropojës për grabitjen në mes të ditës si në kohën e perandorisë otomane të zyrës kadastrale e zhvendosjen e saj në Kukës.
Bëhem pjesë e këtij shqetësimi dhe e denoj këtë veprim të qeverisë, por për hir të së vertetës ky veprim i qeverisë nuk është fillimi i një platforme kundër popullit të Malësisë së Gjakovës por është vazhdim i veprimeve të qeverisë Berisha, i cili zhvendosi fillimisht në Kukës të gjitha drejtoritë vendore të Tropojës pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, ndonëse e patëm kundërshtuar me forcë dhe i patëm kërkuar që nënprefekturës së Tropojës t’i jepte statusin e prefekturës, siç ia dha Sarandës.
Për Tropojën nuk e bëri gjatë 8 viteve të qëndrimit të tij në pushtet.
Berisha edhe pikën e kalimit të kufirit të Qafë Morinës të kthyer në doganë e la të tillë edhe pse e kishte mundësinë të dialogonte me qeverinë e Kosovës për ta kthyer në gjendien e mëparshme.
Sot Berisha deklarohet jam nga Kosova!
Çfarë hipokrizie!
Këto veprime të fundit të qeverisë shqiptare janë vazhdimësi si në rastin e HEC-ve, të cilat i pat firmosë Berisha dhe i vulosi Rama.
Të gjitha këto veprime të qeverive shqiptare në vite ngjajnë me një platformë që ka për qëllim zhbërien e identitetit të Malësisë së Gjakovës, madje kjo plaformë ka filluar qysh në vitin 1946, kur Enver Hoxha i ndryshoj emrin kësaj krahine, biles e pagëzoj sllavisht Tropojë.
Po ashtu dy krahinat Nikaj dhe Mertur i pagëzoj me emrin e një fshati Lekbibaj.
Gjithashtu në vitin 1997 qarqet antikombëtare serbe sulmuan e shkatërruan institucionet vendore mes të cilave edhe muzeun historik të kësaj krahine.
Tropoja e sotme (Malësia e Gjakovës) historikisht nuk ka asnjë lidhje historiko-kulturore me Kukësin.
Tradicionalisht këtë lidhje e ka me Hasin sepse gjithmonë është thënë Has e Malësi.
Për shkak të lidhjes që nga etnogjeneza e Dardanisë Alpine që shtrihej nga Jezerca deri në Pashtrik të Hasit, i cili ishte muri midis dardanëve dhe pirustëve dhe për të mbajtur lidhjen shpirtërore me Dardaninë Antike “Kosova e sotme” në kohën e mbretërisë shqiptare Malësia e Gjakovës dhe Hasi u emërtuan Prefektura e Kosovës nga mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.
Historia ka një rol determinant kur bëhet fjalë për ndarjen administrative, përndryshe rrezikon zhbërien e identitetit të një vendi.
Po ashtu edhe nga pikpamja e parimeve demokratike duhet pasur kujdes që sherbimi të shkoj tek qytetari dhe jo qytetari tek sherbimi.
Ky është një nga parimet bazë të demokracisë!
Demokracia është kontratë sociale e zgjedhësit me të zgjedhurin apo e sovranit me të zgjedhurin që ia ka deleguar pushtetin për ta ushtruar thotë Zhan Zhak Rusoi tek “Kontrata sociale”.
Shtrohet natyrshëm pyetja:
Ku janë ata që janë krimbur në pushtet duke fituar besimin malsorian me mashtrim?!
Kur shoh reagimet e disave që janë pergjegjës sa këta që e grabitën kadastrën dje çuditem që janë kaq hipokrit.
Si nuk kanë turp?!
Ata patëm heshtur kur u shkrinë institucionet në Tropojë e shkuan në Kukes në qeverinë Berisha e tani betohen se do ti kthejmë, por kur të vijnë në pushtet.
Çarë rrenash të dala boje.
Çfarë paraddoksi e besojnë dhe vetë rrenat.
Ata që janë dekoruar me pushtet për vite të tëra nga vota e malësorëve heshtën kur na sulmuan virtytin tonë me filmin “I lovë Tropoja komedinë qeveritare, kurse sot reagojnë të zemëruar thjesht për përfitime utilitare të radhës.
Ta keni të qartë o sharlatanë.
Malësia e Gjakovës nuk ju votëbeson më sepse ju ka dalë kallaji….!
Pavarësisht kësaj katrahure që ka ndodhur ka një mundësi, rishikimi, meqenëse grupet parlamentare po hartojnë ndarjen e re administrative e grupi parlamentar i PDSH ka të drejtë vetoje i propozoj që:
Së pari të korrigjojë të gjitha ndarjet, emërtimet pa bazë historike-etnografike, tradicionale.
Së dyti Tropoja të marrë emrin e vet identitar “Malësia e Gjakovës” dhe Hasi e Malësia e Gjakovës të emërtohen prefekturë me vete, apo edhe nënprefekturë me status prefekture me emrin prefektura apo nënprefektura e Dardanisë Alpine.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në Prishtinë si maja e lisit del prej kullës Mark Krasniqi
Next post Xhelal Sveçla për Asociacionin: Do të veprohet sipas Gjykatës Kushtetuese