Sulmi terrorist në veri, KFOR: I gatshëm për të ndërhyrë nëse kërkohej
Në lidhje me sulmin terrorist të së dielës ndaj policisë së Kosovës në veri ka reguar sërish misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
Tutje KFOR-i ka thënë se ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar aksionin e Policisë së Kosovës.
”Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjska , Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me prerogativat e saj të zbatimit të ligjit, si reaguese e parë. Trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë. Ata vëzhguan nga afër situatën dhe ishin të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej. Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë vepruar në koordinim të ngushtë, respektivisht si reagues i parë, i dytë dhe i tretë. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjitha palët e interesuara, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
KFOR-i thotë gjithashtu se do të vazhdojë të ofrojë kornizën e sigurisë të nevojshme që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.
Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...

Average Rating