Trashëgimia komuniste, Tranzicioni dhe “Trekëndëshi i Bermudës”

Read Time:4 Minute, 46 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sot “Revolucion” demokratik do të thotë cmontim të “Trekëndëshit të Bermudës” që do i jipte fund tranzicionit traumatik paskomunist në Shqipëri ; që do i jipte fund elitës së vjetër politike dhe rrangalleve e fantazmave të së vjetrës komuniste dhe asaj të korrupsionit. “Trekëndeshi i Bermudës” është akumulimi politik i llumit të korrupsionit, të sistemit kriminal të tij padrejtësi e antipublik. Tani ëshhtë koha për t’u ndarë përfundimisht nga politika e së shkuarës, nga fantazmat e ishkomunizmit, nga fantazmat e krimit e të korrupsionit.Rënia e komunizmit socialist në fakt nuk e shembi praktikën , as mendësinë dhe as nuk e crrenjosi komunizmin sepse nuk bëri dekomnistifikimin e vëndit. Por komunizmi u shndërrua në demokraci korrupsioni e hajnije, që sot ky sistem është “Trekëndëshi i Bermudës”, i partitokracive apo bandave politike rilindje -lsi-foltore.
Në demokraci nuk ka nevojë për revolucion ,por nëse flitet për revolucion ,kjo do të thotë se aty nuk ka demokraci por ka anarshi e korrupsion, krim, padrejtësi e autokraci.

HIPOKRIZIA E NJË PSEUDOREVOLUCIONI DEMOKRATIK FOLTORE-LSI
Dhe përderisa Foltorja dhe LSI flasin se po bëjnë revolucion , këtu ata thonë një të vërtetë, sepse ata të dy dhe Partia Socialiste e dinë shumë sakt se në Shqipëri nuk ka demokraci por ka sistem korrupsioni,krimi e hajdutërie. Keta tre e dinë më mirë ketë fakt sepse ata e instaluan sistemin hajdutokratik dhe korruptiv, këta që janë edhe “Trekëndëshi i Bermudës” i trashëgimisë komunisto-antikombëtare.

Revolucion do të thotë përmbysje sistemi. Nëse dikush sot si p.sh. Foltorja përmend se po bën revolucion demokratik, këtë ajo e ka si kauzë të vjedhur dhe as nuk i shkon asaj një kauzë e tillë, pervecse që e përdor atë për mashtrim publik. Pra pretendimi se Berisha-Meta po bëjnë revolucion demokratik është një hipokrizi, pasi në fakt përpjekja e tyre eshte regresive dhe si një reaksion kunder revolucionit demokratiko-ligjor.
Kjo për faktin se Foltorja , foltoristët dhe kryefoltoristi në këto 30 vite tranzicion, ata së bashku me politikën e PS-së dhe të LSI-së , ata të tre që Basha i ka etiketuar sakt, janë “Trekëndëshi i Bermudës” që kanë ngritur dhe instaluar regjimin jodemokratik dhe korrupsionin në sistem.

Dhe është Elita e Re politike në Partinë Demokratike që ka si kuazë të saj emancipimin dhe konsolidimin e demokracisë; që ka si kauzë vënien në funksionim të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të shoqërisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni traumatik i këtyre 30 viteve ku e ka zhytur “Trekëndëshi i Bermudës”.Kësaj elite politike që është brënda PD-së institucionale dhe që koha po e seleksinon atë si elitë të re politike në PD, apo edhe me ndonje emërtese tjetër ne kushtet e reja të evolucionit demokratik, pasi Emërtesën Parti Demokratike po përpiqen që ta mbajnë me cdo kusht foltoristët dhe e vjetra antiamerikane, e konsumuar dhe e korruptuar, gjë që ka shumë pak shanse që të ndodhë, sepse një PD demokratike, europiane dhe proamerikane nuk mund të jetë strehë dhe mburojë e korrupsionit dhe e të shpallurve “non grata”.

Demokracia paskomuniste ishte një dështim, sepse së pari kjo demokracia paskomuniste nuk ishte demokraci republikane, pra nuk ishte demokraci e të gjithëve dhe për të gjithë, por ishte një demokraci, drejtësi dhe liri për një pakicë politikanësh,pushtetarësh, shtetarësh, oligarkësh dhe mediatikësh që sot janë në aleancë për ta mbrojtur ngrehinën e tyre tashmë të kalbur nga korrupsioni, “Trekëndëshin e Bermudës”; demokracia paskomuniste ishte një demokraci autokratike , pra një demokraci pa demokracitet dhe ishte demokraci korruptive.

Me një fjalë demokracia paskmuniste vetëm fjalën e kishte demokraci sepse ajo nuk kishte demokracitet dhe kjo demokraci nuk qeverisej nga ligji demokratik ; ishte një demokraci që nuk gjëndej në popull.
Dhe si e tillë ajo si demokraci dështoi dhe prodhoi autokraci individësh e autokraci partiakësh e grupesh interesi; kjo demokraci prodhoi liri për të vjedhur, grabitur e zhvatur politika,pushteti dhe oligarkia; kjo demokraci prodhoi papunësi,padrejtësi, korrupsion , varferi, vjedhje,papërgjegjshmëri, eksod,trafikim droge, moszhvillim dhe mosintegrim.
Aktori i ketij dështimi janë “Trekëndëshi i Bermudës”.
Pra nëse flitet për revolucion demokratik , atë do e beje elita e re politike dhe Basha duke cmontuar “Trekëndëshin e Bermudës”.

Në demokraci revolucionin demokratik e bëjnë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të pamanipuluara, zgjedhje të cilat Bashës ia vodhën fitoren me 25 Pril 2021, sepse ato zgjedhje ishin zgjedhje antidemokratike dhe të blera.Dhe pikërisht kur Basha dhe PD institucionale po kërkonte hetimin dhe aulimin e ketyre zgjedhjeve , dhe kur SHBA shpallen non grata kryefoltoristin Berisha, doli në skenë foltoja antiBasha, antiPD dhe antiSHBA.
Për kryerjen e këtij misioni: per dëbimin e “Trekëndëshit te Bermudës”; të kësaj politike antidemokraci, antishtet, të kësaj politike të vjetër të krimit, e korrupsionit; për dekomunistifimin dhe dekriminalizimin e saj ,këtë mision e nisi me guxim Basha. Këtë po e verteton përditë e më shumë koha. Pra Basha është autori dhe misionari i fillimit dhe vënies në funksionim te një politike të re emancipuese dhe konsoliduese të demokracisë.
Edhe në Kosovë nuk ka pse mashtroheni dhe anoheni politikisht nga ndonjeri prej prej këtyre tre këndarëve të “Trekëndëshit të Bermudës”, sepse kush më shumë e kush më pak janë po ajo vazhdimësi e politikës komunisto-sllaviste, janë ata të cilët gjatë këtij tranzicioni nuk rezulton që ata të kenë bërë dicka të madhe konkretisht për Kosovën dhe për cështjen kombëtare.
Faleminderit SHBA e NATO se sa për Shqipërinë dhe për politikën e Tiranës kurrë nuk do të kishte sot shtet të Kosovës,Prandaj shqiptarët e Kosovës të mos e harrojnë ndihmën vendimtare dhe garantin e shtetit të Kosovës, pra mos të harrojnë SHBA-të, dhe kosovarëve nuk ka pse t’u “dhimbset” ndokush nga politikanët e Shqipërisë pse SHBA e shpallin apo e sanksionojnë atë apo këtë politikan shqiptar “non grata”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ka ardhur koha që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmën e kombit!
Next post Lajçak: Nuk detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjo