Të hënën Lugina e Preshevës do të vizitohet nga zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Tanimë është konfirmuar se të hënën Lugina e Preshevës do të vizitohet nga niveli më i lartë të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Sipas agjendes, nga burimet e Qeverisë së Kosovës, z.Bislimi dhe znj.Nagavci të hënën do të kenë agjendë të ngjeshur në Luginë të Preshevës.

Në ora 10:30 ata do të takohen me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë z.Ragmi Mustafa në selinë e KNSH-së

Në ora 11:15 do të takohen me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, z.Shaip Kamberi

Në ora 12:00 do ta vizitojnë Komunën e Bujanocit ku do të takohen me Kryetarin e Komunës, z.Nagip Arifi dhe Kryetarin e Kuvendit z.Enver Ramadani

Në ora 12:45 do ta vizitojnë Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc

Në ora 14:50 do ta vizitojnë Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Në ora 15:00, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë z.Ragmi Mustafa shtron një drekë pune për mysafirët, ku do të ftohen edhe liderët politik të Luginës së Preshevës

Nga ora 17:30 deri në 18:15 do të ket takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në Hotelin “Rozafa” në Bujanoc ku edhe mbraron vizita e z. Bislimi dhe znj. Nagavci.

Nga agjenda shihet se do të vizitohet vetëm pushteti lokal në Bujanoc, ndërsa nuk është paraparë vizita në Komunë të Preshevës.

Lini një Përgjigje

Previous post Albin Kurti: Bërnabiqi le të hyn në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë
Next post Anekdota si shprehje thumbuese dhe e dellit humoristik